Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia nga rajoni i Berovës ka privuar nga liria tre persona që dyshohet se janë përfshirë në djegien e makinës, pronë e një inspektori të policisë në Berovë, transmeton Alsat. “Janë privuar nga liria O.D.,B.K., dhe S.P., të gjithë nga Berova, në lidhje me djegien e makinë së tipit “Passat”, pronësi e G.P. nga Berova në rrugën “Mlladenski Kej”, e që ishte raportuar me datë 12.02.2021, rreth orës 02:00″, njoftojnë nga MPB. Policia me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve. “Është realizuar bisedë me ta, gjatë së cilës…

Lexo më Shumë

Pjesa e basteve sportive në vend në totalin e mbledhur të tatimit mbi të ardhurat personale në shtet duhet të jetë 10%, transmeton infomagazin.net. Ky 10% i lartë është për shkak të faktit se taksa në bastet sportive tarifohet nga secili fitim i realizuar i lojtarëve. Ndërkaq lojrat e tjera të fatit paguajnë këtë taksë vetëm për disa kategori fitimesh, të tilla si çmim i parë. Organizatorët e lojërave të fatit janë të vetmit që nuk u përfshinë nga ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale kur u bë dhe korigjimi në shumën e të ardhurave. Për të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 40.600 qytetarë janë regjistruar për t’u vaksinuar kundër Covid-19 nëpërmjet ueb faqes, informojnë për TV21 nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje shtojnë se 12.652 qytetarë janë paraqitur përmes mjekut amë. Kujtojmë që ueb faqja u lëshua në përdorim disa ditë më parë dhe çdo qytetar mund të aplikojë për t’u vaksinuar. Gjithashtu, regjistrimi për vaksinim mund të bëhet edhe përmes mjekut amë në sistemin “Termini im”. Institucionet kompetente kanë bërë plan se si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në fillim do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar.

Lexo më Shumë

Deri në këtë moment midis 40 dhe 50 funksionarë të lartë në shtet, nga shërbimet në politikë, kanë marrë certifikata të NATO-s, ndërsa edhe qindra janë në procedurë të marrin. Asnjë politikan në nivel lokal apo qendror nuk ka marrë vendim negativ, thotë presidenti Stevo Pendarovski. “Nuk është e vërtetë se vetëm Pendarovski ka certifikatë sigurie. Deri në këtë moment midis 40 dhe 50 funksionarë të lartë në shtet, nga shërbimet deri tek politika, kanë marrë certifikata të NATO-s. Deri në këtë moment edhe qindra janë në procedurë për të marrë”, theksoi Pendarovski në pjesëmarrjen në emisionin Stadiumi në radion…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u është drejtuar me një letër Deputetëve evropianë anëtarë të Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, për t’i njoftuar me zhvillimet në vend, veçanërisht për zgjedhjen e kontestuar të Naser Ziberit si Avokat i Popullit. Duke i falënderuar Deputetët evropianë për rolin e tyre në sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme të PE-së për zgjerimin e BE, Sela thekson mungesën e vullnetit politik në Maqedoninë e Veriut për vendosjen e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe forcimin të institucioneve të pavarura. Në shkresën…

Lexo më Shumë

Falsifikimi i testeve PCR për të kaluar pikat kufitare, është shfaqur si një fenomen në Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së pandemisë, që sipas policisë vlerësohet si vepër penale, transmeton Portalb.mk. Të enjten, në pikën kufitare me Bullgarinë, është kapur një autobus me 30 udhëtarë me teste PCR të falsifikuara. Ata po udhëtonin përmes një agjencie turistike nga Shkupi. Në kalimin kufitar me Bullgarinë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për REL raportoi që janë kapur mbi 20 raste të falsifikimit, duke theksuar që këto ditë janë kapur pesë persona nga Shkupi dhe një Kavadari duke kaluar këtë…

Lexo më Shumë

Bashkërrugëtuesit e mi, Ky është postimi im i fundit i kësaj fushate. Në një kohë kaq të shkurt e kaq të shpejtë, m’keni bërë të ndjehem borxhlike ndaj secilit që më fali mbështetjen e pakusht. E kisha njohur shpirtin e madh të këtij populli, por jo përmasat e sakta të kësaj madhësie, e madhështie, që kanë tejkaluar çdo pritshmëri timen. Ne nuk kemi atdhe rezervë. E as nuk duhet të lejojmë që Kosova të trajtohet si e zëvendësueshme nga askush që qeveris me të. Ky edhe ishte motivi më i madh që unë vendosa të kaloj një hap tutje, e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti, transmeton TV21. Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. I precizuam detajet nga paketa e pestë e masave dhe i njëjti do të publikohet së shpejti, pra kjo do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Lexo më Shumë

E fitojmë Tetovën në zgjedhjet lokale. Decid kryetari i Aletrnativës, Afrim Gashi. Ai këto komente i bëri sonte në emisionin “Policia” në Tv Globi. “Punojmë në terren, kosolidojmë degët. Bashkë me ne edhe Aleanca për Shqiptarët punon dhe Tetova patjetër se do të fitohet. Unë e kam këtë bindje, qytetarët duan ndryshim dhe nuk duan ta shohin BDI-në nëpër komuna akoma”, tha kryetari i AAA, Afrim Gashi. Gashi më tej tha se me ASH-në do të korrin fitore të madhe në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale në RMV mbahen në tetor të këtij viti.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (12/13.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 527 shkelje për mosmbajtje të maskës si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Nga SPB Tetovë njoftojnë se dje kanë shqiptuar 36 gjoba për parakalim të palejueshëm. “Gjatë ditës së djeshme (12 shkurt), Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë zhvilloi kontrolle të intensifikuar për të gjobitur shkeljet e bëra nga shoferët për parakalim, me çka u morën 36 masa, nga të cilat 11 në Tetovë dhe 25 në zonën e Gostivarit. Parashtresat e duhura janë përgatitur për të gjithë shkelësit dhe ata do të përballen me gjobat e parashikuara ligjërisht2, thonë nga SPB Tetovë. Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në…

Lexo më Shumë

Në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut janë duke u shëruar gjithsej 579 pacientë në lidhje me virusin korona, ndërsa raportohet që ka akoma 461 vende të lira, transmeton Portalb.mk. Në qendrat për kovid në Shkup janë të shtrirë rreth 230 pacientë lidhje me virusit korona, duke u pranuar vetëm në 24 orët e fundit 18 pacientë, derisa janë lëshuar 20 pacientë të shëruar. Rreth 100 vende të lira janë në hapësirat e qendrave të kovidit në Shkup, ku mund të pranohen nxënësit. Në Manastir janë duke u shëruar 18 pacientë, në Shtip 36, në Tetovë 25, Veles 30,…

Lexo më Shumë