Driton Sulejmani
Takimi Zaev dhe Mickovski prodhoi një veprim puro nacionalist maqedonas dhe antishqiptarë. Numri i madh i të regjistruarve shqiptar është realitet i ri i cili në të ardhmën do të ndryshonte dhe do të rrënonte pretendimet e politikanëve maqedonas në lidhje me pronësinë e shtetit.
Tentativa e tyre dhe veprimi konkret janë mesazh i qartë për shqiptarët: Ne jemi pronarët e shtetit kurse shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë të përkthyer në përqindje. Anulimi i regjistrimit nuk ka të bëjë aspak me pandeminë por është thjesht blerje kohe për ta skenuar manipulimin e rradhës për ti mbajtur shqiptarët në emërtimin kushtetues si 20%. Fatkeqësisht këtij veprimi ju bashkangjitën edhe deputetët shqiptarë pushtetar të cilët ju dhanë të drejtë politikanëve maqedonas në pretendimin e tyre mbi pronësinë shtetërore.
Nuk është se me këtë veprim të tyre jam i habitur. Nuk është hera e parë që maqedonasit arrijnë të realizojnë politikat e tyre nacionaliste me ndihmën e politikanëve shqiptarë. Ata e kanë gjetur formulën e artë dhe “partnerët” për ti realizuar këto politika.
Shqiptarët si komb autokton në këto troje duhet ta kuptojnë një punë që ka vite që po e flasim. NUK MBROHEN INTERESAT KOMBËTARE ME POLITIKAN TË KORRUPTUAR, INKRIMINUAR DHE TË KAPUR ME SKANDALE TË NDRYSHME.
Një gjë duhet të mbahet mend nga ky veprim politik: Në ditën kur u votua veprimi i turpshëm i anulimit të regjistrimit vetëm sepse u regjistruan një numër i madh i shqiptarëve, në njërën anë ishin koalicioni AAA&ASH duke mbrojtur interesat e shqiptare kurse në anën tjetër ishin VMRO-DPMNE, LSDM, LEVICA, BDI, BESA që votuan kundër interesit të shqiptarëve. Fotografi më e qartë se kjo nuk ka se si bëhet, e nuk ka dyshim se në zgjedhjet e ardhëshme shqiptarët do ta dijnë se kujt do ti japin legjitimitetin për ti përfaqësuar ato.