Author: Hamdi Kumanova

Është positive që Hristijan Mickoski njoftoi se VMRO-DPMNE-ja po heq dorë nga ideja e bojkotit të regjistrimit të planifikuar për në prill të këtij viti dhe LSDM e mirëpret atë, thuhet në reagimin e LSDM. Ky reagim i LSDM-së, vjen pasi lideri i opozitës maqedonase në një intervistë në Kanal 5 propozoi të zhvillohet një regjistrim elektronik dhe hodhi poshtë idenë e bojkotit. “Ne presim që arsyeja të mbizotërojë mes të gjithëve dhe që pas 19 vitesh Maqedonia të kryejë një regjistrim pa ndërhyrje të politikës, në përputhje me standardet dhe praktikat e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara.” “Çdo…

Lexo më Shumë

“Për periudhën janar – shtator 2020, ka pasur 1.168 akte dhune, nga të cilat 836 viktima raportuan dhunë në qytete dhe 332 në zona rurale. 51 vajza të mitura ishin viktima të dhunës dhe 53 djem, që është një numër shqetësues. Në 816 raste nga 1.168 raste të raportuara të dhunës, institucionet veprojnë ose morën masat e duhura”, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska për “Radio Kanal 77”. Ajo gjithashtu foli për përgjegjësinë e institucioneve e cila është e madhe dhe e detyrueshme dhe saktësisht ligji i ri parashikon të veprojë me kujdesin e duhur, domethënë çdokush…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në takimin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që të mbeten në fuqi masat e njëta për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari I punës I objekteve hotelerike dhe të njëjta të vazhdojnë të punojnë deri ora 21.00. Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, konform parimit të procesit të punës, organizimi mbetet I njëjtë, të zhvillohet përmes ndërrimeve, online nga shtëpia ose në mënyrë të reduktuar me sistem rotacioni varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve. Në këtë moment, sic thuhet në komunikatën…

Lexo më Shumë

Ndihma ekonomike e qeverisë për të mbijetuar krizën e shkaktuar nga pandemia ishte e vlefshme afër një miliardë euro. Për masat e ndryshme ekonomike janë harxhuar gati 280 milionë euro nga arka e shtetit deri në fund të vitit 2020. Njëherësh, gati 300 milionë euro janë kredi të volitshme dhe me kushte të favorshme për kthimin e tyre të cilët pjesërisht janë realizuar dhe do të vazhdojnë të realizohen edhe sivjet. Në pakot e fundit parashikoheshin dy herë nga 100 milionë kredi të reja përmes Bankës për Zhvillim, ndërsa në pakon e tjera u ofruan me dhjetëra milion kredi tjera…

Lexo më Shumë

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit: #KREJTdheDREJT me Doarsa Kica Xhelili – 33 E gëzuar që në këtë rrugëtim më është bashkuar Doarsa, dikur bashkëpunëtore e imja në profesion e njëherit një avokate e shkëlqyeshme. Doarsa Kica – Xhelili u lind në Prishtinë më datë 25 shtator 1990, ku vazhdon të jetojë edhe tani. Familja e saj ka prejardhje nga Veleshta, afër Strugës. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku mori titullin Juriste e Diplomuar. Ajo ishte përfituese e bursës së Universitetit Loyola në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i përfundoi…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë në pranverë do të sigurojë të dhëna të plota, të sakta dhe të rëndësishme, si bazë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë, për zhvillimin e sigurt dhe të parashikueshëm të shtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre, pas gati dy dekadash pa regjistrim në vend ka mungesë të statistikave cilësore jo vetëm për popullsinë e përgjithshme, por edhe për numrin e saktë të banorëve në secilin rajon, bashki dhe karakteristikat e tyre. “Regjistrimi si një operacion i pavarur statistikor do të mbledhë karakteristikat përkatëse gjeografike, demografike, ekonomike,…

Lexo më Shumë

Sektori i hotelerisë dhe gastronomisë të premten në takimin me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqin do të debatojnë për masat për të ndihmuar këtë veprimtari ekonomike, zgjatjen e orarit të punës deri në ora 23, ndihmën për pagat e kështu me radhë. Përfaqësues të hotelerisë thonë se gjenden në një situatë mjaft të vështirë, dhe rrezikojnë mbylljen e një pjesë të madhe të objekteve hotelerike që punësojnë mbi 30 mijë punëtorë. Kërkojnë edhe miratimin sa më të shpejtë të pakos së pestë të ndihmës ekonomike ku do të përfshihen edhe pagat për muajin janar. “ Restorantet për ahengje dhe…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev dhe qeveria të heqin dorë nga regjistrimi i popullsisë të dhunshëm që do të jetë një falsifikim, numrat e të cilit tashmë janë rënë dakord paraprakisht nga koalicioni dhe në vend të kësaj të organizojnë një regjistrim elektronik që të gjithë do ta mbështesim, thuhet në komunikatën e VMRO-së. “Për të mirën e shtetit të tërheqë Ligjin ekzistues mbi Regjistrimin dhe në vend të një regjistrimi të rremë të kryejë një regjistrim elektronik. Inventari elektronik do të kryhet bazuar në një metodologji të qartë, me rrethimin e bazave të të dhënave të shumta. VMRO-DPMNE do të fillojë mbledhjen…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes, e cila shoqërohej nga Drejtori i USAID-it në vend, Eric Janowski. Në takim u prezantua axhenda e reformave të Ministrisë së Financave, e cila bazohet në rimëkëmbjen ekonomike, Programin e Menaxhimit të Reformave në Financat Publike – MFP, liberalizimin dhe zhvillimin e tregjeve financiare dhe luftës kundër ekonomisë gri. Më pas u prezantua Strategjia e rritjes së mençur (Smarter Growth) si dhe shtyllat në të cilat ajo bazohet, më saktësisht rikuperimi nga kriza covid, rritja e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme ekonomike,…

Lexo më Shumë

Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë zbuluar në Maqedoni, ndërsa lajmi u njoftua në “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”. Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë. Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi…

Lexo më Shumë

Me iniciativë të banorëve të fshatit kufitar Spas të Dibrës, u vendos gurthemeli i Kullës, me çka faktikisht kanë filluar aktivitete për rimëkëmbjen të këtij vendbanimi rural me tendencë që ky fshat të bëhet fshat turistik. Të gjitha familjet e këtij fshati kanë rënë dakord të investojnë në rindërtimin e fshatit, meqë bukuritë natyrore garantojnë ngritjen të një fshati me vlera turistike. Fshati Spas, i cili disa dekada është pa banorë për shkak të migrimit masiv – edhe atë për shkaqe politike dhe ekonomike, tashmë ka nis të rindërtohen. Vendosja e gurthemelit të Kullës të Spasit faktikisht është edhe një…

Lexo më Shumë

Në Kodren e Diellit në Tetovë nuk ka energji elektrike, me çka si pasojë edhe ski liftat dhe teleferiku nuk punojnë, raporton TV21. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një defekt që kanë shkaktuar reshjet e borës. “Për shkak të rreshjeve të dëborës në Kodrën e Diellit, një pemë e rënduar nga bora ka rënë mbi largpërçuesin me çka ka shkaktuar defekt. Ekipet e Elektrodistribuimi menjëherë dolën në terren dhe punojnë që defekti të mënjanohet për periudhë shumë të shkurtë”, thonë nga EVN.

Lexo më Shumë