Këto janë tinguj që ndoshta kurrë nuk i keni dëgjuar më parë. Ato dalin nga instrumenti i quajtur Hapi Drum, të cilit po i bie një djalë 27 vjeçar me prejardhje nga Ukraina. Emrin e ka Roman, ndërsa ka përfunduar studimet master për drejtësi. Ka tre vjet që është larguar nga shtëpia dhe ka vizituar 30 shtete. https://youtu.be/HVYFQ724DJI
Author: Hamdi Kumanova
Në paketën e pestë të masave, përveç ndihmës së ndërmarrjeve, një nga masat kryesore është shlyerja e kamatës së borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike. Sipas autoriteteve, kjo masë do të mbulojë të paktën 180 mijë qytetarë, sepse sipas kontrolleve të mëparshme, ky numër korrespondon me llogaritë e bllokuara të qytetarëve. “Maqedonia ka 180 mijë llogari të bllokuara. Këto janë 180 mijë familje që nuk mund të funksionojnë normalisht. Të paktën numri i atyre që do të mbulohen nga kjo masë është 180.000. Si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët do të jetë fshirja e kamatës për borxhet ndaj ndërmarrjeve publike…
“Kemi të drejtë dy udhëtarë, kush do le të vijë të shoqërohemi”. Ky është Martin Kostevski, deputet i Kuvendit të vendit. Është nga Kumanova dhe për të ardhur deri në Kuvend i duhet të bëjë mbi 30 km. Këtë rrugë që mos ta bëjë vetëm, me vete merr edhe shoqërues të tjerë të cilët kanë punë në Shkup. Por për dallim nga taksistët tjerë që për një shërbim të tillë marrin 120 den, deputeti ka vendosur që këtëudhëtim ta bëjë falas. Gjatë udhëtimit qytetarët kanë edhe pyetje për deputetin. “Tema e parë është korona. A do të ketë vaksina, kur…
Qeveria e ka shpallur tashmë ditë jopune ditën e diel, por në rast se punëtorët do të punojnë sërish të dielave, atëherë atyre u paguhet dita dhe se një ditë tjetër të javës do ta kenë të lirë. Këtë e ka deklaruar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në TV “Sitel”. “Dje kemi pasur këshill ekonomiko-social dhe tashmë jemi para zgjidhjes përfundimtare. Kemi edhe pak nuanca dhe konsideroj se javën e ardhshme do t’i saktësojmë. Ajo çfarë duhet t’i gëzojë qytetarët, është se e diela është ditë jopune dhe ditë e pushimit javor. Ky është formulimi që është definuar nga…
Drejtori i entit për Statistika Apostol Simovski, nuk i ka komentuar reagimet e opozitës shqiptare, të cilat pasuan pas prezantimit të metodologjisë për Regjistrim. Në komunikim me drejtorin, ai tha se për këtë çështje do të konsultohet dhe do ta shpjegojë ditët në vijim pas . Në prezantimin e Metodologjisë, Simovski deklaroi se gjatë regjistrimit të mërgimtarëve nga familjarët e tyre, ose të cilitdo personi që nuk ndodhet në shtëpi gjatë momentit të regjistrimit, nuk do të mund të plotësohen të dhënat për përkatësinë etnike, përkatësinë fetare dhe gjuhën të cilën e flasin, duke i cilësuar ata se tejet personale.…
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Naser Ziberi, Avokati i ri i Popullit, tha se pikëpamja e tij personale për rastin “Dhoma Publike” është se nuk ka rregullore të mjaftueshme për momentin. “Unë nuk kam informacion të mjaftueshëm në lidhje me këtë rast. Avokati i Popullit mund të veprojë nëse i ka paraqitur një ankesë ose me zë. Nëse ndonjë nga palët e interesuara nga kjo ngjarje i drejtohet Ombudsmanit, ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat dhe do të informojmë publikun. Por unë dua të shpreh pikëpamjen time personale për këtë ngjarje dhe ta paraqes këtu.…
