Author: Hamdi Kumanova

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ka njoftuar se dje ia ka sekuestruar veturën një 17-vjeçari nga fshati Tenovë i Tetovës. 17-vjeçari kishte vozitur veturë “Renault 4” me targa të Gostivar, por pa regjistrim. “Mbrëmë, 14 shkurt, rreth orës 22:25, në Tenovë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë sekuestruar përkohësisht veturën “Renault 4″ me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një person 17 vjeçar nga ky fshat, për arsye se vetura nuk kishte qenë e regjistruar më shumë se 6 muaj”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPB Tetovë. Sqarojnë se rasti është duke…

Lexo më Shumë

Vaksinimi do të bëhet në spitalet modulare, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Kështu ka sqaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social “Facebook”. “Vaksinimi do të zhvillohet në pesë pika të vaksinimit, kurse në ekipet e vaksinimit ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime, nga ora 8 deri në orën 20”, shkroi Filipçe. Përndryshe, dje në vend ka arritur dërgesa e parë e vaksinave, që kap numrin prej 4.680 vaksina nga 8000 sa u parashikuan nga kompania “Fajzer”, të cilat janë donacion nga Serbia. Gjatë mesit të këtij muaji, priten…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se një 17 vjeçar dhe një 18 vjeçar nga Tetova janë kapur me marihuanë dhe janë arrestuar nga policia. “Më 14.02.2021, rreth orës 14:15, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policor nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.M.(18) dhe një 17 vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të tyre, është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftim. Më tej shtojnë se pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohen shkresa adekuate./TV21

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot pritet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar me vendim të KRRE-së çmimet e benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 u rritën për 1.5 denarë për litër, derisa çmimi i dizelit u rit për një denar për litër.

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva sërish ka dërguar kritikat drejt Maqedonisë së Veriut, me pretekstin se retorika që përdoret në media nga krerët shtetëror, nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit. “Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet ta kapërcejmë. Ne çdoherë i kemi përkrahur, madje edhe në momentet më të vështira. Do të vazhdojmë ta bëjmë atë. Nuk doja negociatat të zhvillohen aq shumë para mediave, sepse kjo e ashpërsoi retorikën, sepse atëherë është e vështirë të tërhiqesh nga fjalët e deklaruara. Unë e kuptoj se shpesh herë flasim për publikë vetanake, por nuk është në…

Lexo më Shumë

8 Marsi apo Dita Ndërkombëtare e Gruas është afruar, dhe prandaj agjencitë turistike tashmë kanë dalë me ofertat e tyre. Por ndryshe nga vitet paraprake, për shkak të pandemisë së Covid-19 këtë vit ofertat janë shumë më të vobekta dhe orientohen ndaj pak shteteve. Nëse vitet e kaluara udhëtimet më të preferuara për këtë datë ishin drejt Milanos, Parizit dhe Athinës, këtë vit, për shkak të masave anticovid, ofertat janë të pakta, apo pothuajse fare nuk ka oferta. Meqë pa test PCR, do të mund të udhëtoni në Shqipërisë, Kosovë dhe Serbi, prandaj thuajse shumica e ofertave janë për udhëtim…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është e pranueshëm zgjedhja e kompromisit për mënyrën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, të cilën e pranoi edhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Modeli i propozuar është në interes të të gjithë maturantëve, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut e mban standardin nga 4 provime (2 eksterne dhe 2 interne) dhe asnjë maturant nuk do të dëmtohet. Edhe nesër, Këshilli i Maturës do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që dalin nga kushtet e propozuara, pas së cilës do të vendoset metodologjia për dhënien e provimit të maturës shtetërore. Ministria…

Lexo më Shumë

Pika kufitare Llojan-Miratoc nuk u çel. Premtime boll por jo edhe realizime në terren. Gjatë takimit të sotëm të presidentit Vuçiq me kryeministrin Zaev, Vuçiq u pyet se kur do të hapet pika kufitare Llojan-Miratoc që banorët e dy vendeve kanë një jetë që po e presin. Presidenti Vuçiq tha që kjo nuk është një pengesë politike por nëse do të hapet ajo pikë kufitare do të ketë shpenzime shtesë. “Edhe unë bisedova për këtë çështje dhe Zoran tregoi interes të madh, ekziston interesim posaçërisht nga shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit, Llojan dhe Miratoc dhe ne bëjmë…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës, brenda kompetencave të saj, rregullisht kryen aktivitetet e saj. Në pjesën e mirëmbajtjes së dimrit dhe shërbimeve të ndërmarrjes publike Pastërtia dhe Gjelbërimi dhe kompania, e cila ka marrë tenderin e duhur, rregullisht dhe me zell kryejnë detyrat e tyre. Akuzat në konferencën e sotme për shtyp të VMRO DPMNE janë të paqena dhe të rreme. Nuk ka kompani në komunë, të afërta ose të largëta nga një parti politike, por në procedurat e rregullta të tenderit, sipas Ligjit për Prokurimin Publik, vendet e punës u jepen personave juridikë dhe individëve që kanë ofertën më të favorshme…

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes, vëmendja e opinionit ishte drejt pikës kufitare Tabanoc. Në vend mbërritën 4800 vaksina nga kompania Pfizer, si donacion nga Serbia. Gjysma e qeverisë së Maqedonisë, në krye me kryeministri Zoran Zaev, me tepih të kuq mirëpritën donatorët serbë të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Ekipet e mediave në temperatura nën zero prisnin me padurim vaksinat e shumëpritura. Dhe më në fund, kur automjeti me vaksinat kaloi kufirin, autoritetet hapën dyert për kameramanët dhe fotografët për ta fotografuar dërgesën. Në furgon kishte vetëm një kuti me vaksina që i presin mijëra njerëz. Kryeministri Zaev thotë se me donacionin, së…

Lexo më Shumë

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut. I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit. Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij. Ai kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në Kaçanik, u raportua nga RTV Dukagjinit. Në lidhje me këtë në RTV Dukagjini foli edhe drejtori i shkollës “Jusuf Gërvalla”, Kemal Dullovi, i cili dha edhe detaje. “Unë isha rastësisht te…

Lexo më Shumë