Pas pothuajse punë dyorëshe të Kuvendit dhe pas caktimit të rendit të ditës të seancës së 32-të dhe 30-të, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi hapi debat rreth Propozim-vendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Propozim-vendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është pika e parë e rendit të ditës të seancës së 32. Për Avokat të Popullit është propozuar Naser Zyberi. Ai është propozuar për Avokat të Popullit nga ana e BDI-së, por kundër kandidaturës së tij qëndroi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Zyberi i cili është noter, ishte kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën…
Author: Hamdi Kumanova
Ndihma shtetërore për pagë prej 14,500 denarëve për punonjësit ka gjasa që të mos përdoret nga të gjitha kompanitëë. Jozyrtarisht, Alsat ka mësuar se masa do të ndryshojë dhe kjo ndihmë do të jetë në dispozicion vetëm për sektorët më të prekur nga pandemia. Zyra e zv/kryeministrit për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi nuk tregon se sa dhe cilat nga propozimet e Odave janë pranuar. Paketa e pestë e masave ekonomike do të publikohet të premten për Odat dhe Sindikatat. Ka më shumë se 50 propozime që kanë mbërritur nga të gjitha palët e prekura,. Këtë të premte është caktuar takim…
Zejdi Rexhepi në emër të koalicioni ASH-AAA tha se rasti Monstra është montim klasik politik. Sipas tij po të bëhej fjalë për terrorizëm, doemos duhet të ketë motiv, porositës dhe përfitues, e që sipas Zejdit nuk dihen. “Është montim klasik politik për faktin që me të njëjtat fakte nga 2012, nga procesi i parë, ku dihej mirë se ishte montim politik, me të njëjtat fakte prokuroria thriret dhe tregon dëshmi. Kjo është në interes të disa qarqeve shtetërore. Arsyeja do të del më tutje, mirëpo ajo që ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë edhe më tutje, na tregojnë cili…
Kuvendi nisi debatin mbi zgjedhjen e Naser Ziberit për Avokat të Popullit. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti thotë se mashtrimit të subjektit tij se Ziberi do të jetë kryeministri i parë shqiptar duhet t’i jep përgjigje zëvendëskryeministri i Sistemit Politik, Artan Grubi. BDI do ta mbështes Ziberin si avokat i popullit. “Është e vërtetë që ne premtuam kryeministrin shqiptar dhe nuk arritëm ta realizojmë në një afat më të gjatë por vetëm 100 ditë si fillim i ri dhe histori e re në vendin tonë. Për këtë mendoj se duhet ta pyesni zotin Grubi se…
“Ndaloni urrejtjen, jemi një popull.” Kjo është porosia më e re e Zv/Kryeministrit bullgar, Karakaçanov për Maqedoninë e Veriut. Sipas Karakaçanovit është naive të pritet që pozicioni i Bullgarisë të ndryshojë pas zgjedhjeve të pranverës ose presionit eventual të administratës amerikane të Xho Bajdenit. Mos guxoni të shpresoni, siç thotë populli bullgar nga të dy anët e kufijve, nga kjo anë e Osogovës dhe nga tjetra. Përfundojeni punën, zbatojeni Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe punët do të rrjedhin! Ndaloni së edukuari të rinjtë me gjuhë urrejtje ndaj bullgarëve, sepse ne jemi një popull. Njëra palë të edukojë që të…
Të gjithë personat që kanë qëndruar në vendet me rrezik para se të hyjnë në Gjermani, duhet që parimisht të futen në karantinë, njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Shkup, duke theksuar se kjo vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Pasi që vendi aktualisht është regjistruar si “rajon me rrezik të lartë infeksioni me virusin korona”. Ambasada shton se detyrimi për karantinë zbatohet pavarësisht nga shtetësia. “Të gjithë personat janë gjithashtu të detyruar që para hyrjes në vend të tregojnë test për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, rezultati i të cilit duhet të merret me vete…
