Author: Hamdi Kumanova

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë gjithsej 305 lejë për ndërtimin e objekteve që kapin vlerë prej 3.727.211.000 denarë, shumica prej tyre janë ndërtime të larta (181), transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 janë dhënë 305 leje ndërtimi, që është për 6.6% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që vlera e paraparë e objekteve është 3 727 211 000 denarë, apo 7.7 % më shumë se dhjetorin e vitit të kaluar. Përveç 181 lejeve për ndërtime të larta, planifikohet edhe ndërtimi i 37 objekteve për…

Lexo më Shumë

Për shkak të temperaturave të ulëta, Maqedonia nesër do të jetë në fazën e verdhë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nesër (16.02.2021, e martë) i gjithë territori i vendit do të ndikohet nga temperatura më të ulëta që përcakton fazën e verdhë (alarm ). “Rekomandohet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të të gjithë popullatës, sidomos veshja e rrobave të ngrohta me shumë shtresa, këpucë të përshtatshme për borë dhe akull, konsumim më i shpeshtë i pijeve të nxehta, shmangia e alkoolit, sepse rrit rrezikun e hipotermisë, gjithashtu si trajtim i rregullt në të sëmurët kronikë, dhe në rast të vështirësive…

Lexo më Shumë

Rreth 30 projekte të propozuara nga artistë e shoqata shqiptare do të jenë pjesë e Programit vjetor të Qytetit të Shkupit për këtë vit nga gjithsej 295. Ose 10 për qind e numrit të përgjithshëm të projekteve që do të realizohen në të gjashtë veprimtaritë dhe për të cilat është akorduar një fond prej 12 milionë denarësh. Nga Qyteti i Shkupit nuk japin ndonjë informacion lidhur me numrin e përgjithshëm të aplikimeve shqiptare, apo sa prej tyre janë refuzuar, por numrin projekteve të financuara në total për këtë vit e cilësojnë një rekord dhe investim që Shkupi të jetë pretendent…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme e Maqedonisë pretendon se janë tërhequr të gjitha patentat e shoferit “të blera” që ishin lëshuar deri më tani nga pesë policët e akuzuar që i përgatitën ato me të dhëna të rreme. Ministria e Brendshme tashmë ka publikuar akte në periudhën nga 26 nëntori 2019 deri më 19 maj 2020, të nxitur nga të akuzuarit e tjerë, ata plotësuan aplikacionet për patentë shoferi në të cilat futën të dhëna të rreme, i vendosën në procedurë, të miratuara dhe lëshuar patentë shoferi. Në këtë mënyrë, ata u mundësuan aplikantëve të marrin patentë shoferi të kategorisë B, edhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave i është përgjigjur Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi kërkesën për sigurimin e mjeteve për terminale të cilat verifikojnë dokumentet biometrike në zgjedhjet lokale. Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se mjete në buxhet ka dhe se zgjedhjet lokale nuk do të kenë asnjë pengesë financiare. Unë iu përgjigja pyetjes së tyre se ata mund t’i zbatojnë të gjitha procedurat derisa vlerësojnë se mund të arrijnë në kohë dhe derisa vlerësojnë se sipas protokolleve mund ta zbatojnë një gjë të tillë. Mjetet nga buxheti do të sigurohen për realizimin e projektit, përkatësisht zgjedhjet lokale nuk do ta kenë…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 12:00, nëpunës policor nga Stacioni Policor për kontroll kufitar Staravinë kanë shpëtuar 6 persona në fshatin e Prilepit, Vepërçan, të cilët, për shkak të reshjeve të borës, nuk kanë mundur të dalin nga fshati që nga 13 shkurti. “Personat kanë qenë të moshës 24 dhe 25 vjeçare nga Kavadari dhe në fshatin Vërpeçan kishin shkuar më 13.02.2020”, njoftojnë nga MPB-ja. Thonë se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq me vetura të policisë kufitare dhe të Njësitit të Kundërzjarrit janë dërguar në Prilep për çfarë kanë vazhduar më pas për në shtëpitë e tyre, në Kavadar./TV21

