Author: Hamdi Kumanova

Mickoski sot deklaroi se ai dhe partia e tij mbështesin maturantët në kërkesat e tyre, duke nënvizuar se maturantët kanë të drejtë, ai njëherit iu bëri thirrje edhe partive të tjera që të mbështesin kërkesat e maturantëve. “Iu premtua se do të shkurtohen përmbajtjet mësimore, kjo nuk ndodhi. Një pjesë e madhe e kuadrit arsimor për shkak të pandemisë dhe për shkak të paaftësisë së pushtetit që të përballet me pandeminë pamundësoi që një pjesë e tyre të marrin pjesë në mësim. Çfarë kërkojnë maturantët, që të ulet numri i lëndëve obligative për maturën shtetërore”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka nisur procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “Sinovac”, të cilat gjatë shkurtit pritet të arrijnë në një kontingjent të vetëm nga Pekini në Shkup, transmeton Insajderi. Siç raportohet, ende nuk ka një informacion të saktë dhe se në cilën datë do të mbërrijnë në shtetin fqinj vaksinat e para kineze. Gazetarja Ferikan Iljazi u shpreh se ka edhe një burim tjetër për sigurimin e vaksinave COVID, që është shteti serb. Pas një marrëveshje mes dy qeverive, serbe dhe maqedonase, pritet që kjo e fundit t’i blejë Serbisë, me çmim tregu, tetë mijë vaksina.…

Lexo më Shumë

Avokati mbrojtës Naser Raufi fjalët përfundimtare i nisi me atë që shumë prova të tyre nuk janë pranuar, ndërkohë qe siç tha asnjë provë e palës tjetër nuk është refuzuar. Më tej u shpreh se ata si mbrojtje thellësisht janë të bindur se ky rast është instrumentalizuar. Ndërkaq e shprehi zhgënjimin e tyre edhe nga prokurorja Fatime Fetai gjatë procesit gjyqësor. “Jemi thellësisht të zhgënjyer nga prokurorja e lëndës për raportin ndaj neve avokatëve si dhe ndaj vetë të akuzuarve. Prokurorja Fatime Fetai edhe pse shumë mirë e din se nuk guxon të tregoj për lartësinë e dënimeve ndaj të…

Lexo më Shumë

Pala mbrojtëse e viktimave për rastin “Monstra”, në seancën që po mbahet në këto momente në Gjykatën Penale të Shkupit ka thënë fjalët përfundimtare. Avokatja e viktimave është shprehur se pajtohet me fjalët përfundimtare që u shprehën paraprakisht nga prokurorja Fatime Fetai, në seancën e kaluar. Kjo nënkupton, se avokatët e viktimave kanë kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ashtu siç ka kërkuar prokurorja Fetait, me burgim të përjetshëm dhe kanë kërkuar dëmshpërblim.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale – Shkup në vitin 2020 e tejkaloi fluksin e rasteve gjyqësore dhe e zvogëloi numrin e rasteve të pazgjidhura, gjë që është tregues i azhurnitetit të Gjykatës, tha kryetari i Gjykatës Ivan Xholev në konferencën e sotme me përfaqësuesit e mediave dhe organizatave joqeveritare. Duke folur për statistikat më të fundit për punën e gjykatësve në Gjykatën Penale, ai theksoi se vitin e kaluar Gjykata Penale e filloi me 20.380 raste nga viti paraprak, 43.080 raste të sapo pranuara, ose gjithsej 63.460 raste në punë. Kryetari i Gjykatës informoi se për këtë periudhë ishin zgjidhur 44.040 raste…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të ekspertit i cili e ka përgatitur ekspertizën, me të cilën sipas prokurorisë hidhet poshtë teoria se palët e treta në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar në territorin e Shkupit vazhdon gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target – Fortesa”. Gjykata, në fillim nuk e pranoi ankimimin e mbrojtjes, duke thënë se palët në një debat paraprak kanë dhënë pëlqim kjo dëshmi të zbatohet, pasi do të merret në pyetje personi ekspert. “Vlerësojmë se në këtë mënyrë nuk shkelet parimi i barazisë ndaj mjeteve ligjore, duke e pasur parasysh se këshilli deri më tani nuk…

Lexo më Shumë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot para mediave tha se partia më e madhe opozitare gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje dhe është marrë vendim që nga sot të niset procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave. “Nga nesër e filmojmë këtë procedurë, ndërsa formalisht mbledhja e nënshkrimeve fillon në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Mickoski. Ai rikujtoi se shteti i Kroacisë është vendi i fundit që ka anuluar regjistrimin dhe kërkoi që ky operacion statistikor të bëhet onlajndhe jo me shkuarje në derë. “Regjistrimi i kombinuar që po…

Lexo më Shumë

Propozim ndryshimi i Ligjit të Lojërave të Fatit i cili ka ngecur në labirintet e Kuvendit për një kohë të gjatë, shkon në histori. Partitë në pushtet sërish paralajmërojnë ndryshime ligjore edhe debat publik. Ndërsa deri tani nuk u gjet hapësirë për miratimin e ndryshimeve të shumë kërkuara ligjore dhe të premtuara nga pushteti, sot në procedurë kuvendore u gjet ligji ekzistues, por që harmonizohet me Ligjin për Kundërvajtje. Pasi të mblidhen të gjitha komentet, e të shqyrtohen të njëjtat, ligji i njëjtë apo me ndryshimet përmbajtësore do të duhet të dorëzohet në Qeveri e pastaj Qeveria si propozues duhet…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i madh i të prekurve aktivë nga koronavirusi janë në komunat e Shkupit edhe atë në Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gazi Babë ndërsa nga komunat jashtë Shkupit, më së shumti raste aktive ka Komuna e Ohrit. Momentalisht në Maqedoni ka 7.717 raste aktive, ndërsa Aerodromi ka 566, Kisella Voda 543, Gazi Baba 541, Komuna Qendër 514, Karposhi 512, Gjorçe Petrovi 413, ndërsa Çairi ka 207 raste aktive. Ohri momentalisht është në krye të listës nga komunat jashtë Shkupit me 350 raste aktive, ndërsa më pas vjen Kumanova me 312 dhe Kavadari…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vitin 2020 botoi “Atlasin linguistik të dialekteve maqedonase” (“Лингвистички атлас на Македонските дијалекти”, Скопје, 2020). Në këtë atlas paraqitet harta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendet fqinje, në të cilën Republika e Kosovës është futur në kllapa (“Kosovo”), duke e paraqitur atë si pjesë të Serbisë. Po ashtu kjo e fundit (Serbia) është shënuar në territorin e Kosovës (Shih hartën numër 36, nga autori Marjan Markoviq). Të gjitha shtetet tjera, si: Republika e Serbisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë dhe Republika e Shqipërisë janë…

Lexo më Shumë

Për 3 orë me radhë gjatë ditës së sotme është marrë në pyetjes organizatori i protestës kundër rastit “Monstra” Blerim Ahmedi, shkruan gazeta LAJM. Pas daljes nga stacioni policor në Bit Pazar, Ahmedi tha se është gjobitur me 510 dhe është kërcënuar se do të arrestohet nëse sërish organizon protesta. Por, ai tha se nuk ka frikë nga këcënimet. “Dje u thirrëm nga policia përmes telefonit dhe nuk kemi pasur ftesë me shkrim, gjë që është kundër ligjit. Jemi thirrur për çështjen e protestës së 29 janarit dhe kërkonin përgjegjësi për mosbajtjen e distancës sociale, mosmbajtje të maskës, dmth, mund…

Lexo më Shumë