Javën e ardhshme fillon shqyrtimi i propozim-Ligji për letërnjoftimet i propozuar nga Lëvizja Besa. Nga Ky subjekt thotë se teksti i ligjit është harmonizuar me partnerët e koalicionit dhe partitë tjera parlamentare. “Në konsultimet me partitë politike janë përafruar qëndrimet. Presim që javën e ardhshme të kthehet në komisionin amë që të krijohen kushtet për të vazhduar në seancë plenare”, tha Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes Besa. Ligjin e mbështesin edhe partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative. Edhe pse nismën e Besës nuk e kanë firmosur, mbështetje kanë ofruar edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI. Nga LSDM thonë…
Author: Hamdi Kumanova
Babë e bir nga Tetova janë arrestuar pasi paraprakisht kanë rrahur një punonjësin të shërbimit për prakingje. Incidenti ka ndodhur gjatë mesditës në rrugën “Ilindensa”, transmeton Alsat. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se dy personat po mbahen në stacion të policisë, pasi kanë sulmuar drejtuesin e karrotecit(mjetit speciale për tërheqjen e makinave-merimangë) “Në ora 12:40, policët e SPB-Tetovë në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, afër sheshit të qytetit, arrestuan shtetasit e Tetovës H.T. (19) dhe SH.T. (47), të cilët më parë sulmuan fizikisht S.M. (49) nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në “shërbimin e tërheqjes së makinave” në Tetovë”, thonë nga MPB.
Po shitet sinxhiri i marketeve, si dhe qendra tregtare “Ramstor”, ndërsa, siç kumtuan pronarët turq “Migros Toxharet”, tanimë është nëshkruar parakontratë me kompaninë “Siti Pllaza SHPK”. “Kanë filluar negociata për shitjen e 100 për qind të aksioneve të filialit “Ramstore Bullgaria EAD”, i cili posedon 99 për qind nga aksionet e ‘Ramstor Maqedoni’, kompanisë ‘Siti pllaza SHPK Shkup’”, thuhet në kumtesën e kompanisë turke “Migros Tixharet”. Në kumtesë thuhet se është nënshkruar parakontratë, ndërsa në vijim janë negociata lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për për transmetim të aksioneve. “Filiali ‘Ramstor Maqedoni’, i cili punon në Maqedoninë e Veriut, përbën përafërsisht…
Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në facebook Hulumtimi i fundit nga Asiciasioni për Iniciativa Demokratike (ADI), e ka nxjerrë Komunën e Gostivarit me korrupsion shumë më të ulur në krahasim me komunat tjera të vendit. Perceptimi i mbi 600 qytetarëve është se korrupsioni në Gostivar, vazhdimisht bie, ndërsa rritet liria e të shprehurit nga qytetarët dhe shoqëria civile për të ngritur zërin për çdo dukuri që nuk duhet ndodhur në mesin ku jetojmë. Ky hulumtim, që ka realizuar (ADI) ka ardhur përmes projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare dhe shoqërisë civile në lidhje me…
Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Adela Monika Aksinte, ambasadores së sapoemëruar të jashtëzakonshme dhe të autorizuar të Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores Monika Aksinte, presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale i theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat karakterizohen nga dialog i hapur dhe përpjekje të ndërsjella për t’i pasuruar ato në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Do të doja të theksoja bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave si vende aleate brenda NATO-s, por edhe mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhe parimore nga Rumania…
Kompania ajrore “Windrose” do të ndërpres linjën ajrore Shkup-Kiev pas vetëm dy muajve funksionim, transmeton Alsat. Fluturimet e fundit do të realizohen të enjten dhe të dielën, pas edhe dy rotacioneve në mars, pas çka linja do të ndërpritet tërësisht. “Windrose” është kompania e parë që realizoi lidhje direkte mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, fluturimet 7W791/792 Shkup-Kiev zhvilloheshin çdo të enjte dhe të diel me avionët Embraer-145 dhe ATR72-600.
Prej nesër do të fillojë regjistrimi i automjeteve me targa të huaja me tarifa më të ulëta për 50%. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se sot ose nesër në Gazetën Zyrtare do të publikohet Rregullorja për miratime individuale të automjeteve dhe me atë qytetarët do të munden ta shfrytëzojnë çmimin preferencial që t’i riregjistrojnë automjetet, njofton Portalb.mk. “Me ligjin i cili u miratua parashihet që të miratohen rregullore përkatëse, a dje Ministria e Ekonomisë e miratoi Rregulloren për miratime individuale të automjeteve. Tani Byroja për Meteorologji dhe institucionet tjera si Drejtoria Doganore munden lirisht të fillojnë me regjistrimin e…
Lideri i ASH, Ziadin Sela pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat e Pollogut. “Pritjet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktaulisht në Pollog ata kanë dy komuna Teracën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë. Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin ndërsa në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë. Prandaj them se BDl rrezikon në 6 tëshe të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese për media thotë se regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave i cili do të zbatohet në prill të vitit 2021, do të jep të gjitha përgjigjet e nevojshme në raport me sigurimin e të dhënave statistikore cilësore që janë kyçe për ndërtimin e strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të parashikueshëm të shtetit. Nga Qeveria thonë se regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, i organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat, operacion statistikor që na mungon…
Në 24 orët e shkuara, në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 334 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus. Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 20 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 41 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 24 pacientë, në Veles po mjekohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 50 pacientë, në Prilep 18, në kovid-qendrën në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë…
Pakoja e pestë e masave ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve për ballafaqim me Kovid-19 do të peshojë mes 50 dhe 60 milionë euro si implikime të drejtpërdrejta të buxhetit, por si implikime fiskale do të jetë rreth 150 milionë euro. Pritet të finalizohet këtë javë nëse arrijmë konsensus me të gjithë aktorët e interesuar, konfirmoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai në përgjigjen e pyetjeve pas vizitës në kompaninë e Shkupit “Rade Konçar TEP” theksoi se akoma janë duke u shqyrtuar detajet për pakon, që të përcaktohet saktë vlera e saj dhe theksoi se mbështetja për…
Përkundër rritjes te fqinjët, nuk do të ketë ndryshime në çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë, pasi që asnjë nga kompanitë e energjisë nuk ka paraqitur kërkesë në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ( KRE) se i kanë rritur shpenzime, konfirmoi për MIA-n kryetari i KRE-së Marko Bislimoski. “Shohim se në Serbi çmimi është rritur për 7.9 për qind, që do të thotë se në përgjithësi kompanitë rajonale të energjisë po përballen me një vit të vështirë me të hyra të zvogëluara dhe rritje të shpenzimeve”, tha Bislimoski. Fokusi i KRE-së dhe të gjithë energjia, potencon…

