Vaksinat e para nga Serbia do të vijnë së shpejti. Ky është premtimi i ri i kryeministrit Zoran Zaev. Madje nuk do të vijnë të gjithë 8000 dozat e premtuara nga Serbia, por fillimisht do të dorëzohet vetëm gjysma e tyre. Ndërkaq, për shkak se Marrëveshja me kompaninë Fajzer nuk lejon shitjen e sërishme të vaksinave, ato t’i jepen Maqedonisë së Veriut si donacion. Zoran Zaev, kryeministër “Së pari, bëhet fjalë për përgatitje të dokumentacionit teknik nga Fajzer për Serbinë, për rieksportim ose për ripagim, ose donacion nga ana e Serbisë. Qëllimi është që të arrijnë këto, fillimisht 4000 vaksinat…
Author: Hamdi Kumanova
Në ueb-faqen zyrtare të qeverisë “vlada.mk”, mes tjerash, janë publikuar informacione në lidhje me regjistrimin e diasporës. Aty, në mënyrë eksplicite, thuhet: “Për qytetarët të cilët në momentin e regjistrimit nuk ndodhen në shtet informacion japin anëtarët e familjes ose qytetarët të cilët më së miri i njohin të dhënat për ata persona, me kusht që personi që jep informatë duhet të dorëzojë dokumentacion valid, prej ku do të merret numri i amzës për personin që regjistrohet, me çka garantohet validiteti i informatës”. Prandaj, nisur nga kjo, sipas koalicionit Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AAA), ky është konfuzioni i…
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se vaksinat kineze të prodhuesit Sinofarm do të nisen për në Maqedoninë e Veriut pas vitit të ri kinez, respektivisht pas 18 shkurtit. Zaev theksoi se Maqedonia sot ka paguar 200 mijë euro për vaksinat kineze, transmeton gazeta Lajm “Deri në fund të muajit vaksina do të arrijë në vend. Për vaksinat nga ‘Fajzer’ që duhejt t’I marim nga Serbia mike, fillimisht u paraqit problem sepse prodhuesi nuk lejonte të shiiten. Pastaj u dakorduam që të na ofrojnë si donacion, vlera është diku 60 mijë euro, ne pastaj do të shpaguhemi disi, por as kjo…
“Kjo është një nga 43 këngët origjinale që i kemi nga Goce Dellçevi, të shkruara nën pseudonimin Ahil. Është korrespodencë me bashkë-luftëtarët dhe miqtë e tij dhe i ruajmë ne depot tona. Kjo është kopje e dokumentit të alfabetit tonë. Ky është dokumenti për himnin tonë”. – Advertisment – Numri një i Arkivit shtetëror, Emil Kërstevski hedh poshtë akuzat nga Sofja për mos-transparencë dhe censurë të Arkivit shtetëror, duke theksuar se ky institucion ka vizitorë të rregullt, përfshirë edhe ekspertë e studentë nga Bullgaria. Kërstevski madje konfirmoi për Alsat se Arkivi ka marrëdhënie të shkëlqyer me Arkivin bullgar. Në dokumente…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2596 testime ndërsa janë regjistruar 367 raste të reja me KOVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar. Pesë persona kanë humbur jetën. Numri i përgjithshëm të infektuar me kovid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë është 96 518, numri i personave të shëruar është 87 324 ndërsa kanë vdekur 2 971 persona. Numri i rasteve aktive është 6 223. /SHENJA/
Komuna e Gostivarit edhe sivjet mbështet në tërësi iniciativën e një grupi të qytetarëve/bjeshkatarëve për organizimin e Marshit Memorial në nder të 16 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor te fshati Llaskërcë. Në takimin sotëm, kryetari i komunës dhe organizatorët, duke marrë parasysh parashikimet e sinoptikëve se nesër do të mbajë mot me temperatura shumë të ulëta i përcjellë edhe me reshje borë, ranë dakord që i njëjti të fillojë në pikën pagesore në Gostivar, duke ruajtur simbolikën dhe duke përfshirë numër sa më të madh të pjesëmarrësve. Marshi do të përfundojë në ora 17:45 në sheshin e…
