SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër një subjekti juridik-lokal në fshatin Zhelinë Tetovë dhe A.A.(30) nga fshati Bogovinë, Tetovë, si person përgjegjës në objekt, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mosveprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, transmeton Almakos.
Me 31.12.2020 rreth orës 23.00, gjatë kryerjes së një kontrolli nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti i Policisë në Zherovjan, është konstatuar se lokali ka punuar pas kohës së lejuar dhe në të kanë gjetur tre mysafir./Almakos/