Author: Hamdi Kumanova

Çdokush që ka ide për biznes, do të mundet për vetëm një euro të regjistrojë ndërmarrje si Shoqatë për përgjegjësi të kufizuar (SHPK). Kjo parashihet me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqata tregtare që sot kaloi leximin e parë para Komisionit parlamentar për çështje ekonomike. Siç raporton gazeta Lajm, propozohet të ndryshojnë edhe gjobat dhe tani e tutje do të jenë më të vogla për makro dhe mikro ndërmarrjet, kurse për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, do të rriten. “Do të ketë ndryshim të konsiderueshëm të vlerës së gjobave për anëtarë të organit drejtues në shoqata…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me përfaqësues të Unionit të Odave dhe bursave të mallrave të Turqisë (TOOB), si dhe me përfaqësues të Shoqatës Turke të ndërtuesve dhe disa biznesmenë individual. Në takimin me Ali Kopuz, Zëvendës President i TOOB, Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë marrëdhënie të forta dhe ndjenja miqësore për një kohë të gjatë. Megjithëse tregtia bilaterale midis dy vendeve po rritet vazhdimisht, ende ka shumë hapësirë ​​që vëllimi i tregtisë të rritet edhe më shumë. Ai informoi se për të përmirësuar bashkëpunimin tregtar,…

Lexo më Shumë

Kreu i opozitës, Hristijan Mickosi qëndroi sot në Tregun e Gjelbër ku vizitoi nga afër shitësit për tu njohur me hallet dhe brengat e tyre. Mickoski me këtë rast u shpreh se do të angazhohet për një jetë më të mirë për këta njerëz. “Biseduam me njerëzit që këtu fitojnë bukën, me të cilën ushqejnë familjet e tyre. Biseduam se si pushteti këtu sillet me to, se sa ata janë të kënaqur, apo thënë më saktësisht të pakënaqur. Këto njerëz këtu vështir kalojnë muajin. Bëjmë përpjekje që të kthejmë jetën e denjë në këtë shtet të cilin e shkatërruan Zoran…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka lëshuar sërish akuza në drejtim të pushtetit, për udhëheqjen me shtetin. Nga VMRO-DPMNE thonë se sikur Qeveria të kujdesej për sigurinë e qytetarëve, nuk do të sundonte krimi. “Me Zaevin dhe Spasovskin në Maqedoni sundon krimi. Me ata Maqedonia është në krye të korrupsionit në Evropë dhe në vendin e 111 të listës së Transparency International dhe është më keq se Burkina Faso. Me Zaevin dhe Spasovskin në Maqedoni sundon regjimi hibrid dhe për këtë është më e varfëra dhe më e palumtura në Evropë”, thonë nga opozita maqedonase. Nga kjo parti thonë se Maqedonia…

Lexo më Shumë

Për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e mbajtur e fundit, gjykimi i sotëm për lëndën “Shkallët spanjolle” filloi nga fillimi. I akuzuari i parë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve , Mile Janakievski, në fjalët e përsëritura hyrëse tha se nuk ndihet fajtor dhe se deri në fund nuk e ka të qartë aktakuzën. Deklarata të ngjashme kanë dhënë edhe të akuzuarit tjerë të cilët mes tjerash theksuan se nuk e kanë të qartë për çka akuzohen. Si përfaqësues i aktakuzës në këtë rast është prokurorja publike Ivana Trajçeva, ndërsa gjykimin e drejton gjykatësi Vladimir Tufegxhiq. Në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar nga coroanvirusi janë regjistruar gjithsej 1440. Numri më i madhe i tyre janë nga Shkupi-798, Kavadari-76, Strumica-71, Tetova-67, Kumanova-56, Gostivari-47 dhe qytete tjera. Me rastet e sotme, sipas statistikave zyrtare numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19, është 85.439. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 94.871 raste, kurse ka pasur edhe 2.946 viktima. Maqedonia e Veriut ka realizuar gjithsej 471.417 testime për COVID-19.

