Gjatë ditës së sotme, zyrtarizuam ndarjen e dhjetë bursave për po aq talentë të rinj nga sfera e sportit në Komunën tonë, njoftoi kryetari i komunës, Arben Taravari. “Kisha nderin që këta talentë të rinj t’i prisja në kabinetin tim dhe personalisht t’ua ndajë bursat të cilat i kanë merituar për punën dhe suksesin e treguar. Numri i bursistëve nga sfera e sportit që do ti mbështesë Komuna e Gostivarit, vitin e ardhshëm do të dyfishohet, por nuk do të mungojë përkrahja për çdo personalitet, i cili promovon dhe bën krenarë Gostivarin!”, theksoi Taravari, duke i quajtur nxënësit si “ambasadorët…
Author: Hamdi Kumanova
Gjithsej 58 mijë doza më pak “Sumamed” dhe “Pancef” janë dhënë me recetë në muajin dhjetor, në krahasim me nëntorin, vitin e kaluar. Këto të dhëna në Facebook i ka publikuar mikrobiologu dhe profesori Nikolla Panovski, i cili muajt e kaluar vazhdimisht ka bërë thirrje të mos jepen antibiotikë pa nevojë. “Numri i recetave nëpërmjet Fonti të shëndetësisë për Sumamedin është ulur për 48 mijë, ndërsa për Pancefin për 10 mijë, në dhjetor në krahasim me nëntorin 2020”, shkruan Panovski. Ai më herët theksonte se pacientëve të infektuar me COVID-19 ju jepen shumë ilaçe, edhe kombinimi i “Sumamed” dhe “Pancef”…
Përfaqësuesi special i qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski për televizionin Tellma ka konfirmuar që është arritur marrëveshje nga muaji mars, kanali satelitor i Televizionit Nacional të Bullgarisë – TNB 4, përveç nëpërmjet operatorit A1, të riemitohet edhe në “Maks TV” të Telekom Maqedonia, në të cilin shteti ka aksione të veta. Njëkohësisht, kanali satelitor i Televizionit të Maqedonisë të riemitohet nga operatorët televiziv të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk. Gjithashtu, pritet edhe përfundim i procedurës rreth dokumentacionit për tre televizione private të Bullgarisë të mund të riemitojonë në Maqedoni, ndërsa deri kah fundi i muajit shkurt, e njëjta do të bëhet edhe…
Maturantët ndërprenë bojkotimin e mësimit përkohësisht derisa ligjvënësi të merr një vendim konkret në lidhje me kërkesat e tyre. Një vendim i tillë i maturantëve vjen pas një javë takimesh intensive midir tyre dhe deputetëve të opozitës dhe pushtetit, ku deri më tani më shumë se 70 deputetë dhanë mbështetjen e tyre për ndryshime ligjore në Ligjin për arsim të mesëm, të propozuar nga VMRO. Morëm vendim që përkohësisht t’i pezullojmë të gjitha aktivitetet e bijkotit nga data 6 shkurt deri në 12 shkurt, gjegjësisht deri atëherë kur duhet të thirren seanca në Kuvend për të votuar në lidhje me…
Lajmet nëpër media se njëri prej kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme “nuk e ka kaluar” testin psikologjik, janë të pavërteta. Sipas profesoreshës së Institutit ku është bërë testimi, një person nuk mundet ta kalojë ose mos e kalojë testin psikologjik, por të njëjtin vetëm e plotëson, ndërkaq Instituti jep mendim nëse personi në fjalë është përkatës për vendin e caktuar të punës ose jo. Përsëritja e testimit është bërë për shkak problemeve teknike. Kryetari i Këshillit Gjyqësor konfirmoi se Instituti ka dhënë mëndim që Saiti është “përkatës”, shkruan Portalb.mk. Në Gjykatën Supreme vijon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit…
Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet sot do të shqyrtojë propozim ligjin për huamarrje të Maqedonisë së Veriut me hua pre Bankës Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim në bazë të marrëveshjes për financim të projektit për avancim të arsimit fillor, me procedurë të shkurtuar. Propozim ligji i propozuar nga Qeveria parasheh që shuma e përgjithshme e huas që do të ndajë Banka Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim të jetë 21,5 milionë euro, transmeton Portalb.mk. Afati i pagesës është 11 vite, me grejs periudhë prej 3 vite. Huaja do të paguhet në 16 këste gjysëmvjetore të cilat duhet të paguhet më…
