Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë mbrëmjes së djeshme ka kryer kontrolle në një klub fitnesi në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit ka konstatuar se objekti ka punuar edhe përkundër ndalesës , respektivisht në objekt është hasur pronari i klubit F.B. (35) nga Shkupi dhe gjashtë persona tjerë. MPB shton se për rastin në fjalë është njoftuar Prokuroria Publike dhe se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Data 12.09.2026
Aktuale
- MF: “Fiç” sërish konfirmoi rejtingun kreditues BB+ me perspektivë të qëndrueshme
- Muhamet Hoxha: Investimet në energji të pastër sjellin përfitime konkrete për qytetarët
- Ligji i ri godet zejtarët në RMV: Mbi 3 mijë mbeten pa sigurim shëndetësor
- Edita Doli: Shkëlqimi i një nuseje në fustan të kuq
- Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
- Berisha kthehet sot nga SHBA, PD fton demokratët: Të dalim në Rinas dhe t’i bëjmë pritje madhështore
- Tragjedi afër Aeroportit të Shkupit: Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë në një aksident nga përplasja direkte
- Andonovski: Me aplikacionin “m.Uslugi”, letërnjoftimi dhe patentë shoferi do të jenë të disponueshme drejtpërdrejt në telefonin celular



