Kreu i Aleancës për Shqiptarët deklaroi i prerë se koalicioni ASH-AAA do të përdor të gjitha mekanizmat për të penguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Sela me këtë rast përmendi se Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet e këtij ligji miratohen me Badenter dhe se ky koalicion do të përdor këtë mekanizëm për ta penguar shtyrjen e regjistrimit.“Dje kishte një takim mes dy kryetarëve të partive maqedonase, për ne në cilësinë e kryetarëve ata mund të takohen jo njëherë por 100 herë. Por jemi këtu për të thënë se ky lloj takimi është zero, dhe të gjitha marrëveshjet që dalin nga ky lloj takimi janë zero. Ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi. Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetareve të efektuohet në parlament. Ky ndryshim ligj kalon me Bedenter, ASH-AAA do të përdor këtë mekanizëm që të mos lejoj që regjistrimi të shtyhet”, tha Sela./ALSAT
Data 16.11.2026
Aktuale
- Vendimi i Hagës: Thaçi dhe të tjerët përballen me sfidat e drejtësisë
- Tragjedi në Tajlandë, 11 viktima nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Phuket
- Kurti njofton ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë për shkak të bllokadës
- Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, hyn në fuqi obligimi për pajisje dimërore
- Rrëfimi i guximit: Historia e Afrim Krasniqit, invalid i UÇK-së
- Parashikimi i motit
- Alarm për pornografinë e krijuara përmes IA-së/ Rritje me 8,400% e fotove dhe videove të gjeneruara në vetëm dy vite, preken mbi 300 mln fëmijë
- “Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarake



