Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri për Luftimin e korrupsionit, Ljupçe Nikollovski kishte takim me kryetaren e “Transparency International” në Maqedoni, pas publikimit të indeksit më të ri, në të cilin Maqedonia radhitet në vendin e 111-të në botë. Nikollovski dhe Taseva kanë biseduar për raportin e fundit dhe janë dakorduar aktivitetet e mëtejshme të përbashkëta. Nikollovski në emisionin “24 analiza” tha se bashkërisht me organizatën do të punojë në notimin e fushave kyçe që është e nevojshme të veprohet gjatë kësaj periudhe. “Të gjithë na duhen dhe i pranojmë vërejtjet dhe do të dalim me Plan aksional konkret. Bashkërisht me Transparency International Maqedoni do…

Lexo më Shumë

“Interpelanca për punën time është një tërësi lajmesh të rreme dhe një përpjekje për të dalë nga kaosi brenda-partiak përmes një iniciative për të përmbysur qeverinë dhe për pozicione dhe vendime të vendeve të tjera ose organizatave ndërkombëtare”. Këtë e tha zv.kryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, në fjalimin e tij të parë nga foltorja në Kuvend, ku po diskutohet për interpelancën ndaj punës së tij, të dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai i tha opozitës se mezi i presin lajmet e këqija, e kur nuk ka i sajojnë ato. “Pak ju erdhën demantet nga Luksemburgu, thatë t’i mobilizoni…

Lexo më Shumë

Xhelal Aziri nga lagja Dizhon e Shkupit nuk mund të fshehë lotët deri sa flet para kamerave për djalin e tij Burim Aziri, që është thirë sot në stacion policor që nga ora 9 e mëngjesit dhe nuk ishte liruar deri para orës 17, kur biseduam me të, shkruan gazeta Lajm. Burimi është thirrë në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestën për Liri dhe Drejtësi që u mbajt të premten në Shkup. “Fillimisht e thirën në Kisella Vodë, por pastaj e dërguan në Autokomandë. I dërgova ushqim, por nuk më lan të ja dorëzoj. Tash nuk e di ku…

Lexo më Shumë

COVAX ka publikuar planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid të Pfizer dhe AstraZenca. Maqedonia e Veriut do të furnizohet me 103.200 vaksina. Në këtë plan përfshihet edhe Shqipëria e Kosova. Sipas planit të publikuar shteti shqiptarë planifikohet që të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca vetëm nga COVAX. Do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën. Në total aleanca do të shpërndajë 1.2 milionë doza vaksine.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Saraqinë të Tetovës, pjestarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 66-vjeçarin V.R. nga ky fshat, i cili në gjendje dehur më herët kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nga ai është konfiskuar një thikë informon Tetovasot. Çështja ndaj personit V.R është duke u sqaruar dhe ndaj tij do të pasojnë parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Avokati i palës mbrojtëse në rastin “Monstra”, Naser Raufi, pret që më 23 shkur, të akuzuarit në rastin “Monstra” të lirohen nëse Gjykata punon sipas Ligjit. Në një prononcim për gazetën LAJM, pas përfundimit të seancës së sotme, ai tha se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohen në rastin “Monstra”. “Unë besoj në lirim të plotë, ndoshta jo për ata në arrati sepse ata kur do të kthehen, do të ketë procedurë për ta. Por, unë ende nuk jam i sigurtë në sundimin e drejtësisë. Por nëse punohet sipas…

Lexo më Shumë

Përveç deputetëve të partive opozitare, përkrahje për maturantët kanë dhënë edhe deputetët e BDI-së të cilët dje paralajmëruan se do ta mbështesë Unionin e Nxënësve të shkollave të Mesme në kërkesat e ndryshim ligjit për provimin shtetëror që në vend të katër lëndëve maturantët t’i nënshtrohen maturës vetëm në dy lëndë. Ndërsa, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, thotë se nuk ka mundësi ligjore për ndryshime, pasi që nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme. Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës “Nëse duan arsimin të lartë, shteti e ka për detyrë ta respektojë ligjin. Unë si Ministre e Arsimit me…

Lexo më Shumë

Në Kuvend po zhvillohet debat i ashpër rreth interpelancës ndaj Zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Sipas opozitës maqedonase, Dimitrov është përgjegjës për dështimin e fillimit të negociatave me BE-në, pasi ai ishte arkitekt i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në vitin 2017. Ky pakt sipas opozitës, i turpshëm, nuk obligon Sofjen ta mbështesë euro-integrimin e vendit dhe si pasojë vendi tani ndodhet para zgjedhjes së vështirë: të mos hapëroj drejt euro-integrimit ose populli maqedonas të pranojë diçka që nuk është. “Duhet të jeni amator politik ose të keni agjendë tjetër të nënshkruani marrëveshje me shtet fqinj që…

Lexo më Shumë

Jemi në fazën përfundimtare të negociatave dhe në shkurt sasia e parë që do të arrijë në vendin tonë do të jenë vaksinat kineze. Ne praktikisht gjithë procesin e imunizimit, në pajtueshmëri me sistemin veç më të gatshëm, do ta fillojmë me ato vaksina, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se shumë shpejt do të dihet edhe data e saktë e dërgesës së 200 mijë vaksinave pas çka opinioni menjëherë do të informohet. Me atë do të fillojë vaksinimi i të gjitha grupeve me prioritet. Në lidhje me furnizimin me vaksinat kineze, Filipçe tha se shteti…

Lexo më Shumë

Deputeti Izet Mexhiti, në shoqërim të kolegëve Merita Koxhaxhiku dhe Arbër Ademi, kanë realizuar takim me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme. Takimi është realizuar me qëllim që nxënësit të shprehin kërkesat e tyre e një prej tyre ishte modifikimi i maturës shtetërore. Kjo gjë siç shprehet Mexhiti, i tangon të gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Mexhiti është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Mexhiti u premtoi se do ta kenë përkrahjen e tij në çdo vend ku përmirësohet arsimi në vend. “Rinia gjithmon do të ketë përkrahjen time, dhe do të siguroj që…

Lexo më Shumë