Një grup i organizuar kriminal prej gjashtë personash, përfshirë një polic nga Prilepi, qëndrojnë prapa dërgesës së drogës që policia dje, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Luftës kundër Drogës, DEA, e kapën në rrugën Prilep-Rosoman. Ministria e Brendshme thotë se veprimi është rezultat i hetimeve disa mujore në koordinim me Prokurorinë. Dje, ata kapën dy makina dhe një furgon që duhej të transportonin 200 kilogramë marihuanë të paketuar në kuti kartoni. Të tjerët u arrestuan në Prilep dhe Gjevgjeli. Policia gjithashtu bastisi edhe shtëpitë e të dyshuarve. Ata gjetën një shumë të madhe parash te polici nga Prilepi, dhe te të tjerët armë, koleksion të orëve luksoze, piktura dhe mijëra euro. Te njëri nga të dyshuarit me inicialet A.U. nga Shkupi u gjet dokumentacion të fabrikave, për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Të dyshuarit morën kallëzime penale, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike.
“Me urdhër të Prokurorit Publik dhe urdhrit të marrë nga një Gjykatës i procedurës paraprake, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe kontrollit për prodhimin e kanabisit mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë natës u krye kontroll në dy fabrika për prodhimin e kanabisit mjekësor në Prilep dhe Manastir, me të cilin A.U ka bashkëpunuar. “.
VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga policia dhe Kryeministri Zoran Zaev, nëse dërgesa dhe furgoni me të cilin u transportua droga janë në pronësi të një kompanie për kultivimin e marihuanës të familjes Zaev, dhe nëse midis të arrestuarve janë njerëz të afërt me Zaevin.
“Ende nuk ka asnjë përgjigje as nga Ministria e Brendshme, e as nga qeveria, është ajo që droga u kap në një furgon me targa greke, për çka ka dyshime se është në pronësi të një kompanie që është në pronësi pjesshme të Medical 420, kompani që ka marrë licencë për kultivimin e marijuanës, konkretisht në Manastir. Ajo ka marrë licencë për kultivimin e marijuanës nga qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev diku në fund të vitit 2017
Ambasada Amerikane në Shkup konfirmoi se ofroi mbështetje teknike për aksionin e djeshëm. Ky është aksion i dytë në të cilin përfshihet Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), pasi paraprakisht ata bashkëpunuan me Ministrinë e Brendshme dhe për operacionin “Sozia”, për falsifikimin e 215 pasaportave në vend.




