Qendra e re Klinike nuk është pjesë e marrëveshjes mes liderëve të bllokut politik maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Përveç pjesës formale juridike, dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-ja janë të mëdha edhe në aspektin praktik. Propozimi i pushtetit parashikon Qendër të re klinike, moderne dhe gjigande, vlera të cilës do të arrij të paktën 1 miliard euro. Me këtë nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja e cila kërkon 5 qendra klinike. Derisa nuk diskutohet në mënyrë thelbësore për modelin, opozita nuk do t’i tërheq amendamentet e propozuara. LSDM-ja nga ana tjetër pret mirëkuptimin e opozitës e cila sipas tyre duhet të heqë dorë nga interesat ditore të zhbllokon ligjet me interes për qytetarët. Muaj më parë, kryeministri Zaev i ofroi opozitës edhe shumicën në komisionin mbikëqyrës, por partia e Mickoskit u kundërpërgjigj më 19 shkurt duke propozuar mbi 2.000 amendamente. Bllokada e opozitës erdhi pak ditë pasi ishin deklaruar se për Qendrën e re klinike nevojitet kompromis dhe se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme ta mbështes pushtetit për realizimin e këtij projekti. Projekti për Qendër Klinike në mandatin paraprak të kryeministrin Zaev dështoi dy herë. Ndërkohë partitë shqiptare janë deklaruar unanimisht në mbështetje të këtij projekti.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Nafta arrin në stratosferë, çmimi afro 230 lekë/litër, benzina shkon 219 lekë. Operatorët: Rrezikohet furnizimi global
- Aksident i rëndë trafiku në Milladinovc: Dy të vdekur dhe tre të lënduar rëndë
- MF: “Fiç” sërish konfirmoi rejtingun kreditues BB+ me perspektivë të qëndrueshme
- Muhamet Hoxha: Investimet në energji të pastër sjellin përfitime konkrete për qytetarët
- Ligji i ri godet zejtarët në RMV: Mbi 3 mijë mbeten pa sigurim shëndetësor
- Edita Doli: Shkëlqimi i një nuseje në fustan të kuq
- Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
- Berisha kthehet sot nga SHBA, PD fton demokratët: Të dalim në Rinas dhe t’i bëjmë pritje madhështore



