Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një postim në Facebook, ka kujtuar numrin e parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”.
Ai thekson se gazeta “Flaka e Vëllazërimit” ka lënë një pasuri të madhe kulturore, duke shtuar se gjatë gjithë kohës ka pasqyruar unitetin e qytetarëve në luftën për barazi dhe liri.
Mes tjerash kryeminsitri Zaev shkruan: “Flaka e Vëllazërimit” dhe kjo trashëgimi e pasur janë pjesë e pandashme e të kaluarës tonë të përbashkët dhe lu*ftës për liri, barazi, zhvillim dhe përparim, por edhe një udhërrëfyes se si të ndërtojmë një shoqëri të mirë të barabartë dhe një të ardhme për të gjithë ne”.





