Zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë po ndiqen me interesim të madhe edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan News-TV. Shumë prej tyre që posedojnë pasaportë kosovare po shfrytëzojnë mundësinë që të marrëin pjesë në votime. Njëri prej tyre është edhe Nuredin Xhemaili, një hoxhë nga Çerkezi i Kumanovës së bashku me disa bashkëvendas të tij kanë udhëtuar për në Gjilan për të votuar për Vetëvendosjen. “U nisen kerrat varg e vi, nuk na ndal as bor as shi, O Albin krejt Ilirida ësht me ty”, ka shkruar Xhemaili në rrjetin social facebook. Nuredin Xhemaili është i burgosur…
Author: Hamdi Kumanova
Të paktën 30 milionë euro janë keqpërdorur nga buxheti i shtetit, tregojnë të dhënat e hetimeve të Drejtorisë së Policisë Financiare në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e rasteve që ndërlidhet me korrupsionin në nivele të larta, ka të bëjë me keqpërdorimin e tenderëve për furnizimet publike. Ai thekson se pandemia e koronavirusit në masë të caktuar ka bllokuar dhe hetimet që ka iniciuar Policia Financiare, megjithëse bën të ditur se për vitin e kaluar janë dorëzuar më shumë se 70…
I burgosur për shkak të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Feta Alimi nga Burgu i Idrizovës ka lëshuar nj porosi përmes rrjetit social facebook. Gjatë ditës së djeshme gjykatat e vendit nuk pranuan që ta lirojnë Alimin nga akuzat, për të cilët shumica mendojnë se janë ta pabaza dhe se procesi ndaj tij është politik. Gjykata vetëm ia uli dëniminvetëm për një vit dhe atë nga 7 në gjashtë vite burg, ndërsa për njërin nga personat kryesorë që organizuan ngjarjet e 27 Prillit, Mitko Çavkov, gjykata vendosi t’ia ulë dënimin për dy…
Gazeta më e madhe zvicrane, blick.ch, ka publikuar videon nga pstrimi i rrugëve në Tetovë, ku një punëtor shihet duke hedhur nga karroca e kamionit nga një grusht krypë. “Sikur kur i hedh supës krypë”, transmeton Blick shakatë që kanë shpërthyer pas paraqitjes së kësaj video, e cila është bë virale. Më poshtë keni edhe linkun e tekstit të plotë: https://www.blick.ch/ausland/nicht-der-geringste-anflug-von-stress-beim-wintereinsatz-so-locker-laesst-sich-strassensalz-streuen-id16347069.html
Gjithsej 9,200 martesa u lidhën gjatë vitit të kaluar kalendarik. Nga ana tjetër, numri i divorceve ishte 2.284, i cili krahasuar me vitin 2019 u rrit për 14,7%. Siç informon AIM nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me vitin 2019, numri i martesave gjithashtu ka rënë, dhe në atë vit kalendarik ishte 13.814. Gjatë 11 viteve të fundit, mesatarisht 12.650 martesa janë lidhur çdo vit. Nga ana tjetër, divorci është rritur me 12.8 përqind. Nga gjithsej 26 Gjykata Themelore në territorin e RMV-së, 23 i paraqitën përgjigje AIM-së për vendimet përfundimtare në bazë të divorcit brenda juridiksionit…
Edhe pse shumë shpesh është ri-aktualizuar si temë, për vite me radhë problemi me librin e Gjeografisë për vitin e II nuk ka gjetur zgjidhje. Për ekzistencën e këtij libri skandaloz, ku shqiptarët fyhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka pasur ndër vite arsyetime me bollëk, por zero përgjegjësi. Askush prej askujt, tekstualisht, nuk kërkoi përgjegjësi për miratimin apo lëshimin në përdorim të këtij libri dhe librave si ky. Udhëheqësit politik, janë shprehur vetëm se këto libra do të ndryshohen, por vetëm kaq, llogaridhënia nuk përmendet për asnjë moment, shkruan Portalb.mk. Ku qëndron problemi në thelb? Si miratohen këto libra, kush…
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende. Në të gjithë territorin e vendit vërehen reshje të dëborës me intensitet të ndryshuar të shoqëruara me erë veriore. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit. Në gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut. Që nga ora 00:45 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Ohër, përmes rrugës malore Preseka, ndërsa që nga ora 21:55 e mbrëmjes së djeshme për të njëjtat automjete është vendosur ndalesë edhe në rrugën…
Zeqirija Ibrahimi: Kemi libra me autorë shqiptarë, por pushteti i mëson nxënësit shqiptarë me libra të autorëve maqedonas. VIDEO: https://fb.watch/3EKisVlUpJ/
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga pikë kalimi kufitar Tabanovcë ka falënderuar Serbin për vaksinat e dhuruara, ndërsa ka shtuar se nga e mërkura do të fillojë procesi i vaksinimit në Qendrën Klinike në spitalin modular. “Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë vaksina. Ato do të vendosen në frigoriferët. Vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësor. Një falënderim i madh deri te Serbia për solidaritetin”, u shpreh Filipçe, raporton SHENJA.
Mbrëmë (14 shkurt), dhjetë minuta pas mesnate, në magjistralen Gostivar – Kërçovë, afër urës së Novoselllës, vetura “BMW” me targa zvicerane, e drejtuar nga M.S. (54) nga Kërçova ka devijuar dhe ka fluturuar jashtë rrugës. Në aksident, M.S. ka ndëruar jetë në vend, kurse pasagjeriët N.S. (52) dhe L.A. (52), gjithashtu nga Kërçova kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Skena e aksidentit është inspektuar nga Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar. Me urdhër të Prokurorit Publik, ndaj trupit të pajetë të të ndjerit M.S. do…
Moti do të jetë i vranët me reshje të borës, më të mëdha paradite veçanërisht në pjesët jugore. Shtresa e borës kudo do të rritet. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri -5, ndërsa ajo maksimale edhe nesër kudo do të jetë negative dhe do të jetë në interval prej -8 deri në -2 gradë. Në Shkup mot i vranët, paradite dhe rreth mesditës me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë rreth -8, ndërsa…
Në vendkalimin kufitar të Tabanocit sot kryeministri Zoran Zaev ka pranuar 4.800 vaksina nga gjithsej 8.000 vaksina që janë siguruar përmes Serbisë, transmeton Alsat. Vaksinat janë nga kompania Pfizer. Zaev ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuqiç, popullin serb dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiç. “Edhe një herë popullin serb, presidentit Vuqiç dhe kryeministres Bërnabiç i them faleminderit që po ndihmoni popullin tonë dhe shëndetin tonë publik. Në këtë ditë të bukur, falënderoj secilin që ka kontribuar që të ketë paqe, dashuri dhe shëndet në Ballkan”, tha mes tjerash Zaev.