Në bazë të madhësisë së shtetit, 500 deri 600 shtetas të Maqedonisë së Veriut duhet të posedojnë certifikatë sigurie nga NATO, kurse për momentin ka filluar procedura për rreth 300, sqaron në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Stojan Sllavevski, drejtor i Drejtorisë për siguri të informative të klasifikuara. Përmes këtij institucioni shkojnë të gjitha kërkesat për certifikatë sigurie, kurse Sllavevski thekson se 200 nga 300 që janë pajisur me certifikatë të NATO-s, kanë punë me informata të klasifikuara. Dhjetëra tjerë, nuk e kanë kaluar verifikimin e nevojshëm, thotë Sllavevski, transmeton gazeta Lajm. “Ata janë refuzuar për shkak të ekzistimit…
Dosja e Maqedonisë së Veriut në Bruksel ishte e pastër dhe e pakushtëzuar, por megjithatë krahas përpjekjeve të forta të kryesimit gjerman hapja formale e negociatave në kuadër të konferencës ndërqeveritare akoma nuk ndodhi për arsye të mospajtimit të një shteti, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin në takimin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, në takimin kushtuar zhvillimit të bashkëpunimit lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, Dimitrov para parlamentarëve lituanezë iu referua historisë së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pengesave…
Akuzat e BDI-së së Gostivarit, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i ka quajtur “fake news”. Ai tha se do të inicojë padi penale për akuzat drejtuar Komunës së Gostivarit. Taravari tha se nëse dëshmohet se ai ose dikush tjetër ka bërë keqpërdorime nga administrate komuanale, do të tërhiqet nga çdo post politk dhe asnjëherë nuk do të merret me politikë. “Nuk dua t’i aktualizojë pasi që këto janë lajme të rrejshme. E kemi menduar gjatë nëse duhet përgjigjur, bile edhe për të ngritur padi private ndaj personave në fjalë. Publikisht ju ftoj dhe ju lus juve mediave të…
Banorët e fshatit Sedllarcë kanë protestuar sërish kundër pagesës rrugore. Ata për 3 kilometra rrugë duhet të paguajnë pagesën rrugore për të mbërritur në fshatin e tyre. Kërkojnë heqjen e pagesës, në të kundërtën paralajmërojnë radikalizimin e protestës. “Mos reagimi i institucioneve ndaj kërkesave të banorëve të fshatit Sedllarcë, ka nxjerrë të njëjtët sërish këtu në autostradë, në pikën pagesore në Tetovë, për në Gostivar. Këmbëngulin të hiqet pagesa për banorët e Sedllarcës sepse, vlerësojnë se janë shumë afër për të paguar 30 denarë”. Banorët e Sedllarcës kanë paralajmëruar se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre do ta bllokojnë autostradën…
Enti Hidrometeorologjik për ditët vazhdim paralajmëron një valë të të ftohtit me temperatura deri në -17 gradë Celsius dhe erë të përforcuar veriore. Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -4 deri në -10 gradë, derisa ajo ditore prej -5 deri në 1 gradë Celsiusë. Të dielën temperaturat do të ulen deri në -11 gradë derisa ajo e ditës nga -8 deri në 0 gradë. Sipas sinoptikëve të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëtat, -17 deri në -8 gradë, derisa ato të ditës do të sillen prej -8 deri në 3 gradë Celsiusë.
Besa Ademi, e cila u zgjodh kryetare e Gjykatës Supreme në Shkup ka punuar gjykatëse supreme që nga korriku i vitit 2009. Fushë të veprimit e ka: Sektorin për vepra civile, Këshillin e specializuar për ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Administrative dhe Sektorin për praktikë gjyqësore. Është nga Shkupi, është 57-vjeçare, ndërkaq edhe pse punon si gjykatëse supreme që nga viti 2009, karrierën e saj e ka filluar në vitin 1990. Provimin e jurisprodencës e ka kaluar në vitin 1993, ndërkaq një vit më vonë është avancuar në bashkëpunëtor profesonal. Megjithatë, gjatë periudhës kohore 1999-2004 ajo ka pauzuar si gjykatëse…

