Dje në periudhën prej ora 15:15 deri në ora 18:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë – departamenti për krim ekonomik kanë privuar nga liria personat V.O. (33) dhe B.O. (53) nga Tetova për shkak të dyshimit se kishin kryer vepër penale “shkelje e të drejtavet autoriale dhe të drejtat lidhur me të”, e dënueshme sipas Nenit 157 të Kodit Penal informon Tetovasot. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të V.O. në rrugën “185” dhe në objektin biznesorë në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugën “120” në Tetovë është gjet dhe me vërtetim janë konfiskuar pajisje të ndryshme që ai kishte përdorur për ritransmetimin e programeve televizive, gjegjësishtë përmes një portali special të rishitur IP-TV kanale për përdoruesit e interesuar.
Disa pjesë të pajisjeve të ndryshme dhe sende të tjera janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe mjediset e biznesit të B.O. i cili gjithashtu kishte përdorë portalet e televizionit IP për ritransmetimin e kanaleve vendore dhe të huaja dhe kishte përfitime joligjore, nga dy tetovarët janë konfiskuar Laptopët, shtëpiza kompjuterike, marrësit, USB, Android box dhe pajisje tjera. Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të përgaditen parashtresa.
Data 12.09.2026
Aktuale
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Persona të maskuar mbërrijnë me trotinetë dhe u vënë flakën 20 dyqaneve në Shuto Orizarë (VIDEO)
- Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh
- Aksident në Prilep, çiklistja 51-vjeçare përfundon me lëndime të rënda
- Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
- Aksident me pasoja tragjike: Babai dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në një përplasje të drejtpërdrejtë



