Author: Hamdi Kumanova

Ish Ministri i brendshëm dhe drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka dëshmuar në seancën gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Çavkov tha, se edhe pse është anëtarë i VMRO-DPMNE-së, asnjëherë nuk ka kryer ndonjë funksion në parti. I ka hedhur poshtë të gjitha dëshmitë për lëndën e parë për ngjarjet e njëjta, se ai më 27 prill ka qëndruar në selinë e partisë. Në serinë e pyetjeve nga gjykatësi Ilija Trpkov, për përgjegjësinë dhe masat e ndërmarra gjatë kohës së sulmit në Kuvend, Çavkov tha se nuk ka pasur gabime…

Lexo më Shumë

Mirëpo, sipas prokurorisë, nuk ekzistojnë dëshmi se Haki Aziri është maltertuar nga “Radnik”. Në seancën e fundit për rastin “Monstra”, avokati Asmir Alispahiq, ka folur lidhur me torturën policore që ka përjetuar Haki Aziri për të pranuar rastin “Monstra”. Deklarata e Azirit nuk u mor parasysh nga Prokuroria, e cila kërkoi dënim të përjetshëm për tre prej të akuzuarve, transmeton gazeta Lajm. “Do ta vrasim familjen dhe fëmiun”, ka qenë një nga kërcënimet ndaj tij, deklaroi Alispahiq. Sipas avokatit, por edhe sipas Haki Azirit, në maltretimin e tij ka marë pjesë edhe inspektori Lupço Todorovski, i njohur me nofkën serbe…

Lexo më Shumë

Lëvizja Anti bixhoz nga Tetova sot në konferencë për shtyp kërkoi mbyllje të përkohshme të të gjitha objekteve për lojëra të fatit, deri në miratimin e ligjit i cili do të parashohë që objektet e tilla të jenë tre kilometra jashtë vendbanimeve. Këtë kërkesë e kanë për shkak të vrasjes së dyfishtë dhe vjedhjes në kazinon në Shkup, gjatë vitit të kaluar. “Prej momentit të vrasjes së dy të rinjve gjatë vjedhjes në Vizbeg kërkojmë mbylljen e të gjitha objekteve për bixhoz si në Shqipëri dhe Kosovë, deri në miratimin e ligjit të vërtetë, sepse ju vetë deklaruat se do…

Lexo më Shumë

Në seancën gjyqësore për 27-prillin e 2017-s, ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov duke u përgjigjur në pyetjet të parashtruar nga avokatët e mbrojtjes, tha se takimin e fundit që e ka pasur më 27 prill të 2017-s, ka qenë me një prokuror publik për një rast. Pas kësaj, ka deklaruar se ka realizuar takime për punë private. Dha dëshmi se në zyrat private ka qenë edhe derisa ka ndodhur sulmi në Kuvend, ndërkaq para orës 19:00 ka marrë informacion se është kërcyer rrethoja para Kuvendit dhe se policët që duhej të reagonin, kanë qenë të hutuar.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kovid-qendrat në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 328 pacientë pozitivë me virusin korona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 19 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 38 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 19 pacientë, në Veles ka 29 pacientë dhe 45 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe dyshues ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 50 pacientë, 19 në Prilep në kovid qendrën në Gostivar 18, ndërsa në Strugë 18 të sëmurë. Në…

Lexo më Shumë

– Rreth 450 mijë, 500 mijë ose më shumë! A do të tregoj regjistrimi ardhshëm se sa persona kanë migruar nga Maqedonia e Veriut në dy dekadat e fundit? Parashikimet janë se 500 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin me shpresë për jetë më të mirë në Evropë. Kjo paraqet afë r 22% e popullsisë së përgjithshme në vend e që arriti numrin 2.076.255 sipas të dhënave nga Enti Shtetërorë për Statistika. Derisa Banka Botërore, EUROSTAT-i dhe Kombet e Bashkuara përmes analizave të ndryshme, hulumtimeve dhe studimeve, gjatë viteve të kaluara kanë bërë përpjekje ta numërojnë diasporën, ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Me zgjedhjet lokale duhet të ketë edhe zgjedhje parlamentare, sepse vendit i duhet shumicë e re parlamentare. Kjo është kërkesë e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Sigurisht se po. Sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet parlamentare, sepse ky shtet i vogël, jostabil, tregoi se Maqedonia ka një regjim hibrid, se Maqedonia është ngatërruar në korrupsion në vendin e 111-të”, tha Mickoski. Ai ka deklaruar se edhe më tej është duke punuar për sigurimin e një shumice të re parlamentare. “Sigurisht se po punoj. Duroni. Së shpejti do ta mësoni”, tha Mickoski. Ndërkaq përfundoi, se e mundshme është edhe shumica e…

Lexo më Shumë

Dje në ora 15:45, personi M.S. (64) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 14:30 në rrugën ,,108“ në Tetovë kishte qenë i sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të keqkuptimeve në trafik lidhur me përparësinë e kalimit informon Tetovasot. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.Ts

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 20:00, në rrugën ,,Vidoja Smilevski-Bato“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë arrestuar 50-vjeçarin T.S. nga Tetova, i cili rreth orës 18:30 në shtëpinë e tij e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 44-vjeçare. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Pa ujë sot do të jenë konsumatorët e rrugëve “Marko Cepenkov”, “Ivan Kozarev”, “Tome Tomshiç”, një pjesë e “Hristo Tatarçev”-it, “Hristofer Zhefaroviq”-it, “Roman Kaskalieviq-it” dhe një pjesë e Alia Avdoviq”-it, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Ndërprerja në furnizimin me ujë të rrugëve “Marko Cepenkov”, “Ivan Kozarev”, “Tome Tomshiç”, një pjesë e “Hristo Tatarçev”-it, është për shkak të kryerjes së ndërlidhjes së ujësjellësit F100mm në rrugën “Marko Cepenkov” 11 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e defektit. Ndërkaq, ndërprerje në furnizimin me ujë në rrugët “Hristofer Zhevaroviq”, “Roman Kaskalieviq” dhe një pjesë e rrugës “Alia Avdoviq” është…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka gjobitur gjithsejtë 214 vozitës dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 18 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Policia ka gjobitur edhe 8 vozitës që kanë kaluar në të kuqe në semaforë, 22 të tjerë për tejkalim të shpejtësisë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 73 për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka ngritur padi penale kundër personit I.A. (45) nga Shipkovica e Tetovës dhe B.E. (48) nga Leshnica e Poshme e Tetovës deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë për shkak të dyshimit se të njëjtit kishin kryer vepër penale “falsifikim të parave” që është e dënueshme në bazë të nenit 268, paragrafi 2 i Kodit Penal. “Personi i raportuar I.A. dyshohet se në shtator të vitit të kaluar nga B.E. Ka blerë një veturë “BMW” dhe të njëjtën e kishte paguar me 4500 euro të falsifikuara, kurse personi B.E., megjithëse e kishte ditur që kartëmonedhat ishin…

Lexo më Shumë