Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë informoi se në mbledhjen e sotshme Komisioni për sëmundje ngjitëse ka propozuar që të mbeten në fuqi të njëjtat masa të deritanishme, për mospërhapjen e Kovid-19. Gjithashtu i njëjti ka propozuar që të mos ndryshohet orari i punës të objekteve hotelierike, dhe të vazhdohet me orarin e punës deri ora 21:00. Puna për administratën publike, komunat, gjyqet, sipas parimit të punës dhe procesit të punës, organizimit të punës të mbetet i njëtë, të zhvillohet me ndërrime ose online nga shtëpia, varësisht nga karakteristikat e procesit të punës të institucioneve. Deri në këto momente gjendja me Kovid-19 është…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në shtator 2020, paraqiti ankesë tek Avokati i Popullit për diskriminim në bazë gjinore kundër një zyrtareje të policisë e punësuar në Njësinë për detyra të posaçme të Ministrisë së Brendshme. Gjegjësisht, zyrtarja e policisë, e punësuar në Ministri në vitin 2013, përballet me diskriminim në vendin e punës për shkak të pamundësisë për të përparuar në karrierën e saj ose për t’u trajnuar profesionalisht në punë, njofton Portalb.mk. “Zyrtarja e policisë, gjatë pushimit të lehonisë, ishte urdhëruar verbalisht të punojë në zyrë. Pas përfundimit të pushimit, ajo u la qëllimisht të…

Lexo më Shumë

Burhan Nuhiji nga Poroji i Tetovës këmbëngul se kurrë nuk ka vrarë askend dhe se ai po vuan burgun e përjetshëm për një vrasje që i është ngarkuar pas përfundimit të vitit 2001. Bëhet fjalë për vrasjen e 18 vjeçarit Vanço Josifovski në lagjen Drenovec të Tetovës në vitin 2002, por që ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se policia pas pesë viteve nga ky rast, shpalli fajtor Burhan Nuhijin, një njeri familjar që kishte lënë armën pas përfundimit të luftës së 2001 si ushtarë i UÇK-së, por që kishte humbur edhe vëllain Selman Nuhiji gjatë…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takimi mes kreut shtetëror dhe drejtorit të Entit të Statistikës, Apostoll Simovski dhe kryetarët e Komunave, ku u debatua rreth procesit të regjistrimit të popullsisë, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA Me këtë raste kreu i Kuvendit, presidenti i shtetit dhe kryetari i Qeverisë mbajtën fjalime. Xhaeri potencoi që muaji prill do të jetë konfirmim i pjekurisë së shtetit që pas plotë 20 viteve të realizojë me sukses një operacion të këtillë serioz. “Në takimin e sotëm të punës të gjithë institucioneve të kyçura theksova se Regjistrimi nuk është dhe…

Lexo më Shumë

Platforma për Barazisë Gjinore do të organizon marsh protestues në mbështetje të viktimave të grupit “Dhoma publike” të mërkurën më 3 Shkurt. Marshi është planifikuar për në orën 14:30 dhe do të filloj nga MPB deri në Prokurorinë publike. “Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të sqarojë menjëherë dhe tërësisht ta zbardh rastin me “Dhomën Publike”. Kërkojmë ndënimë të përshtatshme për administratorët e grupeve, si dhe të gjithë anëtarët që dërguan dhe dërgojnë akoma foto dhe shkruajnë të dhëna personale të vajzave dhe grave”. “Ne kërkojmë dhe insistojmë që ngacmimet seksuale në internet të rregullohen në mënyrë specifike në Kodin Penal.…

Lexo më Shumë

Bedri Ajdari, kryetari i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” tha se sot shqiptarët edhe një herë kanë dalë në rrugë për ta ngritur zërin. Ai tha se gjitha faktet dëshmojnë se ky raste është i montuar politik. “Si familjarë edhe unë si Bedri Ajdari, nga këtu bëjmë thirrje publike dhe ua bëjmë të qartë opinionit të brendshëm dhe të jashtëm që ne nuk kemi edukuar familjarë të shkaktojnë vrasje makabre, aq më pak akte terroriste, përkundrazi gjithmonë do t;i dënojmë aktet e tilla ndërsa gjithmonë do t’i përkrahim të pafajshmit”, tha Bedri Ajdari, raporton SHENJA. Ai tha se kërkojnë të…

Lexo më Shumë

Jetulla Qerimi, vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimi, thotë se politika po e pengon zbardhjen e të vërtetës për këtë rast “të montuar gjyqësor”, shkruan gazeta LAJM. “Kishte shumë premtime se pa ndërrimit të pushteteve do të ndiçohet ky rast, por shumë ngadalë po shkon, dikush po e pengon këtë”, u shpreh Jetulla Qerimi për gazetën LAJM para fillimit të protestës kundër rastit “Monstra”.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se qëllimi i regjistrimit që do të mbahet në pranverë është përcaktimi i pamjes reale në vend, mbledhja e të dhënave relevante dhe të besueshme, në bazë të cilave do të krijohen strategji reale dhe politika zhvillimore në vend. Sipas LSDM, OBRM-PDUKM është kundër progresit të vendit, ndërsa tani këtë e konfirmon me përpjekjet për të politizuar regjistrimin, për agjendat e saj partiake dhe përqendrohet në trillime dhe kritika. “Me thirrjet për bojkot të regjistrimit dhe njoftimet për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrimin, VMRO-DPMNE po i manipulon qytetarët. Nëse regjistrohen…

Lexo më Shumë

Pranuam takim pune me zëvendëskryetarin e Qeverisë, e jo me zëvendësat e zëvendësit, sërish reagoi sot Oda e pavarur hotelierike (OPH) pasi nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi u kumtua se ai nuk mund të marrë pjesë në takimin të caktuar për pasdite në ora 14:30 minuta. Takimin nga Qeveria nuk e anuluan, por propozuan që në vend të Bytyqit të marrë pjesë një përfaqësues nga Kabineti i tij. OPH dje njoftoi publikisht se nuk e pranon një takim të tillë dhe se kërkon të marrë pjesë në takimin me Odat ekonomike në Qeveri që do të mbahet këtë mëngjes…

Lexo më Shumë

Investimet në arsim, ndryshimet metodologjike, depolitizimi dhe sistematizimi i punonjësve arsimorë, ishin temat e diskutimit në takimin e kryetarit Arben Taravari dhe zv/ministrit të arsimit dhe shkencës Arafat Shabani. Në takim u ra dakord që të thellohet bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe barrierat dikur të vendosura nga MASH, të mënjanohen. “Më vjen mirë që sot edhe nga miku im, zv/ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani, dëgjova se ky dikaster i jep prioritet depolitizimi dhe profesionalizimit në arsim, proces ky që ne si udhëheqësi në Komunën e Gostivarit, e kemi filluar që nga dita jonë e parë e menaxhimit para…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në Facebook, ka informuar se Qeveria po përgatit pakon e pestë të masave ekonomike përmes të cilave planifikohet t’ju ndihmohet të gjitha shtresave të qytetarëve. “Qeveria tashmë po përgatit pakon e pestë me radhë të masave ekonomike përmes të cilave planifikohet të ndihmohen të gjitha shtresat e qytetarëve tanë, e në veçanti ata me të ardhura më të dobëta.Qeveria ekziston për qytetarët dhe besojë që pako e pestë e masave të japë rezultate”, shkruan Grubi.

Lexo më Shumë