Me afrimin e zgjedhjeve lokale si duket po rriten edhe tensionet politike. Këshilltari i LSDM-së në komunën Gjorçe Petrov, Vllado Cvetkovski thotë se është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Zllate Misajlevski në Këshillin Komunal. Cvetkovski thotë se për veç sulmit fizik ka marë edhe kërcënime për jetë nga kolegu i tij i VMRO-DPMNE-së, transmeton gazeta Lajm, duke shtuar se shkak për sulmin është frika e partisë opozitare nga humbja në zgjedhje. Rasti është denoncuar edhe në polici, prej ku zyrtarisht kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur më datë më 29 dhjetor 2021 pak para ores 13.
Author: Hamdi Kumanova
Reagimi i plotë i iniciativës TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT Kërkojmë AUTOAMBULANCËN, dhe nuk e respektojmë… Tre vikende me radhë ndihma e shpejtë mbetet e bllokuar nga kolonat e gjata dhe rrugët e bllokuara për në Kodrën e Diellit. LUTEN TË GJITHË VIZITORËT, vozitësit, banorët dhe organet kompetente, në fatkeqësinë dhe momentet më të vështira të dikuj, ne duhet të SOLIDARIZOHEMI ME TË LËNDUARIN APO SËMURIN. PARKOJUNI sipas rregullave, respektoni njësinë e POLICISË, mos këmbëngulni të ngjiteni në pista me vetura. Të gjithë e dimë se qeveria nuk investon në Teleferikun Tetovë – Kodra e Diellit, apo të planifikoj parkingje…
Në udhëkryqin nga bulevardi “ASNOM” me rrugën “Vasko Karangeleski” dje, një automjet i udhëtarëve “Opel Vektra” i drejtuar nga G.G. (41) nga Shkupi, është përplasur në këmbësorët V.G. (78) dhe O.Sh. (74), me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në aksident V.G. dhe O.Sh. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup.
Dr.Goran Kungullovski nga Klinika “Zhan Mitrev” në profilin e tij në facebook ka shkruar njohuritë më të reja lidhur me mutacionin britanik të koronavirusit. Ja informacionet e reja: Sipas raportit të NERVTAG në Britaninë e Madhe, lloji i ri më lehtë përcillet për 50-70%, gjegjësisht nëse me llojin e parë nëse duhej të infektoheshin 1000 veta, me këtë lloj britanik do të infektohen 1500 – 1700. Që do të thotë shumë e lartë. Sipas raportit të NERVTAG, lloji i ri sigurisht se po [on drejt vdekshmërisë më të madhe, thuajse për 35% në krahahim me llojin jobritanik. Nëse ka përcueshmëri…
Janë regjistruar 325 raste të reja të KOVID-19 nga 2589 testimet janë evidentuar në buletin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit. Kanë vdekur shtatë persona, ndërsa janë shëruar 479 pacientë. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arin 92518 pacientë, prej tyre 81316 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 2848 persona. Aktualisht numri i rasteve aktive arrin 8354. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 454.608 testime të Kovid-19. Nga rastet e reja të KOVID-19, më shumë ka në Shkup – 151, Tetovë – 27, Kavadar –…
Një tërmet me madhësi prej 3 shkallë u regjistrua sot 7 km nga qyteti i Kërçovës. Tërmeti ishte në një thellësi prej 2 km. Këtë javë, disa tërmete janë ndjerë në Maqedoni, në pjesën perëndimore. Në muajin nëntor të vitit të kaluar në Maqedoninë Perëndimore janë ndjerë disa tërmetet të moderuara./Telegrafi/
Në vazhdimësi punojmë në përmirësimin e politikave ekonomike për rritjen e konkurrencës së sektorit të biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në Facebook. “Qeveria në seancën e 41-të e miratoi Programin për reforma ekonomike 2021-2023 e cila si obligim është pjesë e reformave konform procesit eurointegrues. Ky dokument strategjik është pjesë e rëndësishme të procesit drejt BE-së”, ka shkruar Zaev. Kryeministri Zaev ka theksuar se Programi për reforma ekonomike përmban: projeksione makroekonomike, plan për Buxhetin për tre vitet e ardhshme, reforma strukturore që ndikojnë në rritjen ekonomike. “Zbatimi i këtyre reformave…
Vitin e kaluar në ekonomi u gjeneruan 397.4 milion euro në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë, njofton Ministria e Financave. Edhe pse viti 2020 ishte një vit krize, vitin e kaluar kishte kthim më të lartë të TVSH-së si përqindje nga tatimi i arkëtuar bruto krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa pagesa bëhej rregullisht dhe pa ndërprerje. Vitin e kaluar është realizuar kthim afërsisht prej 34% të tatimit të arkëtuar mbi vlerën e shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 është realizuar kthim prej 32%, në 2018 prej 31%, në 2017 prej 28%, në 2016 prej 26% dhe…
Kryeministri Zoran Zaev drejtoi takimin punues të organizuar nga Enti Shtetërore i Statistikave (ZSHS), me kryetarët e komunave për të kryer me sukses regjistrimin e ardhshëm të popullsisë. “Në pak më shumë se dy muaj, vendi ynë do të kryejë operacionin më të rëndësishëm statistikor – regjistrimin. Unë insistoj në termin ‘operacion statistikor’ sepse me zgjidhjet ligjore regjistrimi do të realizohet ekskluzivisht si një operacion statistikor në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat. Me zbatimin e tij të suksesshëm, ne më në fund do të korrigjojmë pasojat e shkaktuara nga pushimi i madh, i papranueshëm i 20…
Nëse dikush në tryezë më ofron të pranoj që Delçev ishte një bullgar, më besoni do të bëj një skandal diplomatik të përmasave botërore, për të cilin do të flitet për një kohë të gjatë dhe vetëm atëherë do të fillojnë procedurat e ndryshme, tha udhëheqësi i VMRO -DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë në Vetëm intervista në Kanal 5. “Është diçka e paimagjinueshme dhe mendoj se nuk duhet të ketë një person të tillë që do ta pranonte atë,” tha Mickoski. Ai thotë se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se në emër të Goce Delçev, Gruev, Pitu Guli dhe…
Pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair ku një vajzë e rreth 20-ave u përplas nga një veturë e tipit “Audi” teksa ka qenë duke kaluar rrugën ka reaguar këshilltari i ASH-së në komunën e Çairit, Fati Qaili. Më poshtë reagimin e plotë të Qailit në Facebook “Me dhjetëra herë kemi kërkuar të vendosen semafor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, me qëllim evitimin e aksidenteve të shumta dhe çuditërisht dy vite me rradhë kemi marrë vetëm premtime se do të vendosen. Shihet qartë se kur bëhet fjalë për pjesën ku jetojnë shqiptarë,…
Në Maqedoninë e Veriut të rinjtë kanë të drejtë të konkurrojnë deri më 1 shkurt në garën për Çmimin e Vitit që organizohet nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në garë mund të marrin pjesë shtetasit e RMV-së deri në moshën 35 vjeçare, duke i dorëzuar punimet e tyre, jo më të vjetra se janari i vitit 2019-të, në gjuhën maqedonase ose angleze. “Me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës…

