Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që në metodologjinë e re të regjistrimit të popullsisë, do të përfshihet edhe nje pjesë e regjistrimit në formë elektronike. “Regjistrimi 2021 në Maqedoninë e Veriut do të realizohet me metodologjinë e re e cila për herë të parë do të zbatohet te ne, e cila në një pjesë përfshinë edhe regjistrimin elektronik. Ky model i kombinuar është i njohur në praktikat botërore dhe është në përputhje me rekomandimet e OKB-së dhe Eurostatit”, deklaroi Zaev. Ai theksoi që do të ketë kryqëzim të të dhënave në terren në formë elektronike me të dhënat…
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet me madhësi prej 2.7 gradë sipas shkallës makroseizmike evropiane u ndje sot në orën 14:46 në rajonin e Mavrovës, 20 kilometra në jugperëndim të Gostivarit. Tërmeti ishte në një thellësi prej dy kilometrash. Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, 7 km nga Kërçova, në orën 11:24 të mëngjesit të sotëm, një tërmet tjetër u regjistrua me një madhësi prej 3.0 të shkallës Rihter në një thellësi prej 2 km./Telegrafi/
Që në fillim të vitit, rezervimi i dasmave ka marr hov të madh për sezonin veror. Nëpër restorantet më të mëdha, muaji korrik dhe gusht është i mbushur tërësisht. Pa dashur të flasin para kamerave, pronarët e restoranteve thonë se dasmat që u anuluan vitin e kaluar për shkak të Pandemisë, kanë siguruar terminë në muajt e pranverës. Por, një problem i madh është se ende nuk dihet nëse mund të organizohen këto ahengje familjare. Nga Sektori Hotelerisë në Ministrinë e Ekonomisë thonë se janë në përpilim e sipër të një protokolli, që 133 sallat e dasmave të regjistruara në…
Po bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet maqedono-bullgare. Deputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk i tha të dërguarit special të Qeverisë Maqedonase Vllado Buçkovski se, si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, ai do të vazhdojë të punojë për një plan bashkëpunimi midis dy vendeve. Ai do të ketë qëllime specifike dhe një program për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale, të cilat do të mundësojnë fillimin zyrtar të negociatave të pranimit në BE, raporton “24 orë”, duke raportuar në takimin e sotëm në Sofje. “Çelësi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të suksesshme është ndërtimi i infrastrukturës, arsimit dhe projekteve të…
Nga Ermir Gjinishi Eksodi shqiptar ngjason me shpërnguljen dhe dëbimin e popullatave në vende lufte. Për tre dekada 40% e shqiptarëve kanë ikur jashtë. Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka kapur majat në 8 vitet e qeverisë së sektit të rilindjes. Janë mbi 3000 mjekë të larguar, ndërsa infermierë në tre vitet e fundit janë plot 3500. Sot janë rreth 1.112000 shqiptarë që kanë braktisur vatrat e tyre. Mes tyre, një pjesë mjaft e konsiderueshme, specialistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Braktisja e vendit nga intelektualët është më tepër dëbim sesa zgjedhje. Pamundësia për të ofruar potencialet intelektuale…
Treqind deri në katërqind qen endacakë mendohet që të jenë në rrugët e qytetit të Tetovës në këtë periudhë kohore. Këto janë të dhënat që jep veterineri Ramiz Selami i cili edhe ka trajtuar qentë endacakë në Tetovë. Sipas Selmanit qentë në këtë periudhë kohore janë agresivë për shkak të mungesës së ushqimit por edhe nëse qentë janë të vaksinuar edhe ata mund të jenë agresiv nëse të njëjtit ngacmohen. “Për momentin qen endacak në Tetovë ka 300 deri në 400 edhe pse numri i saktë nuk dihet, por problem nuk është sa ka në Tetovë por problem është sjellja…
Asnjë nga tre anijet në lumin Vardar nuk është hequr, ndërsa kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, paralajmëroi rrënimin e tyre që kur erdhi në pozicionin e kryetarit tre vjet më parë. Ka kaluar gati një vit që kur Shilegov në konferencë shtypi, të mbajtur më 9 mars para gazetarëve dhe kamerave, e nënshkroi vendimin për heqjen e galerës te MEPSO. Pastaj ai tha se e kishte ndërprerë kontratën për anijen sepse nuk kishte punuar dhe nuk kishte paguar qira, megjithëse Qyteti i Shkupit i kishte dërguar vendim kompanisë “Fallanga Heronea SHPKNJP” në vitin 2018 se duhet të fillonte të punojë,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur sot paralajmërimit të maturantëve për bojkot, duke thënë se janë të obliguar që të sigurojnë maturë shtetërore që të mundësohet rregjistrimi në fakultet për të gjithë maturantët e interesuar. Në një kumtesë me shkrim, MASH thotë se këtë e bëjnë për t’u mundësuar maturën 14.000 nxënësve të paraqitur dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare, ndërsa për nxënësit që nuk planifikojnë të vazhdojnë studimet ata thonë se kanë mundësi të hyjnë vetëm në maturë shkollore dhe provimin professional. Ministria për Arsim dhe Shkencë kujton se këtë vit do të mbahet maturë me…
Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 334 pacientë pozitivë ose të dyshuar po trajothen për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 27 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 39 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 23 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 23 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, në Kumanovë 49 pacientë, 60 pacientë janë shtruar në Qendrën Covid në…
I kthehet prona lokes Nafije Saliu, e cila e kishte dhuruar tek Bekim Seferi për dhuratë. Gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e lokes qëndruam bashkë me personin që lokja ia ka dhuruar pronën, dhe me Avokatin e Popullit në Kërçovë Ylber Rufatin. Bekimi thotë se e ka lutur loken ta marrë te shtëpia e tij por ajo ka dashur të qëndrojë te malli i burrit të saj, edhe dje ai para të gjithëve i ofroi tre opsione ta merrte në shtëpi, të vinte ai të jetonte aty ose t’i kthente pronën. Bekim Seferi: Do të vish tek unë, të…
Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 257 masa në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit. Prej tyre 34 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 23 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes. Siç ka njoftuar MPB-ja, gjithsej 20 sanksione janë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe tetë për kalim në semafor të mbyllur, dritë të kuqe. Janë shqiptuar edhe 18 masa për shfrytëzimin e celularit, katër për mospërdorim të rripit, 57 për parkim jo të drejtë dhe 4…
Ndodhitë e fundit politike në vend, protestat e të premtes, regjistrimi, propozim ligji për shtetësi e një sërë ndodhish tjera, ngjallën sërish në vend një problem që dukej të jetë fshehur. Nacionalizmi dhe urrejtja e qytetarëve maqedonas ndaj shqiptarëve, sidomos e shprehur në rrjetet sociale pas protestës, po vë në dyshim edhe njëherë bashkëjetesën mes dy popujve më të mëdhenj në vend. Kjo po ndodh në një periudhë kur shteti fqinj, Bullgaria po bllokon procesin integrues të vendit si pasojë e kundërshtimeve rreth historisë së përbashkët mes dy vendeve apo edhe për gjuhën. Të gjitha këto ndodhi, ashtu si edhe…