Akademikët, profesorët e universiteteve, përfaqësuesit e instituteve, mësuesit, drejtorët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile i dhanë mbështetje të fortë konceptit të ri të arsimit fillor në debatin publik të mbajtur në Kuvend, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës. Petar Todorov nga Instituti i Historisë Kombëtare në debat mbështeti konceptin dhe hapi pyetjen pse ne mësojmë histori në arsim dhe pse duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e arsimit. “Unë mendoj se është shumë tradicionale kuptimi i së kaluarës, i cili në botën e zhvilluar në shoqëritë demokratike tashmë është kapërcyer, ose po ndryshon. Koncepti i ri në…
Adem Ameti, si rrallë kush në vend, ka arritur të bëjë madje 21 inovacione, kryesisht në fushën e teknologjisë automobilistike por nuk mungojnë edhe inovacionet elektronike. Ndër to është ndezja dhe lëvizja e makinës nga telefoni, telekomanda e televizorit, deri tek përdorimi sistemit tesla në një makinë e cila është mbi katër dekada e vjetër. Ka filluar që në kohën e studimeve të mekatronikës në Turqi, dhe më pastaj inovacioni i është bërë hobi i pandashëm. Projekti i parë ka qenë ndezja e makinës me “smart phone” pra kombinimi i kontrolluesit me “smart phone” përmes “bluetooth”-it. Ajo ishte…
Rrugët në disa lagje të Strugës janë të shkatërruara dhe me gropa. Banorët thonë se më keq është kur bie shi, sepse gropat mbushen me ujë. Ata kërkojnë nga komuna që sa më shpejt këto rrugë të riparohen. “Nga autoritetet e Strugës kërkojmë të punojnë më shumë, mirëpo ata nuk mendojnë për popullin mendojnë vetëm për gjepat vetë”, u ankuan një banor. Por kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko thotë se investimet që ka bërë ai në Strugë, nuk janë bërë as në Evropë. “Me programin e këtij viti, janë të pakta ata rrugë që ne mundemi t’i mbulojmë.D.m.th.…
Bartja e vazhdueshme e maskave rrezikon prishjen e dhëmbëve, thonë stomatologët. Kjo tezë është e dokumentuar edhe sipas studimeve të fundit në SHBA, të cilat kanë gjetur lidhshmëri shkencore se në sëmundjet e gojës kontribuon edhe mbajtja e maskës për më shumë orë pa ndërprerje. Stomatologët thonë se kjo ndodhë posaçërisht edhe nga mungesa e higjienës orale. Stomatologu Fisnik Kasapi thotë se në muajt e fundit është shtuar fluksi i pacientëve, të cilët kërkojnë shërbime të domosdoshme dentare. Me bartjen e maskës e para që ndodhë në gojën e njeriut është tharja e gojës. Me këtë vjen ulja…
Përdorimi i lëndëve narkotike është rritur dukshëm në Kërçovë. Për 3 muaj në këtë qytet janë kapur 20 persona me lëndënarkotike. Këtë e tregojnë statistikat e SPB-Ohër: “Në zonën e SPB Kërçovë gjatë tetorit, nëntorit, dhjetorit 2020 dhe janarit 2021 janë dorëzuar gjithsej: 19 kallëzime penale kundër 20 autorëve, për kryerje të 22 veprave penale, nga të cilat 20 KD sipas nenit 215 “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” dhe 2 KD sipas nenit 216 “Që mundësojnë përdorimin e lëndëve narkotike”, tregojnë të dhënat e SPB Ohër Përdoruesit e drogave në Kërçovë janë kryesisht…
Gjendja në të cilën ndodhen burgjet ka vështirësuar edhe më shumë përballjen e tyre me pandeminë COVID-19. Kushtet katastrofale në të cilat qëndrojnë të burgosurit, si myku, lagështia, muret e plasaritura, tualetet e shkatërruara me dritare të thyera ndikojnë në dobësimin e munitetit të të burgosurve dhe kjo rrezikohen që ata edhe më shumë nëse infektohen me virusin korona. Komiteti i Helsinkit gjatë vitit 2020 ka monitoruar 11 burgjet në vend. Ina Dzugumanova, thotë se në burgun e Idrizovës dhe atë të Shtipit, hapësirat që më parë shërbenin si qeli izolimi, janë përdorur për izolimin e të infektuarve apo atyre…

