Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i Zonave Zhvillimore Industriale-Teknologjike (ZZHIT) Jovan Despotovski në video-fjalim porosit se regjistrimi do të kontribuojë që vendi më seriozisht të dalë në hartën e investitorëve të huaj dhe të tërheqin investime me cilësi më të lartë. Ai pret të dhëna cilësore nga regjistrimi në bazë të të cilave do të krijohen politika dhe plane reale. “Çdo investitor potencial i cili vjen në vend, mes pyetjeve të para të cilat i parashtron është pyetja për strukturën e fuqisë së punës. Dhe pikërisht për atë regjistrimi absolutisht dhe në mënyrë direkte ndikon mbi vendimin e investitorëve të investojnë në Maqedoninëe Veriut…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Ivan Korçok gjatë ditës së nesërme do të qëndroj për vizitë zyrtare në vendin tonë. Përskaj takimit me ministrin e jashtëm Bujar Osmani, Korçok do të takoj edhe kryeministrin dhe presidentin e shtetit, Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski. Ministria e Jashtëm njofton se gjatë takimit të dy ministrave do të flitet për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve si dhe do të shqyrtohet mundësia për thellimin e tyre, posaçërisht në planin ekonomik. Gjatë takimit pritet të hapet edhe tema e euro-integrimit të vendit tonë.

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut të shtunën ka tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht për në Kosovë. Autoritetet e kanë ndalur dhe i kanë konfiskuar gjësende në vlerë prej 100 eurosh. “Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti është hasur duke kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, në vlerë rreth 100 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo më Shumë

Në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair ka ndodhur një aksident trafiku. Nga fotografitë në vendngjarje, shihet se si një veturë është përplasur me një biçikletë në udhëkryq. Nuk ka informacione për të lënduar dhe shkaqet e aksidentit, por për informacione më të detajuara dhe të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Brendshme do t’ju njoftojmë në vazhdim.

Lexo më Shumë

“Pasi vendi 20 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, realizimi i tij tani është operacion shumë i rëndësishëm statistikor për Maqedoninë e Veriut”. Kështu ka deklaruar në intervistë për MIA-n, Klemens Koja, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup. Ai ka theksuar mes tjerash se është inkurajues fakti që disa nga partitë e opozitës, mbështetën miratimin e Ligjit të Regjistrimit, edhe pse nuk kishte konsensus të plotë. “Pas gati 20 vitesh, është e rëndësishme që vendi të kryejë një regjistrim, pasi ai do t’u mundësojë institucioneve qeveritare të zhvillojnë dhe zbatojnë politika për përfitimin e qytetarëve bazuar në të dhëna…

Lexo më Shumë

Liqe kanë, por jo edhe ujë të pijshëm. Banorët e Strugës me përballen me mungesën e ujit. Institucionet përkatëse thonë se kjo ndodhë për shkak tërrjetit të vjetër të ujësjellësit. Drejtori i ndërmarrjes komunale Aqua Dashmir Nasufi tha se ka pas disa defekte ku janë ndërruar ventilet dhe janë vendosur ventile të ri. Ai tha se po bëjnë plane dhe projekte por nuk anë mjete për ta ndërruar të gjithë rrjetin që nga fillimi. “Ne kemi rregulluar në ndërkohë që nuk kishte ujë, përveç ventilit kryesorë në rrugën e Mislleshovës kemi ndërruar kemi ndërruar edhe dy ventile të tjerë që…

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare është e qëndrueshme, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, pasi dje lideri i opozitës Hristijan Mickovski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. “OBRM-PDUKM para së gjithash duhet të riorganizohet, transformohet, modernizohet, në mënyrë që të ketë një qasje pozitive te qytetarët, në mënyrë që të ketë kapacitete të koalicionit dhe që qytetarët të njohin diçka në to. Tani për tani, ata nuk ofrojnë njerëz, as nuk ofrojnë një program, as nuk ofrojnë projekte, dhe ata janë një parti e mbërthyer në krim, akuza dhe që duan të ndalojnë vendin. Qytetarët qartë dërguan…

Lexo më Shumë

E dëgjuam drejtorin e Entit Statistikor në shpalosjen e metodologjisë së regjistrimit, ku për të satën herë, u dëshmua misioni antishqiptar i këtij institucioni. Doli në shesh politika hileqare e shtetit me regjistrimin. Disa herë kemi tërhequt verejtjen, qoftë ne parlament, qoftë në studiot televizive. Potenconim se cdokund metodologjia është pjesë përbërese e ligjit. Zëvendësministri i drejtësise që e mbronte ligjin, na siguronte se gjithcka është e kalkukuar dhe nuk do ketë asnjë problem. Fatkeqësisht doli që koalicioni yne paska pasur të drejtë. Pra, me shpalosjen e metodologjisë nga ana e drejtorit të entit statistikor, familjarët nuk do e kenë…

Lexo më Shumë

Për shkak se organizoi aheng me 100 persona, është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale E.H. nga Tetova, kjo për shkak se ka vepruar kundër masave anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. “Më 5 shkurt 2020 në ora 14:20 në Tetovë është privuar nga liria, E.H.(25) nga Tetova, sepse ka dyshime se ka kryer veprën penale “Mosrespektim i protokolleve shëndetësore gjatë pandemisë”, të dënuara me nenin 206 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. Ai gjatë periudhës kohore 13:30 – 14:30, gjatë kontrollit nga policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, është vërtetuar…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës së zëvendës kryeministrit Fatmir Bytiqi, për të cilën thonë se ai ka konfirmuar një gënjeshtër të madhe të kryeministrit Zoran Zaev. Sipas partisë më të madhe në opozitë, Bytiqi ka pranuar se në vend të 1 miljard eurove, qytetarëve do tu ndahet ndihmë për ballafaqim me krizën vetëm 350 miljon euro, që është për 3 herë e gjysëm më pak se shuma e premtuar nga kryeministri Zaev. Nga VMRO-DPMNE pyesin se ku kanë përfunduar 800 milion euro për të cilat fliste kreu i Qeverisë kohë më parë. Në një kumtesë të kësaj partie, kujtojnë se…

Lexo më Shumë

Nivel i ulët i cilësisë së debatit parlamentar gjatë dy viteve të fundit, është konstatuar në raportin e mbikqyrjes së cilësisë së debatit në Kuvend të realizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”. Raporti thotë se ekziston hapsirë e konsiderueshme për përmirësim,ndërsa në nivelin nga 1 deri në 10, nota vlerësuese për debatin në Kuvend është 5.5 dhe është më e ulët në krahasim me periudhat e kaluara të mbikqyrjes. Në diskutime më aktiv kanë qenë deputetët e opozitës të cilët përbëjnë 61% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e shumicës parlamentare kanë përbëjnë vetëm 39% të diskutimeve. Hulumtimi konstaton…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme profesionale përballen me vështirësi në realizimin e mësimit praktik të cilin një pjesë e tyre duhet ta bëjnë online. Kanita Sadiku, nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, drejtimi i farmacisë thotë se pjesa më e vështirë e ushtrimeve ku duhet të bëjnë eksperimente kimike është filmimi i ushtrimit. Derisa ajo realizon të njëjtin, duhet njëkohësisht ta incizojë, dhe kjo paraqet një pengesë të madhe në gjithë procesin. Pjesën praktike ne arrijmë ta kryejmë me anë të orëve online sipas site-ve, youtube-s ndonjëherë edhe improvizimeve tona të eksperimenteve. Kam…

Lexo më Shumë