Author: Hamdi Kumanova

Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut, kumtoi se dje në Kuvendin e përgjithshëm është zgjedhur udhëheqësia e re, në të cilën për kryetar unanimisht është rizgjedhur, Ismet Ramadani, për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Ilija Xhugumanov, ndërsa biznesmeni Svetozar Janevski është zgjedhur për drejtor ekzekutiv të Biznes-klubit. Në takim u zgjodhën edhe anëtarët e Presidencës së re të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë: Ismet Ramadani, Angjelka Peeva-Laurenciç, Trifun Kostovski, Ilija Xhugumanov, Ljube Dukoski, Rizvan Sulejmani, Florie Latifi, Metodi Haxhi Janev, Toshe Kocevski, Viktor Andonov, Ljubica Pendaroska dhe anëtarët e Klubit të Biznesit të Këshillit: Ferik Velija – Alsat M, Sveto Janevski…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike -Gostivar ngriti aktakuzë kundër dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas nenit 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Përveç kësaj, njëri i pandehur akuzohet edhe për vepër penale – Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë sipas nenit 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtoi Prokuroria Publike. Të dy bashkëpunëtorët e akuzuar, të moshës 21 dhe 19 vjeç, në fillim të nëntorit të vitit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:00 në rrugën “Ballindollska” në Gostivar policia ka arrestuar 22-vjeçarin F.N. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia tek i riu ka gjetur heroinë. MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 215 të Kodit Penale.

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme për herë të parë këtë sezon do të vihet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse “Lajtner” në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, ndërsa përdorimi i gjashtë – ulësve në ditën e parë të lëshimit është falas për pamje panoramike të vizitorëve të Kodrës së Diellit. Kjo bëhet e ditur nga ndërmarrja publike “ELEM Turs”, që menaxhon me qendrën dimërore. “Bëhet fjalë për një teleferik supermodern, i vetmi i këtij lloji në vend. Gjatësia e linjës së teleferikut është 1,510 metra, me një kapacitet maksimal për transport të 2,400 skiatorëve në orë.…

Lexo më Shumë

Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara aksionale në trafik janë shqiptuar gjithsej 219 masa. Siç kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, mes masave të shqiptuara 13 janë për vozitje pa patentë shoferi, 10 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, tetë për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), tre sanksione për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për përdorimin e celularit, tetë masa për mosvendosjen e rripit dhe 88 masa për parkim të parregullt. Kontrollet e përforcuara të trafikut nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Nesër në mëngjes do të ketë kushte për reshje të borës në verilindje të vendit. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa në pjesët lindore një erë më e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizin prej -9 deri në 0 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 0 deri në 10 gradë celsius. Nga e premtja vijon një periudhë me mot me vranësira dhe me reshje të shiut dhe borës. Reshjet e shiut do të jenë më intensive natën e së shtunës në pjesët perëndimore.

Lexo më Shumë

Në Nefrologji nëntë mjekë, tetë motra medicinale, laboranti, psikologu dhe tre infermierë të sëmurë me Kovid-19 Në Klinikën për nefrologji ka nëntë mjekë, tetë motra medicinale, një laborant, një psikolog dhe tre infermierë të cilët për momentin janë të infektuar me Kovid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në mesin e të infektuarve është edhe drejtoresha e Klinikës, Irena Bushletiq. Burimi i infektimit, siç cekin nga Ministria, ende nuk është konkretizuar duke pasur parasysh atë që për momentin po bëhen anketat epidemiologjike. Puna në Klinikë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe obligimet rrjedhëse po kryhen nga ana e të punësuarve…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjysma e numrit të viktimave të dhunës në familje, përkatësisht 46 për qind e rasteve të dhunës edhe pasi e kanë denoncuar atë në organet kompetente, heqin dorë nga paditë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Kështu thuhet në të dhënat e koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, në kuadër të projektit “Evoluimi i standardeve për gjykim të drejtë dhe qasje deri te drejtësia në lëndët për dhunë familjare dhe krim nga urrejtja”. Hulumtimi që ka realizuar koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” përfshin periudhën nga muaji shkurt deri në nëntor të vitit 2020,…

Lexo më Shumë

Me rastin e 76 vjetorit të Radio Shkupi – Serivisi i Tretë Programor në RTVM, Posta e Maqedonisë së Veriut nesër ( e enjte,28 janar 2021) promovon Pullën Postale me Llogon “75 vjet Radio Shkupi”. Nisma filloi para dy viteve, nga drejtori i atëhershëm i ‘Postave të Maqedonisë’ z. Ejup Rustemi, si shenjë respekti për punën shumëvjeçare të Radio Shkupit në eterin e Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë. ‘Pulla Postale’ do të promovohet në kuadër të programit të hapur të paraditës (28.01.2021) ndërsa mysafir do të jenë Drejtori Gjeneral i ‘Postave të Maqedonisë së Veriut’ z. Jani Makraduli, Drejtori…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron se regjistrimi i popullsisë do t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme. Në një reagim të tij, Gruevski nga Budapesti ka potencuar disa elemente të cilat mungojnë në ligjin e miratuar javën që lamë pas. “Nuk ka definicion se cilët persona të regjistruar do të llogariten rezident; Nuk ka definicion për amvisëritë; Nuk ka definicion për banesat; Nuk janë definuar cilat dokumente “specifike” do të konsiderohen legjitime gjatë regjistrimit; Nuk ka definicion për kategoritë kryesore të regjistruara; Nuk ka informacione për bazën e të dhënave; Nuk ka informacion kur do të publikohen të dhënat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë analizës së të dhënave nga pacientët pozitivë në janar, në një laborator privat për gjenetikë dhe ilaçe të personalizuara në klinikën Zhan Mitrev, një mutacion i llojit britanik të virusit SarsCov 2 u zbulua në një një burrë 46-vjeçar që tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik pacienti nga 22 janari 2021 është regjistruar si i shëruar. “Sipas informacionit nga ISHP, pacienti për herë të parë në 29 dhjetor 2020, për shkak të etheve dhe gulçimit, ka bërë një test të shpejtë. Testi ishte pozitiv. Disa ditë…

Lexo më Shumë

Numri i papunësisë është rritur në Maqedoninë e Veriut. Numri i të papunëve në vend vitin e kaluar u rrit me 52.000 persona. Ka 52.023 persona të papunë në periudhën janar-dhjetor 2020. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia së Punësimit. Në fillim të vitit të kaluar, kishte 104.409 të papunë në vend, ndërsa në fund të vitit 2020, ky numër u rrit për 156.432 persona. Më 31.12.2020, 17.026 persona të papunë u regjistruan në bazë të të dhënave të punësimit, për të cilën përfundimi i sigurimit të detyrueshëm shoqëror u regjistrua në periudhën pas 11.03.2020, gjegjësisht në periudhën e…

Lexo më Shumë