Author: Hamdi Kumanova

Policia ka paralajmëruar qytetarët se incizimi i palejuar me kamerë e vendosur në makinë është e dënueshme dhe sipas Ligjit për siguri në komunikacion, vetëm MPB është e autorizuar që të vendos pajisje për incizim në vende publike ku zhvillohet komunikacioni. Dënimi është 400 euro në kundërvlerë denari, ndërsa shkelësit mund të përndiqen edhe penalisht. Ndërsa personi i cili është incizuar ngrit padi sipas Ligjit për mbrojtjet të të dhënave personale. “Çdonjëri i cili ka vendosur kamerë në makinë është i obliguar menjëherë ta heq atë, thonë nga MPB”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Agjencitë turistike kërkojnë vazhdim urgjent të mbështetjes financiare për paga, pa lënë anash janarin dhe rritje të kapaciteteve në autobusë. Në kumtesën e sotme ata theksojnë se mbështetja financiare për paga duhet të jetë në vazhdimësi pasi që, siç thonë, çdo muaj merret pagë, ndërsa arrijnë paralajmërime për bllokimin e llogarive. Për shkak të stabilizimit të situatës me Kovid-19, kërkojnë të kthehet edhe kushti për plotësimin e 75 ose 100 për qind në autobusët. “Linjat ajrore edhe në kulmin e pandemisë, operonin me kapacitet të plotë të avionëve të tyre, prandaj pse nuk munden edhe autobusët. Në një kohë kur…

Lexo më Shumë

Presidenca portugeze e BE-së kërkon që konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore të mbahen në qershor. Kjo do të thotë se ka pak shpresa që procesi të përparojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ministri i Jashtëm Augusto Santos Silva zotohet të bëjë gjithçka për miratimin e kuardit negociues. Ka pak shpresa që bisedimet e pranimet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të fillojnë para zgjedhjeve të 25 prillit. Presidenca portugeze e Këshillit Europian kërkon që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore të mbahet në qershor, po këtë muaj Lisbona zyrtare kërkon përfshirjen e…

Lexo më Shumë

Një ditë pas protestës së qytetarëve, Komuna e Tetovës ka urdhëruar drejtorinë e shkollës “Kirili dhe Metodij” që ta mbyll hyrjen e pasme të godinës që është nga rruga industriale. Qytetarët një ditë më parë i dhanë ultimatum komunës që të gjejë zgjidhje për rritjen e sigurisë në këtë rrugë ku çdo vit shënohen viktima si pasojë e vozitjes së shpejtë. “Na u tha prej tyre që dy hyrjet pas duhet të mbyllen dhe ne brenda javës do veprojmë. Dy hyrjet që i kemi pas do i mbyllim gjithnjë në interes të fëmijëve, sepse prioritet e kemi sigurinë e fëmijëve.…

Lexo më Shumë

Sipas raportit javor yë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në periudhën prej 18 deri më 24 janar 2021, janë testuar 11.036 prej të cilëve 1.727 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit, që i bie për 28 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Pas marrjes së dy testeve negative apo me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 5.084 persona të cilët ishin të hospitalizuar apo në kurim shtëpiak, që i bie për 12.1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 69 viktima…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet mes dy integristëve Mexhiti-Grubi. E fundit është për Naser Zyberin i cili dje u bë Avokat i popullit edhe pse BDI para zgjedhjeve e kandidoi për kryeministër. Se kush do të bëhet kryeministër në 100 ditët e fundit të qeverisë, deputeti Mexhiti tha se për këtë duhet të përgjigjet zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. “Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar…

Lexo më Shumë

Rasti gjyqësor “Shënjestra-Fortesa” vazhdoi sot me plotësimin e procedurës dëshmuese. Eksperti Xvonko Koçovski dëshmoi sot në gjykatë duke deklaruar se në momentin e shkatërrimit të sistemit të përgjimeve “Najs” vlera e saj ka qenë 1.4 milion euro. Mbrojtja e të akuzuarve reagoi se marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e këtij eksperti është precedent sepse ai dha deklaratën e tij me propozimin e gjykatës. Pozicioni i prokurorisë ishte se në lidhje me këtë rast, është krijuar praktikë gjyqësore në rastin “Tanku” dhe se nuk bëhet fjalë për precedentë. Mbrojtja e të akuzuarës, Gordana Jankullovska në pyetjen e saj të kryqëzuar, kërkoi…

Lexo më Shumë

Naser Zyberi, pritet të ulet së shpejti në kolltukun e Avokatit të Popullit. Një ditë pasi u votua në Kuvend për të marrë këtë detyrë, ai ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Në një intervistë për gazetën LAJM, Zyberi ka komentuar edhe për akuzat e opozitës se, nuk mund ta ushtrojë detyrën për shkak të afërsisë me BDI-në dhe pushtetin. Ai ka folur edhe për postin e kryeministrit në RMV që në 100 ditët e fundit të qeverisjes pritet t’u takojë shqiptarëve. A ka hequr dorë përfundimisht Zyberi nga ky post? https://m.facebook.com/lajmtvonline/videos/416208989805350/

Lexo më Shumë

Arrestohet 60 vjeçarja nga Kosova, për arsye se ka shkelur rregullat për qëndrim në vendin tonë, kështu njoftojnë nga MPB-ja. “Gjatë ditës së djeshme dikur pas orë 14:00 në Vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policisë është ndaluar K.M. 60 vjeçe nga republika e Kosovës, sepse gjatë kontrollit është konstatuar se personi në fjalë në mënyrë joligjore që qëndruar ën republikën e Maqedonisë së Veriut.. K.M. është dërguar në stacion policorë të Kumanovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Dje (25 janar) në ora 14:10, personi G.A. 25 vjeçar nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur kishte hyrë në marketin e tij në Tetovë, kishte blerë cigare të cilat i kishte paguar me një kartëmonedhë 100 euro, dhe më vonë kishte vërejtur se kartëmonedha kishte qenë e falsifikuar. Bankënota është konfiskuar për ekspertizë dhe çështja është duke u zbardhur.

Lexo më Shumë

“Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, është libri i radhës që botohet nga ana e ITSHKSH dhe vjen në kuadër të një vizioni që tash më e kemi trasuar, që kur themeluam Deparamentin për mësimin dhe edukimin e Holokaustit. Promovimin e këtij libri po bëjmë vetëm një ditë para 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Kjo ditë po ashtu përkujton trupat sovjetike, të cilat kanë çliruar kampin famëkeq nazist të përqendrimit Aushvic-Birkenau, në Poloni, më 27 janar, 1945. Nga studiuesit modern kjo ngjarje është trajtuar si historia e vdekjes së gjashtë milionë…

Lexo më Shumë

Me prezantimin e dëshmive shtesë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë lënda gjyqësore “Shënjestra-Fortesa”. Në seancën e kaluar, prokuroria dhe mbrojtja paraqitën propozime për prova shtesë që dalin nga seanca kryesore, të cilat u pranuan nga Gjykata. Mbrojtja propozoi që si dëshmi shtesë eksperti Xvonko Koçovski, të japë ekspertizë se sa është vlera e sistemit për përcjelljen e komunikimeve në ditën e shkatërrimit të tij. Siç sqaruan nga Prokuroria, për procedurën e dëshmimit ata propozuan që Koçovski të kryejë të njëjtën ekspertizë, por meqë në atë pjesë të procesit licenca e tij për ekspertizë kishte skaduar,…

Lexo më Shumë