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.161 testime për coronavirus, prej të cilëve 314 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup – 179, Kavadar – 17, Prilep – 16, Veles – 12, Ohër – 11, Tetovë – 10, Manastir – 7, Dellçevë – 6, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 5 në të dy qytetet, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija – 4 secili qytet, Kërçovë dhe Krushevë – 3 secili, Shtip, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë – 2 secili, Resnjë, Probishtip, Vinica, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran –…
Qeveria ka miratuar 23 milionë euro nga linja e tretë kreditore pa interes “COVID 3” përmes përkrahjes financiare nga BE dhe Banka Zhvillimore e RMV-së. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon. Sipas Grubit, nga këto 23 milion euro përfitojnë 2.009 shfrytëzues me 15.197 të punësuar. Ato do të jenë pa kamatë, si; zakonisht ndajnë bankat në vendet islame, por vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka shkruar se me këtë hap të qeverisë edhe njëherë po dëshmohet se kujdesemi…
Aksion i madh policor po zhvillohet në Prilep, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21. Sipas informacioneve të para jo zyrtare të TV21, është shkatërruar një grup i madh i trafikantëve të drogës. Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa aksioni është duke vazhduar dhe për këtë arsye nga MPB-ja nuk dhanë më shumë detaje. Jo zyrtarisht, janë arrestuar zyrtarë policor, pronar lokalesh dhe biznesmenë.
Akademiku Vllado Kamovski në fjalimin e sotëm në debat në Kuvend dha mbështetjen e tij për konceptin e ri për arsim fillor. Ai theksoi se kjo reformë është e vonuar për shkak se se Ligji është miratuar që para dy viteve dhe për këtë shkak është i domosdoshëm koncepti i ri. “Nuk duhet ta anulojmë miratimin e konceptit. Nuk duhet t’i humbim vitet. Duhet të ketë debate të tilla edhe për reformat në shkollën e mesme dhe në arsim të lartë. Kjo reformë duhet të hap debat edhe si është arsimi parafillor dhe arsimi i mesëm”, tha Kamboski. Sipas tij,…
Mot i ngrohtë me temperatura deri në 20 gradë do të mbajë edhe gjatë fundjavës, por nga e hëna nën ndikimin e një vale të re të lagështisë do të ketë përsëri reshje shiu. Nesër dhe pasnesër gjatë mëngjesit nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Të dielën do të kemi mot kryesisht me vranësira me erë në drejtimin jugor, kurse gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Të hënën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu. Do të ketë reshje shiu edhe të martën pasdite. Temperaturat ditore deri të…
Kreu i opozitës Hristijan Mickoski thotë se pushteti nuk ndërmerr asgjë për të përmirësuar situatën me korrupsionin. Sipas tij, të gjitha paralajmërimet në këtë drejtim kanë mbetur të parealizuara. Mickoski premtoi se pikërisht partia e tij, do të propozojë ligj për prejardhjen e pronës së funksionarëve, gjë të cilën e kishte paralajmëruar pushteti. “Ku është ligji për prejardhjen e pronës së funksionarëve, ai ligj që u paralajmërua aq shumë? As nuk dinë si dhe as nuk munden. Prandaj VMRO-DPMNE-ja në njërën nga seancat e ardhshme parlamentare do të propozojë një ligj të till ku do të diskutojmë për prejardhjen e…

