Fluturimet ndërmjet Athinës dhe Shkupit do të fillojnë më 15 shkurt, 11 muaj pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur aviokompania “Ejxhian Erllajns”, ndërkaq fluturimet do të realizohen dy herë në javë./TV21
Author: Hamdi Kumanova
Nga raporti ditor i rasteve me Covid-19, që publikohet nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se më shumë viktima janë regjistruar në Koçan. Viktimat nga Koçani janë dy dhe të moshës 70 dhe 74-vjeçare. Nga një viktimë është regjistruar në: Shkup (76), Resnje (88), Kavadar (77), Gostivar (70), Gjevgjeli (63) dhe Manastir (65). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore./TV21 8 të vdekur dhe 199 raste të reja me Covid-19
Rikonstruimi i rrugës “Brigada maqedonase-kosovare që çon drejt komunës së Shutkës ka ngecur pranë udhëkryqit në rrugën e plastikëve pasi banorët refuzojnë të kyçen në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit duke iu shmangur tatimeve. Punimet janë ndërprerë meqë autoritetet nuk duan që problemin ta zgjidhin me forcë por thonë se nuk do të presin në pafundësi miratimin e tyre. “Brigada Maqedono-Kosovare e cila lidhë të ashtuquajturën Rruga e Plastikës me tre komunat, atë të Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares për muaj të tërë ndodhet në këtë gjendje, për banorët e tre komunave të cilët domosdoshmërish duhet ta frekuentojnë këtë rrugë,…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 199 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Rastet e të infektuarve nga gjithsej 1846 testimeve, janë në: Shkup – 80, Ohër – 19, Kavadar -19, Tetovë -14, Prilep – 13, Kumanovë – 9, Gostivar dhe Veles nga 7, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 6, Manastir dhe Strugë nga 5, Sveti Nikollë, Resnje dhe Delleçevë nga 2, Shtip, Koçan dhe Kratovë nga 1 rast. Betejën me Covid-19 e kanë fituar 264 pacientë./TV21
Duke folur për procesin e vaksinimit anti-Covid, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qëllimi është të ulet vdekshmëria nga ky virus. “Të mos harrojmë, qëllimi i vaksinimit është të ulet vdekshmëria te grupet e rrezikut. Do të doja të potencoj, se të gjitha vaksinat që janë në treg janë zhvilluar në platforma të sigurta, gjegjësisht janë të sigurta për qytetarët”, ka thënë Filipçe. Në konferencën për media për procesin e imunizim nga vaksina kineze “Sinofarm” ka për qëllim të dobësojë vaksinën, ndërkaq për të bindur për atë se është e sigurt, ka deklaruar se ajo ka dy muaj…
Presim nga përbërja e re e KSHZ-së t’i kryejë kompetencat e saj sipas ligjevw, thotë Koja për MIA-n Presim nga përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – KSHZ t’i kryejë obligimet e saj sipas ligjeve, thotë në intervistë për MIA-n shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja. “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është partner shumëvjeçar i Misionit tonë dhe i ODIHR. Presim që përbërja e re e KSHZ-së t’i kryejë obligimet e saj në mënyrën që është tërësisht në pajtim me ligjet e përhershme, rregullat dhe procedurat, duke e përfshirë edhe betimin solemn të anëtarëve.…
Në Tetovë sanksionohen 33 shoferë për vozitje të shpejtë Gjatë kontrollit aksionar me përdorimin e radarit të natës, nëpunësit policor nga Tetova mbrëmë prej orës 19:00-22:00 kanë sanksionuar 33 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, prej të cilëve 14 kanë vozitur më shumë se 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. “Kontrollet e përforcuara aksionare vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt”, potencojnë nga MPB.
Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka pranuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që bashkërisht me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Ai ka deklaruar, se përfundimisht duhet të ndalojmë me zgjedhjet e parakohshme, pasi siç tha, e bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkaq ka këshilluar që në vend të zgjedhjeve, të mbathen dorezat dhe të punohet për zhvillim të vendit. “Përfundimisht duhet të ndalojmë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare i ndalojnë investimet me kapacitete të larta në prodhim dhe e dëmtojnë ekonominë. Shteti e ka të qartë drejtimin kah shkon, evropianizimi…
E dëgjuam drejtorin e Entit Statistikor në shpalosjen e metodologjisë së regjistrimit, ku për të satën herë, u dëshmua misioni antishqiptar i këtij institucioni. Doli në shesh politika hileqare e shtetit me regjistrimin. Disa herë kemi tërhequr verejtjen, qoftë ne parlament, qoftë në studiot televizive. Potenconim se çdokund metodologjia është pjesë përbërese e ligjit. Zëvendësministri i drejtësise që e mbronte ligjin, na siguronte se gjithcka është e kalkukuar dhe nuk do ketë asnjë problem. Fatkeqësisht doli që koalicioni yne paska pasur të drejtë. Pra, me shpalosjen e metodologjisë nga ana e drejtorit të entit statistikor, familjarët nuk do e kenë…
Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, për “Sitel” tha se 34 aktivitete do të mund të funksionojnë të dielën sipas versionit të projektligjit të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës të cilin Qeveria pritet të dërgojë në Kuvend. “E diela do të jetë ditë jo pune, ndërsa ata që do të punojnë atë ditë do të paguhen si duhet dhe do të marrin një ditë pushim, para fundit është zgjidhja përfundimtare ligjore, ndërsa përjashtim do të ketë për 34 aktivitete që do të funksionojnë të dielën”, tha Bytyqi, duke komentuar propozimin – ligjin që Qeveria shpalli në programin e saj…
Avokati i Popullit, Naser Zyberi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, ka folur edhe për akuzat e vazhdueshme që opozitarja Aleanca për Shqiptarët i ka dërguar drejt tij, se “është avokat i Qeverisë (BDI-së)”. Ai ka deklaruar se këto akuza janë supozime të vetëm ASh-së dhe ato shpesh herë janë aluzione, por se ai do t’i demantojë me angazhimin e tij si Avokat i Popullit. “Këto vërejtje të cilat vinë nga ana e Aleancës janë vetëm supozime të tyre, se Avokati i Popullit nuk do të jetë i pavarur në kryerjen e funksionit të tij.…
Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për furnizim të 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina. Pas nënshkrimit, pritjet e autoriteteve shëndetësore janë se për afatin kohor më të shkurtër të mundshëm ato do të arrijnë në vend. Përveç vaksinave kineze vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi KOVAKS i dhe për aq vaksina tjera bisedohet edhe me kompaninë “Fajzer”. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe sasia e parë e vaksinave është tërësisht e mjaftueshme për një proces të vaksinimit që do të zgjasë katë deri në gjashtë-shtatë javë. Këto ditë është adaptuar edhe plani nacional për imunizim. Planin…

