Author: Hamdi Kumanova

Kreu shtetëror është unanim se zbatimi i regjistrimit në muajin prill është interes i lartë shtetëror dhe konfirmim për pjekurinë e shtetit. Regjistrimi është parakusht për çdo shtet të organizuar që të mund ta planifikojë zhvillimin e vet dhe me vendimet ligjore do të realizohet vetëm si operacion statistikor në pajtim me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostatit, gjegjësisht sipas standardeve dhe praktikave kulmore globale dhe evropiane. Presidenti Stevo Pendarovski në takim dje të kreut shtetëror dhe kryetarëve të komunave të organizuar nga Enti Shtetëror për statistikë për koordinim lidur me regjistrimin e ardhshëm, theksoi se problemet lidhur me…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 380 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.024 testime, kurse janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 165, Veles – 14, Kumanovë – 13, Ohër dhe Kavadar nga 12, Tetovë – 11, Dibër – 8, Strumicë, Radovish, Dellçevë dhe Gostivar nga 6, Shtip, Prilep dhe Manastir nga 5, Demir Kapi – 4, Strugë, Sveti Nikollë, Koçanë dhe Gjevgjeli nga 3, Negotinë, Kriva Pallankë, Kratovë, Kërçovë dhe Dojran nga 2 dhe nga 1 rast në Resnjë dhe Berovë. Janë regjistruar 444 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 10 persona. 5 pacientë nga Shkupi (83,75,82,70…

Lexo më Shumë

Reduktim i lehtë i borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e katërt të vitit 2020. Në fund të vitit 2020, borxhi shtetëror është 51%, i cili është 0.5 pikë përqindje më i ulët krahasuar me tremujorin e kaluar, ndërsa borxhi publik është 59.9% dhe është 0.8 pikë përqindje më i ulët se në tremujorin e kaluar. Në terma absolutë, borxhi shtetërorë u zvogëlua me 57 milion euro krahasuar me tremujorin e kaluar, ndërsa borxhi publik u zvogëlua me 89 milion euro krahasuar me tremujorin e tretë. Ndryshimi i situatës është për shkak të pagesave të bëra në tremujorin e fundit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev priti në Kuvend kryekomunarët e vendit, me të cilët është diskutuar për regjistrimin. Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se thirrja për bojkot të regjistrimit, paraqet tentim për ta minuar këtë proces që është operacioni më i rëndësishëm statistikor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kjo paraqet papërgjegjshmëri dhe mungesë të ndërgjegjjes dhe se me mosrealizimin e procesit bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë ndonjë zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor. Zaev theksoi se qëndrimet kundër procesit e shtyjnë vendin drejt të keqes dhe kërcënimit që të mbetemi pika e zezë e botës dhe një…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, sot në selinë qendrore të Alternativës e kanë pritur në takim kryetarin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në vend, z. Husrev Emin. Në takim u fol për situatën politike në vend dhe procesin e regjistrimit të popullsisë, që pritet të fillojë në muajin prill, pas votimit pro në Kuvend që ndodhi javën e kaluar mbi ligjin në fjalë. Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen kur janë në pyetje interesat e përgjithshme të qytetarëve.

Lexo më Shumë

“Gjuha maqedonase” vazhdon të mbetet një çështje që pengon Maqedoninë e Veriut në arritje të marrëveshjeve të rëndësishme. Kështu ndodhi edhe me Frontex-in, për shkak të re rezervave të shprehura nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë e ka konfirkuar zëvendëskryeministri i Çështjeve Europiane, Nikolla Dimitrov, i cili ka njoftuar se marrëveshja me Frontex-in nuk është nënshkruar. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është vendi i parë që i ka mbyllur bisedimet thelbësore dhe përmbajtësore për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Frontex-i.

Lexo më Shumë

Gjithsej 599 të infektuar me koronavirus po kurohen nëpër repartet e infektivit në të gjithë qendrat kovid të vendit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 343 të sëmurë janë hospitalizuar në klinikat spitalore, njofton Ministria e Shëndetësisë. Kurse, gjithsej 560 shtretër të lire janë në dispozicion për të infektuarit, dhe të gjitha repartet kanë oksigjen të mjaftueshëm për pacientët në nevojë. Ministria e Shëndetësisë “Sipas të dhënave në baza ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, është njoftuar se në spitalin e Manastirit po kurohen 28 pacientë, në Shtip 38, Tetovë 18, Veles 17, kurse në Kumanovë 50 pacientë pozitivë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka ripërsëritur qëndrimin për largimin e kamp shtëpizave pranë liqenit Treska. Sipas tij këto kamp shtëpiza paraqesin pengesë për realizimin e planit urbanistik të Sarajit. Bexheti tha se ky problem duhet të zgjidhet që qeveria të jetë efikase në realizimin e hapit tjetër të paraparë me ligj. Kreu i Sarajit Blerim Bexheti theksoi se këto kamp shtëpiza janë menaxhuar nga Ndërmarrja ‘Parqet dhe gjelbërimet’ dhe Qyteti i Shkupit dhe se komuna e Sarajit e gjeti këtë zonë në situatë kaotike sepse nuk dihen shumica e pronarëve të kamp shtëpizave. Këto kamp shtëpiza sipas…

Lexo më Shumë

Maturantët e shkollave të mesme i dhanë fund bojkotit të nisur bashkë me gjysmëvjetorin e dytë të shkollës. Nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme thanë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, por gjatë fundjavës mbetet të vendoset se në çfarë forme do të vazhdojnë t’i kërkojnë të njëjtat. Tashmë në Kuvend ata u kanë dorëzuar kërkesë deputetëve nga të cilët kërkojnë mbështetje për realizimin e kërkesave të maturantëve, madje edhe ndryshime në Ligjin për Arsim të Mesëm. “Të mbështesin publikisht kërkesat e UNSHM-së dhe maturantëve dhe në të njëjtën kohë të punojnë në drejtimin që ministria e…

Lexo më Shumë

Me miratimin e planit urbanistik për vendbanime të pa banuara, për qendrën rekreative sportive “Treska” (livadh), KO Glumove dhe KO Shishove në komunën e Sarajit krijohen kushte për revitalizim të të njëjtit vend si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjithë zonës perreth, si hapësirë me kualitete karakteristike natyrore, të cilat njëkohësisht e bëjnë të njëjtin vend edhe atraktiv për formimin e një zone me vikend shtëpiza dhe objekte komerciale. Qendra rekreative “Treska” me te gjitha dukuritë e veta në të kaluarën njëkohësisht na reprezentonte edhe si një qendër rekreative me vlerë edhe për qytetin e Shkupit dhe me gjere.…

Lexo më Shumë

Sofja reagon ashpër ndaj paralajmërimeve për kthimin e gjuhës serbe në mesin e lëndëve shkollore dhe hapjen e qendrës kulturore serbe. Kryediplomatja bullgare, Zaharieva vlerëson se vendimi i autoriteteve është provokim për Sofjen dhe dëshmon lidhjen e pashkëputur mes Shkupit e Beogradit. “Nuk më befason. Për mua, është provokim i ri ndaj Bullgarisë. Nënkupton se të gjitha partitë e atjeshme, pavarësisht dallimeve politike, janë unike për këtë çështje ashtu siç janë për raportin me Bullgarinë, pavarësisht nuancave. Nuk jemi të befasuar që janë jashtëzakonisht të afërt me Beogradin, pasi ideja është që të afrohet me serbishten e të largohet…

Lexo më Shumë