Gjykimi ku një ndër të akuzuarit është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski assesi të filloj. Sot i anulua për shkak se të akuzuarin Vecko Zdraveski gjykata tek sot e ka gjetur . Në seancat e kaluara thirrjet i kanë dërguar në adrës në të cilën ai nuk ka banuar, ndërsa për seancën e sotme është thirru përmes telefonit. Seanca e radhës është caktuar për më 17 shkurt. Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar 13 persona, përfshi edhe deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshski dhe babai i tij. Deputeti Milloshoski akuzohet se si deputet me ndikim ka ndikuar që t’i shitet…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia ende nuk ka nisur me imunizimin, përkatësisht me vaksinimin kundër Kovid-19. Madje as vaksinat të cilat na dhuron Serbia ende nuk po mund t’i marrim. Kryeministri Zaev tha se edhe sot ka biseduar me kryeministren serbe. Ajo e ka njoftuar se ende po presin miratimin nga Fajzer për të eksportuar vaksinat nga Serbia. “Në mëngjes sërish kontaktova me Kryeministren Bërnabiq. Kanë lëshuar lutjen e dytë deri te Fajzer që ta japin pajtimin që të mund të eksportohen nga Serbia vaksinat që janë dhënë për vaksinim. Ne si Qeveri gjithashtu intervenojmë disa herë përmes MSH, besoj që ajo…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në intervistë për “TV Globi” theksoi se të gjithë ata që jetojnë këtu dhe kanë pronë do të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë. Ahmeti thotë se institucionet do ta kryejnë punën e vet dhe të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe jashtë shtetit do të përfshihen. Ai po ashtu sqaroi edhe si do të regjistrohet mërgata. “Sa i përket regjistrimit kishte debat, duke përfshirë edhe debate publike. Kjo është çështje statistikore dhe s’është politike. Ky operacion duhet të përfundojë. Këtë e kërkojnë edhe institucionet ndërkombëtare relevante të KB-së dhe BE-së. Duhet të kemi…
Presidenti Stevo Pendarovski po konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë, ka bërë të ditur kabineti i presidentit për MIA-n. Pasi të kryhen konsultimet siç kanë thënë, presidenti do ta njoftojë vendimin. Kabineti i Presidentit “Presidenti Pendarovski bën konsultime me ekspertë juridik për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij”. Për këtë çështje, u prononcua edhe ambasadorja amerikane Kate Byrnes. Ajo shprehet e kënaqur për miratimin e Ligjit në Kuvend. Kate Byrnes, ambasadore amerikane në Shkup “Ky është një hap i rëndësishëm. Maqedonia e…
Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve tha se “do të mbështes procedurën për sigurimin e shpejtë të shtetësisë por nuk mund të mbështetet porpozimi i Aleancës për Shqiptarët që me tre dëshmitarë të fitohet shtetësia”. “Unë respektoj këtë parti opozitare shqiptare. Por propozimi nuk është për t’u mbështetur për shkak se çdo kush mund të sjell tre anëtarë nga familja më e gjerë dhe të thonë po, dhe përfundoi”, tha Zaev. Ai tha se ka disa qytetarë që kanë marrë shtetësi sipas vendimeve që janë sjellë përmes Shërbimit për Evidentim Amë në Ministrinë e Drejtësisë. “Nuk është e mjaftueshme…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme mohojnë lajmin e rremë se UNSHM dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë arritur një marrëveshje. Sipas UNSHM-së ky lajm ka synuar të defokusojë publikun nga çështja që ka mbetur e pazgjidhur. dhe bëjnë apel deri tek autoritetet të përballen me argumentet e Unionit dhe t’i pranojnë kërkesat e tyre. UNSHM ka bërë të ditur se nxënësit po përballen me presion. UNSHM “Arsyeja e kësaj prirjeje për rënie të bojkotit janë presionet dhe kërcënimet nga drejtorët e shkollës dhe mësimdhënësve ndaj nxënësve, respektivisht maturantëve. Ngjarje të tilla shkelin të drejtat e nxënësve, Konventën…
Në autostradën Shkup-Tetovë vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka sanksionuar 88 shoferë për vozitje të shpejtë. Kontrollet e intensifikuara po vazhdojnë sot edhe por kështu do të jetë edhe në ditët në vijim thonë nga MPB. Zëdhënësi policor Toni Angellovski tha se dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle. “Në nëntor 2020, krahasuar me nëntor 2019, kemi një rënie prej 21 përqind, dhe kur krahasojmë dhjetorin 2020 me Dhjetorin 2019 kemi një rënie prej 23 përqind të numrit të aksidenteve të trafikut. Si rezultat i aktiviteteve…
Dy muaj pasi Alsati njoftoi se në rrjetet sociale qarkullojnë lista me emrat e personave të sëmurë nga Kovid 19 në Ohër, institucionet kompetente, MPB-ja dhe Prokuroria Publike ende heshtin dhe nuk tregojnë kush dhe për çfarë qëllimi i ka publikuar. Në disa prej tyre, përveç emrit dhe mbiemrit të pacientit, ishin edhe numrat e tyre amë dhe të telefonit. Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se kanë formuar lëndë për këtë rast. “Prokurori kompetent publik dorëzoi kërkesa për të dhëna në SPB Ohër, në mënyrë që të përcaktojë personat që i kanë publikuar listat dhe përgjegjësinë e tyre…
Avokati Naser Raufi në një intervistë për Televizionin Shenja thotë se fjalët përfundimtare të prokurores Fatime Fetai, ishin përplot ofendime për mbrojtjen dhe të akuzuarit. Ai e ka cilësuar të kundërligjshme faktin që prokurorja tregoi për lartësinë e dënimeve për të akuzuairit. Sipas Raufit, në këtë rast prokurorja mund të ketë dashur të simpati për dikë. Ndërsa ish Prokurorinë Speciale, ku ka bërë pjesë edhe Fetai, Raufi i quan prokurori hibride. Sipas tij, duhet të bëhet revision i materialeve të përgjuara, sepse mendon se janë përpunuar vetëm 10% e tyre. Po ashtu deklaroi se nuk dëshiron të komentoj ingerenca politike,…
Gjykata i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë tre dyshuarve për tregtimin ilegal të lëndës narkotike marijuhanë e cila në muajin dhjetor dyshohet të jetë vjedhur nga fabrika për përpunimin e kanabisit “5 letters” nga Krusheva. Organi i akuzës njofton se rasti po hetohet nga Prokuroria për krimin e organizuar, por nuk jep detaje nëse ka pista të reja hetimi dhe a mund të pritet zgjerimi i akuzës. Lënda akoma ndodhet në procedurë hetimore dhe me të procedon prokurori përkatës i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ndërmerren të gjitha masat e parapara…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 466 teste të kryera 183 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 1731 pacientë. Betejën me koronavirusin e kanë humbur 6 persona. Rastet aktive në vend janë afro 10.000.
Automjeti i Ndihmës së Shpejtë has në vështirësi për të kaluar për shkak të kaosit i shkaktuar nga automjetet edhe pse në video dëgjohet zëri alarmues. Kolonat e gjata për në Kodrën e Diellit bëhen gjithmonë kur vjen sezoni i dimrit, përkatësisht kur ka borë, ndërsa kolonat mund të jenë të gjata deri në katër kilometra. Për më tepër shihni videon më poshtë./Telegrafi/

