Njoftimi se njëzet fëmijë janë infektuar me Covid Covid-19 dhe të gjithë
janë të hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek
Fëmijët -– Kozle, tregon flet qartë se Qeveria edhe pas një viti
vazhdon të jetë e papërgjegjshme të mos ketë plan konkret për
ballafaqimin me pandeminë për të ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe të
qytetarëve nga infektimi.
Kjo është edhe një arsye shtesë që të konstatojmë se ky vit shkollor,
ashtu si filloi pa asnjë përgatitje, do të përfundon përfundojë më me
një dështim të thellë dhe me pasoja shumë të rëndë rënda për shëndetin e
nxënësve. Andaj, sado që është e paaftë kjo Qeveriqeveri, i bëjmë
thirrje që së bashku me Ministrinë e Arsimit një çast dhe më herët ditë
e më parë të marrin vendim për rishikimin e protokolleve gjatë procesit
të mësimdhënies dhe rishikimin e mbylljes së shkollave që të
parandalohet ekspozimi i fëmijëve ndaj virusit Covid 19.
Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët bëjnë thirrje që
mësimdhënësit të mos i ftojnë nxënësit në shkollë për testim të
njohurive, sepse në këtë mënyrë i ekspozojnë ndaj rrezikut që të
infektohen me virusin Covid Covid-19, por këto testime të bëhen në formë
elektronike ashtu siç bëhet edhe procesi i mësimdhënies.
Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët
Shkup, 25.03.2021



