Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) vendosi që prej sonte në mesnatë çmimi i Euro Dizel të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimet e Euro Super BS-95 dhe Euro Super BSD-98 mbeten të pandryshuara, kështu që edhe në javën në vazhdim do të shitën me çmime të njëjta. Euro Super BS-95 do të shitët 61 denarë për litër Euro Super BS-98 do të shitët 63 denarë për litër Euro Dizel do të shitet 52 denarë për litër
Author: Hamdi Kumanova
Mjeku Nikolla Panovski për “Sloboden Peçat”, theksoi se është shumë herët për nxënësit të fillojnë të kthehen në në mësim me prani fizike dhe beson se ky model i mësimit online duhet të vazhdojë deri në qershor. “Mendoj se nxënësit duhet të vazhdojnë me orët online deri në qershor. Duhet të jetë në online dhe nuk besoj se do të ndryshojë. Duhet të jetë kështu derisa të vijë vaksina. Unë nuk shoh një ndryshim midis situatës tani dhe në shtator. Numri i pacientëve të rinj është i njëjtë me ata në shtator. Është e vërtetë që numrat po zvogëlohen pak,…
Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nisur hetimet kundër trajnerit 46-vjeçar të xhudos, për të cilin ekziston dyshimi se duke abuzuar me pozitën e tij duke kryer veprime seksuale ndaj nxënësve të mitur. Me propozim të prokurorit publik, gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për 46-vjeçarin. “I dyshuari si trajner i xhudos, nga prilli deri në nëntor 2020, në Prilep dhe vende të tjera ka abuzuar me pozitën e tij, duke kryer veprime seksuale ndaj personave të mitur të moshës 14 vjeçe, studentë që iu besuan për trajnim dhe arsimi”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.
Zhivko Mukaetov do të jetë kryetar i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë edhe në katër vitet e ardhshme, pasi që një javë para Kuvendit Zgjedhor, e mori përkrahjen e të gjitha 54 klubeve të hendbollit, transmeton Almakos. Të gjitha ekipet e hendbollit me të drejtën e votës me shkrim kanë shprehur përkrahjen për Mukaetov, me cka ai do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor dhe në pajtim me rregullat që thuan se një klub që ka delegat në kuvend, nuk mund të jap përkrahje për dy kandidat për kryetar, kjo nënkupton se Mukaetov nuk do të ketë kundër…
ALTERNATIVA – Dega e Kërçovës zgjodhi prof. FLUTURIM IBRAIMI për Kryetar të degës Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të degës, në mënyrë unanime për Kryetar të Dëgës së Kërçovës u zgjodh profesori Fluturim Ibraimi, i cili në zgjedhjet e fundit barti detyrën e Shefit të Shtabit komunal zgjedhor. Në këtë pozitë zëvendëson Mazllam Osmanin i cili këtë detyrë e ka kryer që nga ditët e para të krijimit të kësaj organizate politike. Ai njihet për përkushtimin, sinqeritetin, tolerancën dhe devotshmërinë në punë, si në fushën e veprimit politik ashtu edhe në çdo sferë të jetës. Kryetari i…
Prokurori Publik ka dorëzuar propozim për shqiptimin e gjobave në vlerë prej 2000 eurove kundër 8 personave të moshës nga 18-22 vjeç, të cilët më 8 janar kanë organizuar aheng privat në rrugën “Vasil Gjorgjov”, në shtëpinë e njërës nga të akuzuarit. Në ahengun e njëjtë janë hasur edhe 7 të persona të mitur, ndaj të cilëve do të ngritët padi në pajtim me Ligjin për të drejtat e fëmijëve. “të akuzuarit kanë vepruar në kundërshtim me rekomandimet dhe dispozitat përmes të cilave përcaktohen masat për pengimin e përhapjes së sëmundjes së rrezikshme në hapësirë të hapur dhe të mbyllur…
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 11 janari 2021, prania e virusit SARS-CoV-2 nga Britania e Madhe në vendin tonë nuk është identifikuar. Këto zbulime bazohen në të dhënat nga laboratori i ICGIB-ASHAM të marra gjatë analizës së gjenomeve të gati 180 viruseve SARS-CoV-2 në pacientët nga Republika e Maqedonisë së Veriut të diagnostifikuar në periudhën qershor 2020 – 11 janar 2021. “Në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, sekuenca e tërë gjenomit të viruseve të zbuluar në pacientët me COVID-19 nga vendi ynë për të përcaktuar llojet e virusit që qarkullojnë në popullatën tonë, mënyrën e…
Dje rreth orës 15:20, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në Gostivar, e kanë privuar nga liria 31- vjeçaren B.I. nga Gostivari, e cila më herët kishte sulmuar fizikisht ish-burrin e saj B.A.U. (33), i cila me autobus kishte ardhur nga Zvicra për të parë fëmijët e tij të mitur informon Tetovasot . Sipas raportit, ajo gjatë sulmit gjithashtu kishte përdorë një mjet të fortë (çekan). Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur ripërtëritjen e anëtarësisë së saj. Këtë tash më e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Zoran Zaev por edhe të gjithë funksionarët e kësaj strukture, informon BLIC.MK Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në faqen e saj në facebook u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë që të azhurnojnë anëtarësimet e tyre n LSDM pasi që sipas saj kjo është partia politike që përfaqëson më së miri ata. Halimi përveç shumë gabimeve gjuhësore në shqip, nuk e ka parë të arsyeshme që shefit të saj Zaevit t’i kërkojë që fletë-anëtarësimet…
Mbrëmë rreth orës 22:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 59- vjeçarin Sh.I. Banor i Tetovës, objekti hotelierik i të cilit (çajtore) në rrugën Lenin në Tetovë punonte pas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona informon Tetovasot. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.
Prej nesër pagesa hap pas hapi e pensioneve të janarit fillon nesër në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte rreziku nga koronavirusi Covid 19, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Marrja e pensioneve përmes filialëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit. Nesër do të kryhet pagesa e pensione në vlerë deri në 11,000 denarë, të mërkurën pensionet në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë, të enjten pensionet në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski kryen inspektimin e disa projekteve që realizohen në këtë komunë. Siç theksuan në fjalimet e tyre, bashkëpunimi i suksesshëm mes Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale është kyçe që të sigurohen kushte për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve. Për këtë qëllim, për momentin në komunë realizohet projekti i përbashkët për ndërlidhjen e 1.000 amvisërive nga Hipodrom 1 dhe Hipodrom 2, në rrjetin e qytetit për ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike i këtyre amvisërive…

