Drejtori i Inspektoriatit të Tregut i ka vlerësuar si të panevojshëm 35 shqiptarët qe Artan Grubi i ka dërguar nëpërmes tij në inspektorat. Tha se personat nuk kanë aftësi profesionale që i nevoiten inspektoratit
“Po është e vërtetë, na i ka dërguar 35 persona.Por të gjithë me profesione që neve nuk na kryejnë punë. Neve na duhen ekonomist, jurist, përkthyes, etj e jo detektiv, kriminalistikë e administratorë.
Këto tre vite po bëjmë përpjekje tq zvogëlojmë numrin e administratorëve në inspektorat” i tha Paunovski News33.
Burime të portalit News33 thonë se 35 personat kanë nënshkruar vendimet por ka muaj që presin të fillojnë me punë.



