Një grup i organizuar kriminal prej gjashtë personash, përfshirë një polic nga Prilepi, qëndrojnë prapa dërgesës së drogës që policia dje, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Luftës kundër Drogës, DEA, e kapën në rrugën Prilep-Rosoman. Ministria e Brendshme thotë se veprimi është rezultat i hetimeve disa mujore në koordinim me Prokurorinë. Dje, ata kapën dy makina dhe një furgon që duhej të transportonin 200 kilogramë marihuanë të paketuar në kuti kartoni. Të tjerët u arrestuan në Prilep dhe Gjevgjeli. Policia gjithashtu bastisi edhe shtëpitë e të dyshuarve. Ata gjetën një shumë të madhe parash te polici nga Prilepi, dhe te të tjerët armë, koleksion të orëve luksoze, piktura dhe mijëra euro. Te njëri nga të dyshuarit me inicialet A.U. nga Shkupi u gjet dokumentacion të fabrikave, për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Të dyshuarit morën kallëzime penale, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Rrëfimi i guximit: Historia e Afrim Krasniqit, invalid i UÇK-së
- Parashikimi i motit
- Alarm për pornografinë e krijuara përmes IA-së/ Rritje me 8,400% e fotove dhe videove të gjeneruara në vetëm dy vite, preken mbi 300 mln fëmijë
- “Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarake
- Çfarë po ndodh në Korenë e Veriut? Varësia nga droga është në rritje në vendin e Kim Jong-un
- Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA përforcon praninë ushtarake, dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në rajon
- Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe aleanca me Pablo Escobar
- “Mazhoranca dhe opozita nën presion”/ Muaj të tërë revolucion, BIRN: Protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale





