Author: Hamdi Kumanova

Është e mundur të arrihet zgjidhje me Bullgarinë deri në qershor dhe të kemi konferencën e parë ndërqeveritare këtë vit, tha Kryeministri Zoran Zaev, për “Kanal5”. Kryeministri theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë në tryezë. Kjo, siç tha ai, nuk negociohet askund në botë. Historia, thotë ai, nuk mund dhe nuk duhet të jetë pengesë. Gjëja më e rëndësishme është se çfarë historie do të shkruajmë tani për brezat e ardhshëm. Ai shtoi se pjesa e historisë mund të shtjellohet në një mënyrë elegante, duke treguar se në një kohë patëm një histori të përbashkët mes…

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare, Aleksandara Gorzdanova e cila është edhe kryetare e Komitetit për Imunizim pranë MSH-së tha se “AstraZeneca” është ndër vaksinat më të sigurta dhe më cilësore. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik për shkak se vetëm “Britanika e Madhe” ka mbi 17 milionë vaksina të dhëna nga kjo kompani. Ajo sqaron se në fillim ishte rekomandimi ‘AstraZeneca’ të mos jepet te popullata më e moshuar se 65 vjet por nuk kanë qenë të dhënat e plota. “Vaksina më pas filloi të jepet dhe u pa se është e sigurt”, tha Grozdanovska.

Lexo më Shumë

Vaksina AstraZeneca do të dedikohet edhe për kategorinë më të re të qytetarëve, por fillimisht pritet qëndrimi zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA. Derisa nuk arrin qëndrimi nga EMA, me AstraZeneca do të vazhdojnë të vaksinohen vetëm të moshuarit, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Presim qëndrim zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA i cili javën e ardhshme duhet të ketë mbledhje zyrtare. Do ta presim këtë qëndrim, sepse siguria e qytetarëve është më e rëndësishme. Çrregullimet që shkaktohen nga ky variant i virusit, janë shumë herë më të mëdha se komplikimet që…

Lexo më Shumë

Nga grupi i masave ekonomike të miratuara nga Qeveria vitin e kaluar, për të kapërcyer pasojat e krizës, kompanitë dhe personat e vetëpunësuar (PVP), të cilët morën subvencione për paga dhe kontribute shoqërore për muajt prill, maj, qershori, dhe për tetor, nëntor e dhjetor, e kanë për obligim të kthejnë fondet e marra në buxhetin e shtetit, në shumën deri në 50 për qind të rezultatit financiar të arritur, para taksimit në bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2020. Për atë Qëllimi, ata duhet që Drejtoria për të ardhura publike të paraqesin kërkesë për përllogaritje të shumës. Kthimi…

Lexo më Shumë

Bullgaria t’i zbatojë ligjet e saj njëjtë për të gjitha grupet etnike në vend, mes të cilave edhe atë maqedonase dhe të gjejë zgjidhje në çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut, sepse bllokada e inkuadrimit të fqiut në BE “rrezikon destabilizimin e rajonit”, deklaruan për MIA-n nga Departamenti i shtetit amerikan, lidhur me raportin më të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në vendin fqinj. Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në Departamentin e shtetit, i publikuar pardje, është dikument i thellë për gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë. Në raport për…

Lexo më Shumë

Realizimi i mirë i Buxhetit, përfshirë investimet kapitale, si dhe zhvillimet pozitive makroekonomike, janë dëshmi të politikave të mira ekonomike të ndjekura nga kjo Qeveri, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me ish-ministrat e realizuar me rastin e shënimit 29 vjet nga Buxheti i parë. Ish-Ministri Taki Fiti, Xhevdet Hajredini, Boris Stojmenov, Nikola Popovski, Kiril Minoski dhe Nina Angelovska morën pjesë në takimin me Ministrin Fatmir Besimi dhe Zëvendës Ministrin Dimitar Kovaçevski. Në takim u prezantuan reformat e ndërmarra nga ministria në më shumë fusha – reforma e sistemit tatimor 2021-2025, strategjia për zvogëlimin e ekonomisë gri, procesi…

Lexo më Shumë

Për festat e ardhshme fetare së pari do të bisedojmë dhe do të shohim nëse Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandojë masa të reja, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së sotme në ISHP Spitalin klinik-Manastir. Sipas ministrit Filipçe, gjatë festave të vitit të kaluar ka pasur masa më të ashpra, por thelbi është në respektimin e masave tashmë ekzistuese. “Ne kemi masa të balansuara, ndërsa kemi zbatuar rezultate nga disa vende të cilat kishin masa më së ashpra, por edhe krahas asaj u përballën me valë të fuqishme. Ashtu për shembull në vendet e Evropës së…

Lexo më Shumë

Bedri Ajdari njëri nga organizatorët e protestës së sotme tha se institucioni i qeverisë duhet të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, por siç tha ai, fatkeqësitë po i diskriminon shqiptarë dhe po i dëmton. “Ky dëme po shfaqet nëpërmjet politizimit dhe partizimit të gjykatës dhe prokurorisë. Nuk po kërkojmë lëmosh, po kërkojmë drejtësi evropiane. Në këtë shtet për veprat e bëra kërkohen shqiptarët që tu montohet ajo. Kështu ndodhi me Sopotin, Alfën dhe me Monstrën. Me deklaratë të dhunshme dhe dëshmitarë të rrejshëm u dënuan shqiptarët. Qeverisë i kërkojmë që të lirohen të arrestuarit nga protesta e kaluar. Të…

Lexo më Shumë

Mund secili të lejojë të luajë për arsye politike me shifrat. Nuk është në rregull diaspora kur na nevojitet të mos votojnë, ndërsa të mos na duhen kur na jepnin para, kur duhet ta regjistrojmë, kur ndihmon në amvisëritë. Diaspora është populli jonë. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Mund që dikush prej neve nesër do të jetë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ky është populli ynë. Ne e regjistrojmë mbarë popullin tonë pa dallim nëse është në shtëpi ose jashtë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Polozani, gjithashtu iu drejtua protestuesve të pranishëm të mbledhur para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shkruan SlobodenPeçat përcjell Top24. “Gjeneratori i krizës në Maqedoni është Kushtetuta e vendit e cila e përcakton Maqedoninë si unitare dhe nuk pasqyron tablonë reale – karakterin e saj multietnik. “Për shkak të këtyre rasteve të trilluara, lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara do të informojë administratën e Biden në periudhën e ardhshme,” tha Polozani.TOP24mk Ai njoftoi se protestat kundër vendimeve të shqiptarëve do të vazhdojnë në të ardhmen dhe do të kërkojë formimin e…

Lexo më Shumë

Shkrimtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti, u prit në mjediset e fondacionit tonë në ditët e fundit të marsit. Vizitues i herëpashershëm i Tiranës dhe analizues energjik i zhvillimeve politike dhe shoqërore në kryeqytetin shqiptar, ai u ndal këtë herë për një vizitë te “ALSAR”-i. Pritjen ia bëri kryetari i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra, që e njohu shkrimtarin me aktivitetin e fondacionit. Biseda mes tyre u përqendrua në veprimtarinë botuese të “ALSAR”-it, me peshë gjithnjë e më të madhe në objektivat dhe planet afatmesme e afatgjata të tij. Z. Kim Mehmeti i çmoi fort botimet e fondacionit,…

Lexo më Shumë

Gara e re në Sport Life-“Shanse të dyfishta për Peugeot 3008”, për lojëtarët do të sjell dy dhurata kryesore. Kush do të janë lojëtarët që do t`i vozisin dy SUV veturat e markës Pezho 3008, do të shohim në fund të garës e cila do të realizohet nga 26 mars deri me 29 maj. Dhuratat kryesore janë të dedikuara për dy lojëtarët më të mirë. Njëra veturë do të fitohet nga lojtari me koeficientin e qëlluar më të lartë të tiketës me ndeshje të aksionit të vecantë ofrues, ndërsa vetura tjetër është për lojtarin i cili njashtu do të ketë…

Lexo më Shumë