Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 358 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë – 9 secili, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krushevo – 6, Stip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli – 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo – 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip – 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod – 1 secili. Nga…

Lexo më Shumë

Në kaudër të bisedave të përgjuara joligjore, janë ndjekur tre kategori të personave, targetë, persona bashkëbisedues dhe persona të dëmtuar, respektivisht persona nën masa të posaçme hetuese, tha sot prokurorja Lençe Ristovska në fjalët përfundimtare për rastin “Target – Fortesa” dhe theksoi se të ndjekurit kanë përjetuar dëm më të madh për shkak të faktit se janë ndjekur edhe para, edhe pas masave të posaçme hetuese. Ristovska elaboroi se dëshmia tregon se në cilat sfera është kryer sigurimi i kontrollit të plotë të të gjitha proceseve në shtet, politike, biznes, mediale, e tjerë. Në ndjekjen e strukturave politike, ajo e…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë ka filluar me dy orë vonesë dhe menjëherë është ndërprerë, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë. Pasi zv.ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, e arsyetoi propozimin e Qeverisë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar, që ka të bëjë me shkeljet në ambientin jetësor, votimi u anulua, pasi nuk kishte kuorum dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ndërpeu seancën e 34. Në fillim të seancës u konstatua dorëheqja e Neda Çallovskas nga funskioni i anëtares së Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në…

Lexo më Shumë

Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë periudhës nga 8 deri më 14 Shkurt, janë testuar gjithsejt 16.299 materiale në laboratoritë e licencuara me rritje prej 13.2% në krahasim me javën e shkuar. Në rritje janë rastet e reja me COVID-19, kurse dukshëm ulen rastet që përfundojnë me fatalitet. ISHP-ja, duke raportuar për periudhën nga 8 deri më 14 Shkurt, njofton se janë regjistruar 2.232 raste të reja pozitive me COVID-19 në 33 qytete të vendit me rritje prej 5.3% nga java paraprake.Më shumë raste janë shënuar në Shkup – 953 apo 42.7%, me incidencë javore prej 154.3 në 100 mijë…

Lexo më Shumë

Pastrimi i rrugëve pas reshjeve të borës këtë fundjave në Tetovë ka hasur në kritika të shumta, mënyra se si në rrugët e Tetovës shpërndahej kripa u bë virale në rrjet, aq sa e edhe një prej mediumeve në Zvicër kishte shkruar për këtë. Portalb.mk hulumtoi dhe rezulton që për atë kripë, Komuna e Tetovës ka paguar nga taksat e qytetarëve gjithsej 38.305 mijë euro kompaninë “KI-EM” me seli në Shkup ndërsa shpërndarjen e saj me dorë, e ka bë kompania “NB” me seli në Tetovë për gjithsej 64 mijë euro, shkruan Portalb.mk. Edhe pse mjetet financiare për mirëmbajtjen e rrugëve…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët i ka dërguar sot letës, ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska nëpërmjet të cilës kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të librit të “Gjeografisë” për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar. Po ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar tërheqjen urgjente nga përdorimi të librit “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, bazuar në Ligjin për Librat Shkollorë për Arsim Fillor dhe të Mesëm, gjegjësisht neni 26, pika 2 e cila thotë: “Libri shkollor tërhiqet nga përdorimi edhe nëse përmban materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat…

Lexo më Shumë

Dua të bëj dashuri, por assesi të mos përqafohem me partnerin, kështu i komentoi kryeministri Zaev amendamentet e VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e grafës etnike në letërnjoftime, por me kusht që të largohet prapashtesa “e Veriut” për qytetarët maqedonas në vend, transmeton Alsat. “Në fund të ditës Kushtetuta thotë Republika e Maqedonisë së Veriut. Apeloj që ta mbështesin, të mos kërkojnë justifikime të asnjë lloj karakteri, sepse kur dorëzoni zgjidhje lidhore, nuk është vetëm Marrëveshja e Prespës, por ekziston edhe Kushtetuta. Kushtetuta thotë se vendi ynë është Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Transferimi i fondeve nga një llogari transaksioni në një tjetër na kujton gjithmonë ato mbushje të lodhshme që dorëzohen në një degë të bankës. Ose, nëse transferimi i fondeve bëhet përmes bankingut elektronik, me plotësimin e urdhërpagesave elektronike, e cila, nga ana tjetër, sjell një dozë të njohur pasigurie dhe pyetjen – “po sikur të gaboja diçka “. Por, transferimi i fondeve nuk duhet të duket më kështu. Halkbank AD Skopje ka prezantuar një risi të quajturSmartSend(Më thirr në llogari) e cila mundëson transferim të shpejtë, të thjeshtë dhe të lehtë të parave në çdo kontakt nga libri juaj…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar pakon e 5 ekonomike e cila përmban katër shtylla, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. Përmban 29 masa në vlerë prej 9.7 miliardë denarë apo rreth 160 milion euro. “Nga këto, 91.7 milionë euro janë shpenzime buxhetore direkte. Janë ndarë në katër shtylla. E para parasheh, financim direkt i kompanive me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës edhe atë në sektorin për turizëm, artizanat, hoteleri, transport, industri… Shtylla e dytë është ndihmë financiare për likuiditet në sektorin privat me kredi pa normë të interesit për ruajtjen dhe rritjen e numrit të punëtorëve dhe…

Lexo më Shumë

Prokurorët në rastin “Target-Fortesa”, në fjalët e tyre përfundimtare, pohuan se drejtori i atëhershëm i Drejtorisë për Siguri Kombëtarë, Sasho Mijallkov mund të dëgjonte drejtpërdrejt bisedat nga zyra e tij, e që ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme, respektivisht pa urdhër gjykate. “Kishte shifra me të cilët ata mund të dëgjonin biseda direkt nga zyrat. G.G. ishte lozinkë për Goran Grujevski, N.N. për eproren Nadica Nikoliç, ndërsa gjithashtu kishte një lozinkë me emrin “drejtori”, ndërsa drejtor i atëhershëm ishte Sasho Mijalkov”, shpjeguan prokurorët.

Lexo më Shumë

Temperatuarat e ulëta dhe i ftohti polar kapluan ditëve të fundit Maqedoninë e Veriut. Rreshje të mëdha bore ranë në gjithë territorin e vendit, duke vështirësuar kështu edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve. Si zakonisht, vonesat dhe neglizhenca e autoriteteve për pastrimin e borës nga rrugët e vendit, sërish solli probleme për qytetarët. Situata e rëndë u paraqit në Strugë, ku rrugët për disa ditë radhazi janë të mbuluara me borë dhe të ngrira nga temperaturat e ulëta, shkruan in7. E kur ke rrugë të papastruara dhe të rrëshqitshme, janë të pritshme edhe акѕidentet në komunikacion. Një video e publikuar…

Lexo më Shumë

“Koalicioni me LSDM është i qëndrueshëm. Qeveria ka stabilitet politik dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar ndaj reformave”, tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski. Sipas tij, kjo qeveri ka pak më shumë se 100 ditë dhe nuk është serioze të mbahen zgjedhje çdo 100 ditë derisa dikush të fitojë. “Ne kemi zgjedhjet e ardhshme lokale, ku qytetarët do të vlerësojnë se sa të kënaqur janë me këtë qeveri. Nëse opozita fiton më shumë vota, atëherë është e drejta e tyre legjitime të kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të organizohen sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi…

Lexo më Shumë