Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska so tha se për shkak të orëve të humbura gjatë bojkotimit të mësimit, shkollat do të riorganizohet dhe do t’i kompensojnë orët e humbura me maturantët. Ajo përsëriti qëndrimin se të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në fakultet duhet të kenë dhënë provimin e maturës shtetërore. Sipas saj, obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Maqedonisë është zbatimi i kësaj mature sipas afateve ligjore. “Çdo shkollë ka mënyra se si do t’i kompensojë orët e humbura, si çdoherë kur ka pamundësi për t’u ndjek mësimi. Edhe këtë herë do të riorganizohen”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë pret që këtë muaj të bëj shpërndarjen e njëpasnjëshme të dozave të vaksinave Covid-19 nga prodhuesit “Pfizer” dhe “Sinofarm”. “ Ne po presim orarin e mekanizmit Covax me dërgesa të sakta sipas sasive dhe afateve, që më pas të dalim me detaje para opinionit. Në shkurt, nuk do të ketë vaksinime masive, por një proces të saktë të organizuar të vaksinimit, dmth ne do të zbatojmë fazën e parë të Strategjisë Kombëtare për Imunizim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për portalin “Plusinfo”. Nga kjo ministri akoma nuk saktësuan se kur do të mbërrijnë vaksinat e para vendin…

Lexo më Shumë

Platforma e parë Shqiptare ofron Panairin e Librit online. Kjo platformë ju dedikohet të gjithë lexuesve në Maqedonine e Veriut, që të kenë mundësinë të blejnë titujt më të rinj të librave në gjuhën shqipe. Porosia në Platformen e Panairit të Librit Tetovë jua sjell lexuesve librat në shtepi. Për cdo libër të blerë në Panairin e Librit Tetovë, te hollat do të përdoren për fëmijet në nevojë. Për cdo libër që do të blini, ju do të gëzoni nje fëmijë.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave, Nikolla Popovski dhe profesorët Borçe Trenovski dhe Marjan Petreski janë propozimet e Qeverisë për anëtarët e rinj joekzekutivë të Këshillit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Ata do të kenë një mandat prej shtatë vjetësh në këtë organ, ndërsa propozimi u kumtua ditë më parë nga ana e Qeverisë. Tre anëtarët e rinj do t’i bashkangjiten Këshillit aktuale me në krye guvernatoren Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendës-guvernatorëve Fadil Bajrami, Emilija Nacevska dhe Ana Mitrevska, si dhe dy anëtarëve Sinisha Naumovski dhe Gadaf Rexhepi, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, me tre anëtarët e rinj – që të tre maqedonas, numri…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 13:10, në rrugën rajonale Tetovë-Volkovi, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë ndaluar vetura “Ford Mondeo” pa targa, e drejtuar nga R.F. (63) nga fshati Marena e Kavadarit, ndryshe në pronësi të Z.A. (38) nga Banjicae Poshtme e Gostivari, i cili nuk e kishte regjistruar për më shumë se gjashtë muaj informon Tetovasot. Vetura është konfiskuar përkohësisht dhe kundër personit R.F. do të pasojë një parashtresë adekuate.Ts

Lexo më Shumë

Dje në ora 15:40, personi S.M. (43) nga Zdunja e Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më herët rreth orës 21:30, në Zonën e Shtatë të Gostivarit, djali i tij 17 vjeçar ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona, dy prej të cilëve i kishte njohur më parë dhe me të njëjtit kishte patur keqkuptime të ndërsjella, Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Mbi 160 dënime në komunikacion janë shqiptuar edhe në Shkup e rrethinë. Prej tyre shtatë janë për vozitje nën ndikim të alkoolit Policia gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle të shtuara për kapjen e shoferëve që vozisin nën ndikim të alkoolit. Kontrollet janë zhvilluar në Strumicë dhe në Tetovë. Atyre u janë marë përkohësisht lejet e vozitjes. Përveç tyre, në Strumicë janë shqiptuar edhe 40 dënime për vepra tjera në komunikacion, kurse në Tetovë 15. Mbi 160 dënime në komunikacion janë shqiptuar edhe në Shkup e rrethinë, raporton gazeta Lajm. Prej tyre shtatë janë për vozitje nën ndikim të…

Lexo më Shumë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), në seancën e fundit dimërore, e mbajtur me prani fizike dhe video debat e miratoi raportin e përgjithshëm për monitorimin e angazhimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Në pjesën kushtuar Maqedonisë së Veriut, raportuesi Mikael Astrup Jensen thekson se proceset e integrimit evropian të vendit janë ndërprerë sepse Bullgaria po bllokon miratimin e kornizës negociuese, për shkak të përdorimit të gjuhës maqedonase në negociata. Raporti i fundit i APKE-së për dialogun pos-monitorimit me Maqedoninë e Veriut ishte në tetor të vitit 2019, kur miratoi Rezolutën 2304. Ndërkohë, siç informon raportuesi, i…

Lexo më Shumë

Pakoja e katërt dhe e pestë e masave antikrizë nuk do të kenë efekt sepse nuk janë drejtuar siç duhet, reaguan sot përfaqësuesit e industrisë së mishit nga vendi. Ata besojnë se Qeveria duhet t’i kthejë përsëri kuponët “Blej produkte vendore”, në mënyrë që të orientohen mjetet e qytetarëve te kompanitë vendase. “Tre pakot e para ishin më të mira dhe më efikase, më shumë u ndihmuan kompanive vendore, ndryshe nga masa e katërt që nuk dha rezultate pavarësisht fondeve për atë qëllim. Në masat e mëparshme, njerëzit kishin karta për të blerë produkte vendore, ndërsa tani i marrin paratë…

Lexo më Shumë

Shërbimet globale të Western Union do të jenë të disponueshme në lokacionet Walmart në mbarë SHBA ndërsa bashkepunimi pritet të fillojë në pranverën e këtij viti. Walmart është zinxhiri më i madh dhe më i njohur i marketeve në SHBA dhe ka më shumë se 2.2 milion puntorë në të gjithë botën – gati 1.5 milion vetëm në SHBA. Walmart është njëkohësisht edhe kompania më e madhe në botë për shitje me pakicë. Miliona amerikanë mbështeten në strategjinë transparente të Walmart që ofron produkte dhe shërbime me cmime konkurente. Me shtimin e shërbimeve Western Union, klientëve të Walmart do t`u…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir njofton se gjatë ditës së djeshme një shtetas grek ka raportuar se i është vjedhur makina e tipit “VW Golf 7”, transmeton Alsat. Shtetasi grek G.I. (31) ka raportuar se vetura i është vjedhur në bulevardin “1 maji” në Manastir. “Bëhet fjalë për makinë me targa të Zvicrës, ndërsa zyrtarët policor tashmë kanë marrë masa për zbardhjen e plot të rastit”, thonë nga SPB-Manastir.

Lexo më Shumë

Kjo Qeveri është demokratike dhe asnjëherë nuk do të anojë drejt censurës. Kundër lajmeve të rrejshme po luftojmë me të vërtetën dhe me hapat tanë deri më tani as që jemi afruar afër linjës së kuqe, kalimi i së cilës do të thoshte anim drejt censurës, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për edicionin e shtypur të revistës “Kapital”. Zaev nënvizon se lajmet e rrejshme, përkatësisht dezinformatat, i minojnë demokracitë dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese e rrezikojnë sigurinë e popullatës. Sqaron se Qeveria në nivel ditor po përballet me dezinformata, përmes sistemit të vet të vendosur për komunikime të…

Lexo më Shumë