Author: Hamdi Kumanova

Qendra e re Klinike nuk është pjesë e marrëveshjes mes liderëve të bllokut politik maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Përveç pjesës formale juridike, dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-ja janë të mëdha edhe në aspektin praktik. Propozimi i pushtetit parashikon Qendër të re klinike, moderne dhe gjigande, vlera të cilës do të arrij të paktën 1 miliard euro. Me këtë nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja e cila kërkon 5 qendra klinike. Derisa nuk diskutohet në mënyrë thelbësore për modelin, opozita nuk do t’i tërheq amendamentet e propozuara. LSDM-ja nga ana tjetër pret mirëkuptimin e opozitës e cila sipas tyre duhet të heqë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitalet po menaxhohet për çdo ditë dhe po hapen vende të reja për hospitalizomi. “Në takimin e mëngjesit me drejtorët e Klinikave kemi shkëmbyer informacione në lidhje me gjendjen. Situata është serioze dhe në këtë moment kemi një rritje të lehtë të presionit me kovid-qendra, gjegjësisht gjatë ditës së djeshme ka pasur numër të madh të shtrimeve në spitalet. Masat japin rezultat por është e nevojshme që të përmbahemi të njëjtave dhe të tejkalojmë edhe këtë valë”, ka thënë Filipçe, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u shqiptua aktvendimit për lëndën ”Thesari” që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të shtetit për furnizimin e pajisjes elektronike- komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga një kompani e Britanisë së Madhe. Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski. Ata tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe…

Lexo më Shumë

Ish kryesuesi i këshillit të komunës së Strugës, Avdullah Qazimoski në STRUGA TV, u shpreh se me banorët e Llabunishtit dhe fshatrat rreth saj po luhet me identitetin e tyre , duke i quajtur edhe torbesh edhe shqiptar. “Ne na quajnë torbesh, por ne jemi shqiptar, … ne jemi shqiptar. Katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi im dhe une jemi shqiptar. Kurse edhe tani qe na shohin ne Tv shprehen “Ja ky torbeshi”. Nga ne ka perfituar Struga, kurse ne kemi humbur nga Struga. Ne kemi votuar gjithmone partitë shqiptare. Sipas studimeve na del që goranët dhe torbeshët janë shqiptarë të vërtetë ,…

Lexo më Shumë

Ish Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është duke ngarë një “xhip” luksoz, të cilin nuk e ka paraqitur në fletën anketuese, publikoi “360 stepeni”, përcjell in7. Bëhet fjalë për gjeneratën aktuale të kompanisë “Volvo”, modeli më i theshtë i të cilës kushton rreth 74 mijë euro. Rashkovski nuk është përgjigjur se pronë e kujt është automjeti në fjalë, të cilin e ka përdorur për punë private, ndërsa informacion të tillë nuk kanë dhënë as nga MPB. Komisioni për AntiKorrupsion ka paralajmëruar se do të kryejë kontrollet e nevojshme për të mësuar se e kujt është vetura në kuadêr të…

Lexo më Shumë

Sot në seancën e Qeverisë është Ligji për Kujdesin Shëndetësor, me ndryshimet e të cilit ne propozojmë që çmimet në spitalet private të jenë të barabarta me çmimet referuese të përcaktuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Me ndryshimet në Ligjin për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me COVID-19, ne propozojmë që të sillen nga 40.000 deri në 305.000 denarë”, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, shteti, përveç që ka autorizimin për të lidhur një marrëveshje me spitalet private përmes FSSH-së, gjithashtu mund të vendosë një kufi për shumën maksimale të trajtimi privat nga Covid-19. “Rregullimi…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëron se do të tërheq të gjitha amendamentet e propozuar nga Ligji për shtetësi dhe fton mazhorancën që ta vendosin ligjin menjëherë në seancë dhe ta kalojnë. Nga ana tjetër kërkojnë nga ASH-AAA t’i tërheqë të gjithë amendamentet nga pakoja e pestë ekonomike. “Për shkak te pazareve te Zaevit dhe dyfytyrësisë së LSDM-së, qytetarët kanë mbetur pa ndihme”, thotë Micevski.

Lexo më Shumë

Policia e Strumicës ka ndriçuar një rast vjedhje, të cilën e ka kryer një grua 44 vjeçare. Sipas policisë, Z.G. (44) vjeçare, nga fshati Staro Konjarevo më 29 mars ka shkuar në shtëpinë e bashkëfshatares së saj me iniciale L.A. dhe ia ka vjedhur një çantë me para, në valuta të ndryshme. Pasi është denoncuar rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme, më 7 prill policia ka gjetur paratë e vjedhura të groposura në oborrin e shtëpisë të Z.G., transmeton gazeta Lajm. Paratë me leje të Prokurorisë i janë kthyer pronares së dëmtuar, kurse kundër policia do të parashtrojë padi…

Lexo më Shumë

Administrata për shpërbërjen e lëndëve narkotike të SH.B.A-së (DEA) ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në zbulimin, parandalimin dhe likuidimin e organizatave të trafikut të drogës pas operacioneve të “Dvojnik” dhe “Marijuana”. Në periudhën e kaluar, ky organ administrativ amerikan filloi të bashkëpunojë intensivisht me policinë e Maqedonisë, dhe kjo rezultoi në veprime të përbashkëta në territorin e Maqedonisë që lanë një përshtypje të fortë tek publiku. Ata konfirmojnë që zyrtarë të agjencisë janë të përfshirë në hetimin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbi konfiskimin e…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit vlerëson se zgjidhjet aktuale ligjore janë të mjaftueshme për marrjen e shtetësisë dhe evidentimin në librat amë të personave të paregjistruar. Sipas tyre, duhet të sigurohet zbatim i dispozitave ligjore deri në fund. Për momentin ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë nga të dy kategoritë e personave të prekur, thonë nga Komiteti i Helsinkit në vlerësimin juridik që kanë bërë mbi ligjet ekzistuese. “Lidhur me rregullimin e statusit të personave pa shtetësi të cilët ishin shtetas të republikave të RSFJ-së, duhet të merren parasysh dispozitat e Ligjit për të huajt të cilat mundësojnë marrjen e vendbanimit…

Lexo më Shumë

Dje (12-prill) prej ora 13.00 deri në orën 18.00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë bastisur shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të 32 vjeçarit M.M. nga Tetova, gjatë bastisjes personit në fjalë i janë marrë disa pajisje të ndryshme, për shkak të dyshimit se i njëjti kishte qenë i përfshirë në veprën penale “shkelje të të drejtave autoriale”, e dënueshme sipas nenit 157 të Kodit Penal. I njëjti është thirrur në SPB Tetovë dhe çështja është duke u sqaruar.

Lexo më Shumë

“Mbrëmjen e djeshme (12-prill) rreth orës 23:00, në një parkingun e një kompanie në fshatin Poroj të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.B. nga Poroji, gjatë kontrollit në veturën e tij “Hammer” me targa të Tetovës të cilën ai e ka drejtuar janë gjetur 100 pako me madhësi të ndryshme kokainë dhe 9 pako marijuhanë, dy peshore digjitale dhe dy telefona celularë, dhe gjatë kontrollit ka treguar sjellje agresive ndaj policëve dhe të njëjtit i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në…

Lexo më Shumë