Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (26.01.2021/27.01.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-28 GV-35), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar për 43 persona (TE) dhe 2 (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 335 persona (TE-206 dhe GV -129) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar asnjë mosrespektim i vendimeve.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Arsimit dhe Shekncës, Milla Carovska zhvilloi takim me Shoqatën e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. Në takim, siç thonë nga ministria u bisedua për vazhdimi i mësimdhënies në gjysëmvjetorin e dytë dhe proceset e reformave në arsim. Në takim, drejtorët i dhanë mbështetjen e tyre të plotë reformave dhe vuri në dukje se ata do të përfshihen plotësisht dhe me përkushtim në të gjithë procesin e implementimit. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se me reformën për herë të parë nxënësit vihen në fokusin e arsimit, dhe mësimdhënësit janë lidhja kyçe në mësim. Ministrja…
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mbajti fjalim në mbledhjen komemorative me rastin e shënimit të 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokausit, ditë për t’i kujtuar dhe nderuar mbi gjashtë milion fëmijë, gra dhe burra duke i përfshirë 7,144 hebrenj nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetët e tyre i humbën në Aushvic- Birkenau, Treblinka dhe në llogoret tjera të vdekjes. “Obligimi ynë civilizues është që të luftojmë, çdoherë dhe pa kompromis, duke e kthyer kujtimin në veprim, kundër relativizimit të së keqes, shtrembërimit të historisë, mohimit të fakteve dhe…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat për covid në të gjithë vendin mjekohen gjithsej 320 pacientë, të konfirmuar ose dyshuar për coronavirus. Nga MSH thonë se vetëm në Shkup janë 262, në Shtip 35, në Tetovë 15, në Veles 16, në Kumanovë 45, si dhe vende tjera. “Numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe spitalet tjera të vendit është 584, ndërsa ka rreth 580 shtretër të lirë”, thonë nga MSH. Ata shtojnë se gjatë ditës së sotme do të bëhen testime dhe disa pacientë do të lëshohen…
Të martën në ora 21 e 35 minuta policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një vajzë 18 vjeçare nga Kosova. Siç informon MPB, ajo është arrestuar në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, transmeton gazeta Lajm. Policia paralajmëron se vajza me iniciale L.M. është arrestuar për shkak se në Maqedoni është futur në mënyrë ilegale dhe ka qëndruar ilegalisht. Pas procedurave të nevojshme administrative, vajza do të kthehet në Kosovë.
Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Turqisë, prof. dr Zuhtu Arsllan, prej sot deri më 31 janar, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë vizitë pune në Republikën e Turqisë. Delegacionin, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, e udhëheq kryetari i Gjykatës, Sali Murati, ndërsa në përbërje të gjykatësve janë Elena Gosheva, Jovan Josifovski dhe dr. Osman Kadriu. Në suaza të vizitës së punës do të këmbehen mendime dhe përvoja për çështjet juridike kushtetuese aktuale nga interesi i veçantë për të dy gjykatat dhe atë për arritje nga fusha e të…
Tërmet me magnitudë prej 3,5 ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:44 minuta 16 kilometra në jugperëndim të Gostivarit. Në rajonin e Mavrovës mbrëmë në orën 1:30 është regjistruar tërmet, me fuqi prej 3,2 gradë.
Sektori për Punë të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër dy personave nga Kumanova, për shkak dyshimeve për falsifikim të parave. MPB njofton se bëhet fjalë për 43-vjeçarin A.R. dhe 32-vjeçarin N.S. nga Kumanova. Personat në fjalë me datë 22.01.2021 kanë siguruar 37 bankënota të 50 eurove të falsifikuara nga një person në Tetovë. Me datë 23.01.2021 në periudhën nga ora 05:00 deri në ora 06:00 kanë lëshuar në qarkullim paratë si të vërteta në një kazino në Kumanovë. Të dyshuarit kanë këmbyer 26 bankënota në denarë në sportel të kazinosë, me çka kanë marrë 79.950 denarë në mënyrë të…
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2518 testime të realizuara, 444 persona janë diagnostifkuar me virusin korona. Shkup-209, Kumanovë-26, Tetovë-13, Prilep-5, Gostivar-12, Shtip-8, Manastir-8, Veles-26, Ohër-26, Strumicë-8, Kavadarc-32, Strugë-11, Kërçovë- 10, Sveti Nikollë-1, Gjevgjeli-3, Resnjë-1, Kriva Pallankë-3, Radovish-5, Dellçevë-16, Probishtip-3, Vinic-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Bogdanc-2, Kratovë-3, Demir Kapi-6 dhe Pehçevë-1. Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga korona virusi. Shkup-497, Kumanovë-21, Tetovë-49, Prilep-30, Gostivar-14, Shtip-8, Manastir-6, Veles-10, Ohër-18, Strumicë-7, Kavadarc-47, Strugë-5, Koçan- 4, Kërçovë-11, Sveti Nikollë-6, Gjevgjeli-3, Negotinë-21, Dibër-20, Resnjë-4, Kriva Pallankë-15, Radovish-2, Berovë-12,…
Nga Anisa BAHITI Pak ditë më parë, u betua Presidenti i ri i SHBA-së, i cili në fakt është ish- Zv.Presidenti i vjetër i epokës Obama, Joe Biden. Në programin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë, ai foli për nevojën e ristabilizimit dhe forcimit të ekuilibrave brenda “Aleancës Atlantike” të NATO-s. Në konceptin e fundit strategjik, të NATO-s në vitin 2010, u vendosën disa prioritete doktrinare, siç ishte siguria mesdhetare, garantinimi i sigurisë në Evropën Lindore dhe Detin e Zi, (nënkupto Rusinë), si dhe siguria e Hemisferës Veriore të planetit (nënkupto këtu Kinën). Që atëherë kanë…
Kreu i shtetit nuk pret që pozicioni i fuqishëm i Sofjes të ndryshojë pas zgjedhjeve të pranverës, por gjithsesi është optimist se Brukseli do të ndihmojë gjetjen e një formulimi, me të cilën nuk do të cenohet e drejta e vetë-përcaktimit. Sipas Presidentit Pendarovski është ofenduese fakti që Sofja ua njeh vetëm pjesërisht këtë të drejtë maqedonasve, duke thënë se tani janë maqedonas, por se të tillë nuk kanë qenë para vitit 1944. Në intervistë për TV Klan, Pendarovski komentoi kërkesën e Sofjes për heqjen dorë nga pakica maqedonase në Bullgari, duke thënë se një konfirmim të këtillë vendi e…
Makina nën standardin EURO 5 nuk do të mund të importohen në Maqedoni. Qeveria përgatit rregulla të reja me të cilat do të rinovojë cilësinë e makinave në qarkullim, e me këtë edhe të zbusin ndotjen e ajrit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kujtoi se për momentin nuk është e mundur të importohen automjete me standard ekologjik më të ulët se Eurostandard 4 sepse ato automjete nuk do munden të regjistrohen dhe të qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë. Me shumë gjasë, këtë vit do duhet të rritet standardi për importin e automjeteve në vendin tonë. Sa i përket…

