Ministria e Brendshme informon se gjashtë persona janë ndaluar për shitje të drogës pas veprimit të djeshëm të policisë në territorin e Prilepit dhe se ata do t’i dorëzohen prokurorit publik dhe do të sillen para gjykatës. “Bëhet fjalë për një grup kriminal që shiste drogë në territorin e Prilepit, në një aksion të përgatitur që nga shtatori i vitit 2020. Janë siguruar prova dhe gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa 16 lokacione janë kontrolluar. Janë konfiskuar droga, paratë e drogës, celularët dhe automjete”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Ai tha se do të ketë përgjegjësi penale për…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar në twitter (https://twitter.com/ziadinsela/status/1358000456618901505?s=21) pas dënimit në apel me 17 vjet burg të të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri në rastin Nikolla Sazdovski. Sela shkruan se ‘”Jetët njerëzore nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut. Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vjet burg për “aksident trafiku”. Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vjet burg për “vrasje mizore”.…
Pas publikimit të thirrjes për aplikim për subvencion të kredisë banesore , përmes “Bleni shtëpi, bleni banesë”, interesimi i qytetarëve për projektin është i madh. Normat e ulëta të interesit, subvencionet deri në 20 mijë euro, subvencionet shtesë të këstit mujor për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe modelet për të rrinjtë janë arsyet e interesit të madh për projektin. Ata qytetarë që do të zgjedhin modelin për subvencionimin e këstit mujor, gjatë shlyerjes së kredisë në tre vitet e para, ju llogaritet një normë interesi prej 2.9 përqind, në dy vitet e ardhshme 3.9 përqind, ndërsa edhe në periudhën…
Qeveria e ka vazhduar traditën e publikimit të listës së kompanive të cilat kanë pranuar ndihmë nga Qeveria, por nuk ua kanë transferuar atë punëtorëve. Kështu ndodhi edhe këtë herë, ku Qeveria publikoi listën e kompanive të cilat nuk ua kanë dhënë pagat punëtorëve për muajin dhjetor të vitit 2020. Listën mund ta shihni në këtë vegëz./TV21
Clemens Koja, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, në një intervistë për AIM-n tha se regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor për Maqedoninë pas gati 20 vjet pa të. “Është inkurajuese që disa nga partitë e opozitës mbështetën miratimin e Ligjit të Regjistrimit, edhe pse nuk kishte konsensus të plotë. Pas gati 20 vjetësh, është e rëndësishme që vendi të kryejë një regjistrim, pasi ai do t’u mundësojë institucioneve qeveritare të zhvillojnë dhe zbatojnë politika për përfitimin e qytetarëve bazuar në të dhëna të azhurnuara. Sipas mendimit tim, ligji është përgatitur sipas praktikave dhe standardeve më të…
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Biljana Ivanovska tha se ajo dhe anëtarët e tjerë të Komisionit nuk kanë pasur presion të drejtpërdrejtë. Por, siç tha ajo, ndikime të caktuara ndjehen indirekt. “Ka ndikime nga forcat shkatërruese që afrohen me shkathtësi në çdo qeverie, përfshirë edhe këtë”, thotë Ivanovska. Ajo pyeti pse Strategjia për Antikorrupsion nuk është miratuar në Kuvend për 3 muaj që nga zgjedhja e qeverisë së re.
Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.02.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 681 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv kundër përhapjes së koronavirusit. Ministria e Brendshme në vazhdimësi apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Drejtoria e të ardhurave publike filloi me pagesën e mjeteve financiare të qytetarëve të cilët kanë skanuar llogaritë fiskale nëpërmjet aplikacionit TVSH-ja IME për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020. ➡️Në tremujorshin e fundit të vitit 2020 janë skanuar 67 272 456 llogari fiskale, qarkullimi total është 33.398.562.346,00 denarë, ndërsa qytetarëve do t’ju kthehen rreth 382 milion denarë, respektivisht rreth 6,1 milion euro. ➡️ Projekti TVSH-JA IME të cilin Drejtoria e të ardhurave publike e filloi më 1 qershor të vitit 2019, po realizohet me sukses dhe me sukses po i arrin dy qëllimet kryesore: kthimi i mjeteve…
Njësiti mobil për siguri në trafik, më 2, 3, 4 dhe 5 shkurt ka realizuar kontrolle të shpeshtuara për sanksionim të vozitësve që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, edhe atë në autostradën Kumanovë – Veles dhe te qarkorja e Shkupit. Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 257 vozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “5 vetura kanë lëvizur me shpejtë mbi 70 km/h mbi të lejuarën, kurse 45 vetura me 50 deri 70 km/h mbi të lejuarën”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ata shtojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon.
Një studim i ri zbulon se 59% e francezëve nuk shohin afeksion në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, njofton AIM. Bisedimet për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe RMV-në nuk kanë nisur, me Malin e Zi dhe Serbinë janë duke u zhvilluar, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidatë të mundshëm. Edhe pse këto vende janë ende në fillimet e procesit për anëtarësim drejt BE-së, raporti i publikuar nga Fondacioni për shoqëri të hapur tregon se më shumë se gjysma e francezëve janë kundër zgjerimit të BE-së. Përderisa 49% konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 04.02.2020, rreth orës 15:35 në SPB Shkup, është raportuar se në Haraçinë ka pasur përleshje me armë. “A.A. (35), nga fshati Haraçinë ka denoncuar se derisa ka qenë duke ndenjur në oborrin e tij me F.A.(31) nga fshati Haraçinë, me veturë “ford”, me targa të Shkupit ka kaluar SH.M.(36) dhe Sh.M. të cilët kanë gjuajtur në drejtim të A.A. dhe F.A., ndaj çfarë u janë përgjigjur njëjtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Shtojnë, se të lënduar nuk ka, por janë dëmtuar dy vetura, “ford” dhe “mercedes” dhe se punohet në zbardhjen…
Pikëpagesat në autostradën Tetovë-Gostivar i nxorën në protestë banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme. Ata kërkojnë çmim më të ulët në pikëpagesa, pasi siç thonë, nga fshati i tyre e deri në Tetovë ka vetëm 3 km e 300 metra ndërkaq duhet të paguajnë si të gjithë të tjerët, nga 30 denarë. “Sot nuk do ta bllokojmë autostradën, por nëse nuk ka zgjidhje, në të ardhmen do ta bëjmë atë”, tha një protestues. Ata gjithashtu thanë se protestojnë, sepse prej fshatit të tyre e deri në Tetovë nuk ka rrugë alternative më të shkurtë. Nëse shkojnë nga Kamjani për në…

