Ish deputetja e VMRO-DPMNE’së dhe ish anëtare e KSHZ’së ka dhënë sot deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor kundër saj të ngritur nga Prokuroria Speciale. Ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ndaj saj është bërë një betejë e padrejtë me shpifje e shpikje të gjërave të pavërteta. “Isha publikisht e linçuar për vite të tëra, me gënjeshtrat e mëdha të konstruuara se jam rekordere në marrjen e kompensimeve për harxhime rrugore, pastaj se kam blerë banesa me para kriminale, me gënjeshtra se kam arritur në firma në firma si Silbo, Zhikol, garazhë në kate në Prilep, kazino në Gjevgjeli,…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 394 raste të reja nga 2236 teste të bëra. 9 pacientë humbën jetën, ndërsa 387 të tjerë u shëruan. Por, për të ndalur këtë trend, synimi është drejtë vaksinimit. Andaj për vaksinën kineze nuk do të ndiqet procedura e njëjtë e furnizimit si me ato amerikane. Meqenëse edhe ky ilaç është i ri në vend, nuk do të ketë nevojë regjistrimi i tij në Agjencinë e Barnave, por do të përdoret një nga dispozitat e Ligjit aktual për barna për të bërë importim emergjent. Drejtori i MALMED tha se cila do qoftë vaksinë…
Policia po heton rastin e dhënies së patentë shoferëve pa kaluar filtrat e parapara me ligj. Alsat nga burime brenda policisë mëson se bëhet fjalë për dhënien e patentave në favor të parave nga persona të vendosur në pozita të ndryshme brenda dhe jashtë MPB-së, të konsoliduar për t’i kaluar patentat kandidatëve pa mos i iu nënshtruar testeve, poligonit dhe qytetit. Nga MPB thonë shkurt se janë të njoftuar me rastin dhe se Byroja e Sigurisë Publike po punon në finalizimin e aksionit. Prej dy muajsh tashmë me rastin janë të njoftuar edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe drejtori…
Pronari i një vikend-shtëpize me lokacion pranë Liqenit të Dibrës dhe miqtë e tij janë akuzuar penalisht për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. “Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër R.U. (38) dhe kundër 15 personave të tjerë, të gjithë nga Dibra, për shkak të dyshimeve për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër. Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur me 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tyre është parashtruar padi penale./ALSAT
Deputeti i koalicionit opozitar shqiptar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Elmi Aziri gjatë një paraqitjeje publike sot në Kuvend, bëri të ditur se protestat kundër rastit “Mo nstra” janë legjitime dhe të nevojshme. Sipas tij, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor po zbehet e po humb për çdo ditë. Në pyetjen se a do e përkrahë opozita shqiptare protestën e paralajmëruar për të Premten, Aziri theksoi se si parti dhe si koalicion mesiguri do të dalin me qëndrim gjatë ditës së nesërme, kur edhe kanë caktuar mbledhje të kryesisë. Ndërsa personalisht, Aziri bëri me dije se do të marrë…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, i cili e hapi rrugën e integrimit të vendit në NATO dhe në BE, deklaroi sot ë konferencë për media zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha. “Ka dy palë në këtë Marrëveshje, Maqedonia dhe Greqia. Ata janë përqendruar në të gjitha obligimet që dalin nga një Marrëveshje e tillë. Është formuar Komision përkatës në kuadër të dy qeverive. Komisioni përkatës është duke punuar gjatë këtij viti, në momentin kur ata do të kenë marrëveshje ose do të kenë konkluzione të përbashkëta për këtë publiku do…
Takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e cila ishte paraparë që të mbahej më 25 janar është shtyrë për një afat të pacaktuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku. Sipas saj, ky takim nuk mund të mbahet pasi Qeveria e Kosovës është qeveri në detyrë dhe kësisoj sipas saj, ky takim do të zhvillohet në momentin kur të formohet qeveria e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Është shtyrë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pasi jemi në qeveri në detyrë dhe nuk mund të mbahet ky takim. Takimi i këtyre dy…
Qeveria në seancën e 41-të të djeshme e ka shqyrtuar Planin kombëtar për Kovid-19 vaksinimin në vend. Vaksinimi i popullatës do të zbatohet në tre faza, ku janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat do të jenë në pajtim dhe varësisht nga arritja e vaksinave dhe grupeve të ndryshme prioritare për vaksinim, kumtoi sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. “Tre grupet kryesore janë prioritare me qëllim që të sigurohet funksionimi i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik më të madh nga sëmundja, komplikimet dhe vdekja dhe të mbahen shërbimet themelore të infrastrukturës kritike”, shtoi…
Mbrëmë diku rreth orës 19:30 minuta policia në Veles ka privuar nga liria L.T. 41 vjeçar nga Velesi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim të substancave narkotike”. Në bazë të informatave paraprake dhe në bazë të urdhrit gjyqësor polica ka kryer bastisje në shtëpinë e të lartpërmendurit me çrrastë kanë gjetur dhe konfiskuar disa pako me marijuahnë dhe droga të tjera të dedikuara për shitje. Policia ka konfiskuar edhe një matëse, euro dhe denarë. L.T. është ndaluar në stacionin policor të Velesit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka mohuar se drejtorët dhe mësuesit po iu bëjnë presion maturantëve të cilët po bojkotojnë mësimin. Ajo theksoi sërish se ka presion mes vetë nxënësve për bojkot të mësimit, transmeton Alsat. “Numri i nxënësve që bojkotojnë mësimin po bie çdo ditë , edhe dje kam apeluar që prindërit dhe mësimdhënësit të kenë kujdesë për nxënësit që janë nën presion nga moshatarët. Më shumë se 14 mijë nxënës janë paraqitur për maturë shtetërore”, tha mes tjerash Carovska. Lidhur me kërkesat e maturantëve për të ndryshuar konceptin e maturës shtetërore, Carovska tha se koncepti është…
Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovski në maj të vitit 2014-të, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi është shtyrë për më 3 shkurt, pasi që dëshmitari dhe dy ekspertët të cilët duheshin sot jepnin deklaratë nuk kanë ardhur, raporton Portalb.mk. Dëshmitari Dobre Martinovski ka munguar pasi që siç njoftoi gjykatësja është i sëmurë nga COVID-19. “Kam kontaktuar me Martinovskin dhe ai më ka thënë që nuk mundet të vijë në këtë seancë pasi që ka qenë i sëmurë nga COVID-19. Edhe pse ai tani evidentohet si i shëruar, megjithatë vazhdon të jetë i sëmurë…
Numri i të sapoinfekturave nga Kovid-19 dhe të vdekurve po ulet, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Nga 2.518 testet, dje janë regjistruar 444 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është dyfish më i madh. Në Shkup edhe më tutje ka numër më të madh të të infektuarve, gjegjësisht dje gati gjysma e të sapoinfektuarve janë regjistruar pikërisht në kryeqytet. Të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet. Numri më i vogël është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet. Numri i…

