Një libër shkollor i sociologjis për vitet e dyta të arsimit të reformuar në shkollën e mesme ka përmbajtje lidhur me normën e lindjeve në vend dhe i njëjti shpjegohet me pretendimin se “shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit” dhe se “në lidhje me këtë duhet të merren masa dhe të gjendet një mënyrë për ta kthyer normën e lindjeve në normalitet”. “Një përqindje e madhe e kësaj popullate, veçanërisht ata që nuk janë të arsimuar sa duhet, riprodhohen në mënyrën e vjetër, tradicionale, pa kontroll të ndërgjegjshëm të lindjes. Duhet të merren masa në këtë drejtim dhe të gjendet një mënyrë për të sjellë normën e lindjeve në normale,” shkruhet në këtë libër. Gjithashtu, autorët e këtij libri shkollor shkruajnë se “ato grupe etnike (maqedonas), ku rritja natyrore e popullsisë është e ulët, duhet të stimulohen sepse përqindja e lindjeve të pranishme në grupe të ndryshme etnike ka një ndikim negativ në planin politik, ekonomik dhe shoqëror “. Autorë të librit shkollor janë Nelko Stojanoski, Zoran Matevski, Mileva Gjurovska. Një pjesë e reagimeve në rrjetet sociale ndaj kësaj përmbajtjeje ishte se ajo është fyese dhe stimulon të menduarit fashist./A1on.mk
Data 12.09.2026
Aktuale
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Persona të maskuar mbërrijnë me trotinetë dhe u vënë flakën 20 dyqaneve në Shuto Orizarë (VIDEO)
- Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh
- Aksident në Prilep, çiklistja 51-vjeçare përfundon me lëndime të rënda
- Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
- Aksident me pasoja tragjike: Babai dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në një përplasje të drejtpërdrejtë
- Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”
- Mickoski: Qytetarët ende i paguajnë llogaritë e qeverive të Zaevit dhe Kovaçevskit