Lexo më Shumë

Projekt-raporti për progresin e trashëgimisë botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit për vitin 2020 është shqyrtuar në seancën e dytë ng Komisioni kombëtar për UNESCO, transmeton Portalb.mk. “Anëtarët e Komisionit Kombëtar miratuan mendim drejtuar Qeverisë duke deklaruar se Projekt Raporti synon të nxjerrë në pah përpjekjet e Republikës së Maqedonisë Veriore e cila ka intesifikuar ndjeshëm aktivitetet e saj për zbatimin e Vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s 2019 dhe përmbushja e rekomandimeve të Misionit Monitorues Reaktiv të UNESCO-s dhe organeve këshilluese ICOMOS dhe IUCN të realizuara në vitin 2017”, raportojnë nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve historike që të dielën mbahen në Kosovë, opozita e bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me përkrahje publike për Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. “Historia i dërgon popujve shenjat e saj ogurmira. Kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se tash kjo shenjë për shqiptarët e Kosovës. Krejt dhe Drejt shkoni dhe zgjidhni Albinin dhe shkruani historinë e atdheut tuaj kaq të dashur edhe për ne!”, apelon sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari. Përkrahje të fuqishme ka shprehur edhe zyrtari i lartë i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi. “Si përfundim, në…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në Ankara u takua me Ruhsar Pekcan, Ministren e Tregtisë të Republikës së Turqisë. Tema kryesore e takimit midis dy ministrave ishte angazhimi i përbashkët dhe interesi për nevojën e rishikimit, pra modernizimin dhe azhurnimin e Marrëveshjes dypalëshe të Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, e cila ka qenë në fuqi për 20 vjet. Të dy ministrat theksuan se marrëdhëniet ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë karakterizohen nga një intensitet shumë i fortë i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në disa sektorë të tregtisë dhe investimeve. Fluksi i investimeve turke që nga pavarësia…

Lexo më Shumë

Edhe pse i kanë ngelur vetëm 8 muaj nga përfundimi i mandatit të dytë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nuk është as afër përmbushjes së premtimit për numrin e legalizimit të objekteve në këtë qytet. Ajo në debatin e Portalb.mk dhe Kallxo.com gjatë vitit 2017 premtoi legalizimin e 7 mijë objekteve, deri tani, janë miratuar gjithsej 3600 kërkesa për legalizim, numri i kërkesave, më i lartë se në vitin 2017, shkruan Portalb.mk. Përmes kërkesës për qasje të lirë deri te informacionet të karakterit publik, Portalb.mk ka arritur të siguroje numrin e kërkesave për legalizim të miratuara dhe kërkesat…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut po rritet përkrahja pro Rusisë, edhe ate nga gjeneratat e reja, për shkak të euroskepticizmit që po përbën shqetësim të madh. Këtë e tregon hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me zyrën e Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, përcjell INA. Në platformën online Zoom, janë prezantuar kahjet e dy hulumtimeve të mendimit publik të zhvilluara për procesin e integrimit të vendit në BE. Një e treta e të rinjve në vend nuk përkrahin anëtarësimin e vendit në BE, dhe se këtu bëjnë pjesë të rinj të moshave prej 18 deri 29…

Lexo më Shumë

Nëse vendosim çelës në derë, shteti do të humbë më shumë se 250 milionë euro, paralajmëruan sot pronarët e bastoreve sportive. Të provokuar nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për lojërat e fatit që tashmë janë duke u përgatitur në Ministrinë e Financave dhe që së shpejti do të publikohen në ENER, bastoret kërkuan takim urgjent në Qeveri, me qëllim të krijimit të, siç thanë zgjidhjes së re, ndryshe dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane, në drejtim të zhvillimit të kompanive, mbrojtjes së qytetarëve dhe rregullimit të plotë të tregut. Rritja e tatimeve dhe zhvendosja e objekteve afariste…

Lexo më Shumë