Mbrëmë rreth orës 01.30, zyrtarët policor nga SPB Tetovë e kanë arrestuar M.A.(38) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mosveprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, në pajtim me nenin 206 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të realizuar në lokalin e tij në dalje të Tetovës janë gjetur 11 persona, prej të cilëve 5 nga Republika e Shqipërisë dhe 2 nga Republika e Serbisë.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër M.A. do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/



