Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se numri i personave të infektuar me Kovid-19 po shënon ulje, kjo sipas tij vjen si rezultat i masave anti-Kovid. Vaksinimi po rrjedh mirë, deri më tani janë vaksinuar afro 30 mijë qytetarë. “Këtu në sallën “Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i grupeve kritike dhe prej nesër vazhdon vaksinimi i personave të tjerë. Deri më tani janë paraqitur afro 140 mijë persona për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk”, tha Filipçe.
Author: Hamdi Kumanova
Filloi seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për propozim ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Janë parashtruar 27 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve, që të mund kompanitë të aplikojnë. Afati për aplikimin e kompanive sipas amendamentit të pranuar do të zgjatet deri më 30 prill. Anëtarët e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që kompanitë të marrin ndihmë edhe për muajt prill dhe maj dhe ndihma të paguhet direkt në llogarit bankare të të punësuarve. Por këto amendamente nuk u pranuan nga mazhoranca.
Dje rreth orës 08:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, ka qenë i prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike në mes të 30-vjeçarit B.D. nga Tetova dhe një femër 17-vjeçare nga Piroku i Tetovës. Dy personat në fjalë më vonë janë thirrë në Stacionin Policor të Tetovës për të sqaruar dhe dokumentuar rastin.TS
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (13.04.2021/14.04.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-30 GV-23), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas Nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë informon Tetovasot. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 34 persona (TE) dhe 50 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 831 persona (TE-467 dhe GV -364) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit. Në periudhën…
Ministria e Punëve të Brendshme, informon se dje në orët e pasdites në autostradën Shkup-Veles, para pikës pagesore në Sopot, nëpunësit policorë nga Departamenti për kriminalistikë dhe Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, ka privuar nga liria D.K(24) dhe A.A(31) të dy nga Velesi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tyre modeli xhip “Audi” është gjetur kokainë. Personat janë privuar dhe sipas urdhrave të Prokurorisë të Velesit kundër tyre do të ngritët padi penale për dyshimin se kanë kryer vepër penale e dënueshme sipas Kodit penal, neni 215.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:20, në rrugën “Boca Ivanovska” në Shkup, policia ka arrestuar 29-vjeçarin Q.A. nga Haraçina. “Ai kërkohej me urdhër të Burgu të Shkupit, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal, për arratisje nga burgu. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, për paraburgim në lidhje me nenin 418 nga Kodi Penal. Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal dhe një njoftim qendror nga Ministria e Brendshme në lidhje me nenin 372 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Hani i Elezit, respektivisht në kufirin me Maqedoninë e Veriut janë kapur rreth 30 mijë euro të padeklaruara. Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se paratë tentoheshin të futeshin në Kosovë nga Maqedonia. Në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës thonë se të gjitha paratë janë konfiskuar dhe rasti ka shkuar për hetim të mëtejmë. “Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë mbrëmjes së djeshme ka kryer kontrolle në një klub fitnesi në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit ka konstatuar se objekti ka punuar edhe përkundër ndalesës , respektivisht në objekt është hasur pronari i klubit F.B. (35) nga Shkupi dhe gjashtë persona tjerë. MPB shton se për rastin në fjalë është njoftuar Prokuroria Publike dhe se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.045 testime, kurse janë regjistruar 1.129 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 458, Manastir – 82, Prilep – 54, Veles – 47, Tetovë – 44, Kavadar – 36, Gostivar – 33, Shtip – 32, Koçanë – 28, Kërçovë – 27, Ohër – 25, Strumicë – 22, Vallandovë – 18, Negotinë dhe Gjvgjeli nga 17, Strugë – 15, Radovish – 13, Resnjë – 10, Berovë dhe Probishtip nga 7, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Vinicë nga 6, Demir Kapi, Demir Hisar dhe Kratovë…
Me vaksinimin e deputetëve, punonjësve në shërbimet e inspektimit, punonjësve të gjykatave dhe prokurorisë, vaksinimi i infrastrukturës kritike që është drejt fundit po vazhdon paralelisht edhe me imunizimin e personave mbi 77 vjeç. Sipas informacionit zyrtar, rreth 26.000 qytetarë janë vaksinuar, ndërsa interesimi është gjithnjë në rritje. E derisa donacioni i dozave “Sputnik” nga Serbia po shkon drejt fundit, dy mijë vaksina kineze nga prodhuesi “Sinofarm”, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë arritur mëngjesin e kësaj të marte dhe u transportuan direkt në punktin “Boris Trajkovski”, me të cilat vaksina pritet të vijojë procesi i imunizimit të grupmoshave sipas…
Për 4 muaj, Qeveria ka paguar rreth 1 milion euro honorare për 55 persona. Në listën e publikuar nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë, kjo e fundit e ka parë të asryeshme të paguaj edhe honorare deri në 60 000 denarë. Këtë shumë i’a ka ndarë Vladimir Cvetkoviq, për “Analizë të informacioneve dhe të dhënave për përgatitjen e Raporteve me elaborim- Kryetar i Këshillit për teknologji informatike dhe kompjutrike”. Me një angazhim të ngjashëm ka qenë Mitko Andreevski, por ai nuk ka marrë pagesë, ndërsa detyra e tij ka qenë “Analizë të informacioneve dhe të dhënave për përgatitjen e raportit me…
Që nga ardhja ime në krye të BFI-së kemi lëvizje shumë positive në drejtim të denacionalizimit të proanve të BFI-së, than ë Klan Debat Kreu I BFI-së, Shaqir Ef.Fetahu. Konkretisht ai nuk deshi të prononcohej duke thënë se për këtë cështje të ndjeshme do të flitet në një muajt apo dy muajt e ardhshëm. “Ne presim të na kthehen objektet e rëndësishme të kulturës islame, prona të ndryshme. Para një muaj kthyem një pronë shumë të madhe prej 240 mijë metra katrorë. Vendi është në mes Vrapçishtit dhe qytetit të Gostivarit dhe shumë shpejtë do të kthejmë edhe prona tjera,…

