“Të punësuarit në Ministrinë për Punë të Brendshme, Agjencia për Siguri Nacionale, Drejtoria e Policisë Financiare dhe Agjencia për Kundërzbulim të vaksinohen në fazën e parë ose më së voni në fazën e dytë të imunizimit të popullatës nga koronavirusi Kovid-19”, kështu kërkoi sot Sindikata e Policisë përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, atij të MPB-së Oliver Spasovski si dhe drejtorëve: Erold Musliu, Viktor Dimovski dhe Arafat Muaremi. Kreu i sindikatës Marjan Kicev i cili siç u shpreh në emër të 8500 anëtarëve kërkon që të punësuarit në këto institucione të vaksinohen në fazën…
Author: Hamdi Kumanova
Procedura disipilinore dhe mjekë të suspenduar në spitalin e Manastirit, ndalesë për punë të shtetasve të huaj pa licencë Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor – departamenti rajonal i Manastirit pas inspektimit të kryer të jashtëzakonshme do të japë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore në Spitalin klinik “Trifun Panovski” në Manastir, përkatësisht ndalimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, nga ana e shtetasve të huaj pa licencë pune të siguruar në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor. Inspektimin e jashtëzakonshëm, siç raportuan nga ISHSSH, inspektorët e tyre e kryen pasi morën informacionin se në Departamentin e gjinekologjisë…
Një pacient në Qendrën-Kovide në spitalin shtetëror “8 Shtatori”, mëngjesin e sotëm është hedhur nga kati i parë i spitalit dhe ka ndërruar jetë. Siç mësohet jozyrtarisht, bëhet fjalë për një pacientë të moshuar i cili ishte hospitalizuar para disa ditëve në Qendrën-Kovide dhe ka pasur probleme psikike. Gjatë ditës priten më shumë detaje rreth këtij rasti.
Debati në publik për regjistrimin e paralajmëruar vazhdoi edhe dje, institucionet me sqarime të procedurave dhe përfitimeve për regjistrimin e diasporës, ndërsa opozita edhe më tutje me aktivitete për shtyrjen e operacionit statistikor, pasi ishte kthyer iniciativa e tyre për anulimin e Ligjit për Regjistrim në Kuvend. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski porositi se regjistrimi është vetëm operacion statistikor dhe se ESHS do ta zbatojë në atë mënyrë, sipas të gjitha standardeve. “Jemi të vetëdijshëm se do të ketë presione politike, por nga ne varet nëse do të arrijmë të rezistojmë. Jemi fuqimisht të vendosur të qëndrojmë…
Shoferi Vasil Çorbaxhiev, i cili më datë 12.20.2018 gjatë një aksidenti automobilistik në “Restorantin e qumështit” vrau një 32-vjeçar nga Tetova, ndërsa gruaja e tij shtatzënë Natasha Apostolloska u plagos rëndë, për ç’shkak humbi fëmijën, sidoqoftë do të shkojë në burg pasi Gjykata e Apelit-Shkupi ndryshoi dënimin me kusht me dy vjet burgim. Kështu tha mbrëmë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për TV24, transmeton Portalb.mk. Në shtator të vitit të kaluar, Çorbaxhiev u dënua fillimisht me kusht pasi gjykata dhe prokuroria ranë dakord që krimi ishte si pasojë e neglizhencëa dhe jo i qëllimshëm. E dëmtuara Apostolovska e pakënaqur paraqiti…
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, thotë se vetëm një kompani që ka marrë subvencione nga shteti për pagat, dhe e cila nuk i ka përmbushur kushtet e parashikuara për marrjen e saj, ka kthyer tërë shumën e ndihmës. Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, janë bërë kontrolle në 60 kompani në industrinë e hotelierisë, ndërtimit, agjencive të shitjes me pakicë dhe udhëtimit si dhe në hotele. Ata morën subvencione shtetërore për pagat vitin e kaluar në prill, maj dhe qershor ose tetor, nëntor dhe dhjetor, por nuk kanë paguar…
Policia ka zbuluar një rast karakteristik në qytetin Negotinë në Maqedoninë e Veriut. Një vajzë 27 vjeçare ka hapur 60 profile të rrejshme me fotografi të personave nga ky qytet, prej ku ka shpërnda lajme për jetën e tyre. Rasti është zbuluar nga Nadica Funduki, avokate e njohur në Negotinë, bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve. Ajo ka qenë një nga “viktimat” e 27 vjeçares, kur një profil në facebook me emrin e saj ka kërkuar “ndihmë” nga familjarët bashkëqytetarët, sepse pasii “janë përhapur fotografi intime në internet, askush nuk e ka angazhuar si avokate”. Të gjitha këto kanë qenë gënjeshtra…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir hapi një lëndë pasi mori denoncim anonim më 12 janar të vitit 2021, në lidhje me veprimet e gjinekologëve specialistë nga Spitali Klinik Manastir dhe një shtetasi të huaj për të cilët ka baza për dyshim se ka ndërmarrë intervenim mjekësore pa licencë pune. “Lëndës i është bashkangjitur edhe padi penale e ngritur nga SPB Manastir më 8.2.2021 kundër tre personave për veprime të ndërmarra që tejkalojnë autorizimet e tyre të posaçme në kryerjen e detyrës dhe i mundësuan një personi pa licencë përkatëse për punë të lëshuar nga Oda Mjekësore e RMV, të japë…
Nga nesër do të jetë në funksion ueb faqja në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën kundër Kovid-19. Sistemi do t’i pranojë fillimisht personat të cilët kanë prioritet, gjegjësisht personat të sëmurë kronik. “Ueb faqja planifikohet të jetë në funksion nesër. Ajo do të thotë se mund të paraqitet çdokush. Sistemi do të gjenerojë prioritetet. Kjo do të thotë që sistemi do t’i pranojë edhe më të rinjtë të cilët nuk janë të sëmurë kronik të cilët kanë dëshirë për tu vaksinuar dhe atëherë kur do të vijë rendi për vaksinim do tu arrijë…
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2863 teste të kryera 476 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit 407 pacientë janë shëruar. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me Kovid-19.
Përveç fjalëve fyese, antishqiptare, tendencioze dhe skandaloze, libri i gjeografisë, i cili sipas plan-programit të Ministrisë së Arsimit e përdorin gjimnazistët e vitit të dytë, i mëson nxënësit edhe një të pavërtetë, se shteti shqiptarë është okupator i Maqedonisë së Veriut. Ky libër është botuar në vitin 2015, në kohën kur në krye të kësaj ministrie kishte ministër nga radhët e BDI-së, ndërsa është botuar nga 5 autorë maqedonas, kurse përgjegjësia e përkthimit siç qëndron në këtë libër bie mbi kryeredaktorin Refail Sulejmani. Ja disa shembuj nga libri të cilat nxisin urrejtje ndëretnike dhe fetare. Faqja 99 : Prej shqiptarëve…
Ministria e Arsimit për televizionin SHENJA ka deklaruar se libri me përmbajtje skandaloze do të tërhiqet dhe premton zgjidhje sistematike për të gjitha lëshimet në tekstet dhe përmbajtjet e librave shkollor. “Në kuadër të planit për reformim të plotë në sistemin nacional arsimor, si një ndër hapat kyçe është sigurimi cilësor i teksteve shkollore dhe përmbajtjeve arsimore në arsimin fillor dhe të mesëm. Lëshimet të cilat zvarriten ndër vite në më shumë tekste dhe materiale shkollore, përfshirë edhe librin e Gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz, me reforma do të tërhiqen plotësisht dhe zgjidhen sistematikisht. Në këtë rast bëhet…

