Koncesioni që Ministria e Ekonomisë i ka dhënë kompanisë “Europrogress” për eksploatim në lumin Pçinjë në Konjaren e Mesme në Shkup është në kundërshtim me Ligjin për Ujëra. Një nga parregullsitë e konstatuar nga Inspektorati i Mjedisit dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike është se lumi ka depërtuar thellë në parcelën e dhënë në koncesion. Drejtoresha e Inspektoratit Ana Petrovska, tha se parregullsi janë gjetur edhe në procedurën e vitit 2019 për vazhdimin e lejes për punë. Konkretisht leja është dhënë duke u bazuar në elaborat të vitit 2010, i ripërpunuar me të dhëna nga elaborati i vitit 2009. Në të…
Author: Hamdi Kumanova
Shefi i diplomacisë sllovake Ivan Korçok, i cili është për vizitë në vend, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani shfaqi shpresë se korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të miratohet gjatë kryesimit portugeze. “Shpresoj se korniza juaj do të miratohet gjatë kryesimit portugez dh se të gjitha vendet-anëtare do të arrijnë konsensus për atë çështje”, tha Korçok. Në lidhje me atë nëse pandemia do ta anulojë çështjen për kornizën negociuese të gjendet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për punë të përgjithshme, Korçok tha se nuk mundemi t’i lejojmë…
Situata me KOVID-19 në Strugë është stabile. Në spitalin mjekohen 15 pacientë, shumica e të cilëve janë në ndihmë të oksigjenit, informoi për MIA-n drejtori, Muhamet Asani. Të infektuarit me korona virusin, sipas tij, mjekohen në Repartin e brendshëm dhe të fëmijëve, ndërsa së shpejti në funksion do të lëshohet spitali modular i cili do të jetë Qendra e re Kovid në Strugë. “Këto ditë do të lëshohet në funksion spitali modular. Objekti është plotësisht i përgatitur, janë duke u përfunduar disa detaje të tjera të vogla”, tha Asani. Lidhur me nevojën për personel mjekësor në Qendrën e re Kovid,…
Dy tonë drogë nga Maqedonia u futën në Kosovë, ministri Agim Veliu nuk ka dalë me asnjë informatë Po bëhen gati dy muaj që kur policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se dy tonë marihuanë janë vjedhur nga një plantazh i licencuar për në fshatin Josifovë, e pastaj përmes Haraçinës janë dërguar në Kosovë. Mirëpo ministri kosovar i punëve të brendshme, Agim Veliu ende nuk ka dhënë përgjegjësi, e as që ka dalë me ndonjë të dhënë se çka ka ndërmarrë policia kosovare për zbulimin e kësaj sasie të madhe droge. Një javë pas vjedhjes së drogës në Josifovë,…
Deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonio Milososki u dënua për dy akuza të Gjermania, një vit para se të emërohet Ministër i Punëve të Jashtme kur punoi në Maqedoni, ka mësuar “A1on”. Nga dokumentet që hasëm tregojnë se gjykata në qytetin e Aachen, vendosi që Milososki kreu aktin e falsifikimit e saktë iu shqiptua më i butë dënimi, megjithëse për të dy veprat, sipas kodin aktual penal gjerman, parashikohet edhe burgim. Nga dokumente, shihet se vendimet janë miratuar në periudhën 2004/2005. përgjigjen nëse ai ka kryer vepra penale mund të jepet nga Ambasada në Gjermani ose Ministria e Jashtme gjermane. Ai e…
Eksporti i mallrave nga vendi gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie prej 7,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas ESHS-së, vlera e tërësishme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, arrin 6.633.216 mijë dollarë amerikan. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë arrin 8.709.485 mijë dollarë amerikan, që është për 7,7 për qind, më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, sërish në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, arrin 2.075.269 mijë…
Ju lutemi, të zbatoni ligjin dhe ti shpjegoni opinionit të gjerë për këtë devijim dhe heshtje perfide! Ministria e Drejtësisë së RMV dhe rrjedhimisht edhe DREJTORIA për mbajtjen e librave të AMZËS, nuk respektojnë Ligjin për EVIDENCËN e amzës në PËRMBAJTJEN e formularëve të: Certifikatës të lindjes, kurorës dhe certifikatës së vdekjes. Drejtoria në fjalë është e themeluar në pajtim me Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për evidencën e amzës në vitin 2008 (,,Gazeta zyrtare e RM, nr.98/2008), zbatimi ka filluar më 1 janar 2009. Ndërkaq Ligji për evidencën e amzës është sjellur në vitin 1995 (,,Gazeta zyrtare e RM,…
Skandaloze: Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” Faqja 99 : Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit. Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780. Në faqen 104 : Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke. Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
-Jemi të hapur për të gjitha opsionet. Unë besoj se pas muajit mars, të gjitha vaksinat do të jenë më të qasshme. Do të zmadhohet qasja gjithkund në Evropë, kështu u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i pyetur nëse autoritetet në vend po shqyrtojnë mundësinë për furnizim me vaksinën ruse kundër Covid-19 dhe vaksinën e kompanisë “Moderna”. “Vaksina Pfizer dhe të gjitha vaksinat që i përmendët, bashkë me vaksinën kineze kanë nivel të njëjte të sigurisë, janë të zhvilluara në platforma të sigurta, nuk ka vend për dyshim në asnjë nga këto vaksina”, pohoi Filipçe. Filipçe theksoi se…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot deri te kryetari i Kuvendit i dorëzoi nënshkrimet dhe procesverbalet nga Iniciativa për miratimin e ligjit për anulimin e Ligjit për Regjistrim. “I bëjmë thirrje dhe i themi pushtetit, që të ndërpresë procedurën e regjistrimit sepse gjithkund në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022. I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje në tekstin e ligjit dhe ta miratojë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit…
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e publikoi raportin javor sipas të cilit konfirmohet cilësia dhe siguria e ujit për pirje në Shkup. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.02.2021 deri më 05.02.2021 ka marrë 182 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 182 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pirje nga 38 pika matëse në qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pirje, qëndron në kumtesën e dërguar nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Për tre javë 36 mijë anetarë e kanë azhuruar anëtarësinë partiake, njoftojnë nga LSDM. Azhurimi i anëtarësisë ka filluar në prag të Kongresit partiak që pritet të mbahet në pranverë. Nga LSDM njoftojnë se në partisë së tyre, përveç maqedonasve, i janë bashkangjitur edhe shumë shqiptarë, turq, rom, serb, boshnjakë, vllehë, të cilët e përkrahin projektin “Shoqëri për të gjithë”. Kandidat për kryetar të LSDM-së për momentin është vetëm kryetari aktual i partisë, kryeministri Zoran Zaev, transmeton gazeta Lajm. Zevendeskryetarja e kësaj partie, Radmilla Shekerinska, ka deklaruar se do të ishte mirë që të ketë edhe kandidat tjetër, për hir…