Nuk është e vërtetë që 70 për qind e nxënësve po bojkotojnë procesin mësimor, por vetëm një pjesë e tyre. Provimi i maturës shtetërore është fakultativ, kurse obligimi ynë si Ministri është të sigurojmë të drejtën për të dhënë provimin e maturës, veçanërisht për ata nxënës që duan të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë tij, tha sot ministrja e Arsimit Mila Carovska në promovimin e projektit për vendosjen e paravaneve mbrojtës në shkollat fillore në Komunën e Çairit. “Nga dita e parë ne jemi në bashkëpunim dhe bisedime të vazhdueshme me Unionin…
Gjysmëvjetori i dytë akoma nuk ka filluar për shumicën e maturantëve. Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme që dje njoftoi se bojkoti që ka filluar të enjten do të vazhdoj edhe sot. Ndërkohë që theksuan se numri i shkollave që bojkoton është ulur për shkak të kërcënimeve nga drejtorët dhe profesorët e shkollave në fjalë. Maturantët që vazhdojnë bojkotin sot insistuan në takim me përfaqësuesit e Qendrës shtetërore të provimeve. Por shprehen se edhe në rast se nuk ka rezultate edhe nga ky takim dhe duke ditur qëndrimin e MASH-it, thonë se do të kthehen në mësim. Për momentin…
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate theksoi sot se Zoran Zaev është “monstra” e vërtetë që me vetëdije keqpërdori tragjedinë tek Liqeni i Smilkovës, edhe ate për pikë politike. Sipas kësaj partie, Zaev pa pikë turpi keqpërdori këtë tragjedi, pasi që për qëllime politike ka gënjyer familjet e fëmijëve të vrarë në këtë rast. “Ku u zhdukën lajmet e rrejshme të Zaevit, se njerëz të pafajshëm po rrin në burg, ku u zhdukën ‘bo mbat’ e ashtuquajtura që do të zbardhnin rrëfimin e vërtetë të Zaevit”, pyet partia më e madhe opozitare maqedonase.
Pas disa aksidenteve dhe rasteve në të cilat si pasojë ka pasur edhe viktima në rrugën industriale në Tetovë, disa aktivistë sot me fillim nga ora 13, do të mbajnë protesta, pikërisht në atë vend. Kërkesa drejtuar Komunës së Tetovës është që të bëje ndarjen fizike të rrugës dhe të ndërtoje mbikalime, ndërkaq kërkesat tjera do të shpalosen në protestë. Viktima e fundit në këtë rrugë ishte një vajzë 6 vjeçare, e cila u godit nga një veturë duke tentuar të kaloje rrugën. Disa nga banorët e kësaj lagje kanë kërkuar të ndërtohet një mbikalim aty tash disa vite, megjithatë,…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka nisur aplikimi i testeve të shpejta antigjen për COVID-19. Nga TAV kanë njoftuar për mediat se është mundësuar për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të disa shteteve, si shembull Gjermania, të bëjnë këto teste të shpejta. “Me qëllim të përgjigjemi në restrikcionet më të reja për udhëtim të vendosura për shkak të masave Kovid-19 nga ana e shteteve të BE-së/zonës shengen. TAV Maqedoni ka gjetur zgjidhje për kërkesën për teste të shpejta antigjeni që bëhen pak para se të largohet udhëtari. Laboratori “Zhan Mitrev” do të vendose automjetin e tyre për testim para ndërtesës…
Në lidhje me temën e shtetësisë ka reaguar sërish koalicioni ASH-AAA. Tallje me fatin dhe fatkeqësin e njerzve e quan Zejdi nga ky koalicion zvarritjen e propozim-ligjit për shtetësi. Marrja e shtetësive nuk është në dëm të asnjë komuniteti por është në dobi, deklaroi Zejdi Rexhepi, përcjell TV21. E në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Zaev i cili ka thënë se qytetarët mund të marrin tre dëshmitar të rrejshëm, Zejdi tha se ndoshta Zaev po flet nga përvoja e tij dhe e partisë së tij.