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, paralajmëroi miratimin e shpejtë të planit të veprimit për bashkëpunim me Bullgarinë, i cili synon kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve. Njoftimi erdhi derisa Zaev komentoi një deklaratë të shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, se “Maqedonia e Veriut e pareformuar në BE do t’iu shërbejë interesave ruse” dhe se “zgjedhjet në këtë vend, partitë po i fitojnë me retorikë anti-bullgare”. “Në frymën e konstruktivitetit, ne gjithmonë komunikojmë me një narrativë të kujdesshme dhe dinjitoze diplomatike dhe gjithmonë mbrojmë dinjitetin e popullit tonë. Mund të them se vetëm me një rrëfim miqësor, me…

Lexo më Shumë

Objekti i Kodrës së Diellit pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, që për shumë vite është pothuajse në gjendje të shkatërrimit do të mbetet pronë e këtij institucioni qeveritar dhe është paraparë rindërtim i plotë që të mund të përdoret në të ardhmen. Që para10 viteve ka filluar procesi për rindërtimin, por i njëjti është ndërprerë. “Për këtë objekt në vitin 2010 është nënshkruar marrëveshje dhe kanë filluar aktivitete për rindërtim, por marrëveshja nuk u realizua plotësisht dhe objekti mbeti jashtë përdorimit. Parashikohet një investim investimi në planin afatgjatë, i cili do të përfundojë rindërtimin e filluar të objektit…

Lexo më Shumë

Reshjet e dëborës gjatë fundjavës kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e vendit. Por, nga autoritetet thonë se asnjë rrugë aktualisht nuk është e pakalueshme. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë këtyre tri ditëve nëpër rrugë kanë hedhur mbi 4 mijë ton krip. Përderisa rekomandimet për rrugët malore janë që të shmanget udhëtimet e panevojshme, sot nuk është dashur që të përdorën zinxhirët nëpër goma të automjeteve. Nga kjo ndërmarrje thonë se edhe aksi rrugorë që të shpie drejt pikës kufitare të Qafë Thanës, mbetet i papërdorur jo për fajin e tyre. Rruga Strugë-Qafë Thanë nga ana jonë…

Lexo më Shumë

Po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e procesit të imunizimit në vend. Por, një protokoll jo i thjeshtë duhet të zbatohet me vaksinat e llojit Pfizer, deri në momentin e injektimit të dozave në trupin e njeriut. Në Agjencinë e Barnave, një ekip i specializuar po punon për të gjitha detajet teknike të një udhëzuesi për mjekët që japin vaksinat. Drejtori i këtij institucioni tha se duhet të kihet kujdes gjatë vaksinimit. – Advertisment – Ne punojmë në përfundimin e dokumentacioneve, në kontrollimin e certifikatave, në stikerët që do të ngjiten në vaksina si dhe udhëzuesin, siç është për…

Lexo më Shumë

Nga Anisa Bahiti 14 shkurti i 2021 do të mbahet mënd gjatë shumë gjatë për ne shqiptarët, veçanërisht për Kosovën. Zgjedhjet e parakohshme politike prodhuan një rezultat apokaliptik, dhe jo vetëm një fitore të thjeshte të Vetëvendosjes. Në 10 vjet VV kaloi nga 10% të rezultatit të zgjedhjeve në gati 50% , nëpër 4 procese zgjedhore në të  cilat është rritur çdo herë, por kësaj rradhe e ka dyfishuar numrin e votave dhe mandateve në krahasim me 2019. VV me fitoren e saj zhduku politikisht Fatmir Limajn dhe Nismën, pavarësisht mbështetjes publike për Jakup Krasniqin që ndodhet në Hage dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 51 raste pozitive. Prej tyre në Shkup-25, Prilep-9, Kavadar-7, Strumicë-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Shtip-1, Veles-1, Koçan-1, Kërçovë-1 dhe Dellçevë-1. Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 308 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.101, prej të cilëve 87.960 janë shëruar, ndërsa 2.998 kanë ndërruar jetë.

Lexo më Shumë