Një kamion i madh është rrokullisur në afërsi të Novo Sellës në drejtim të Strazhës, për çfarë komunikacioni është bllokuar në të dy kahet, raporton gazetari i TV21. Komunikacioni është bllokuar që gjysmë ore, ndërkaq ende pritet të arrijë policia. Si pasojë, është krijuar kolonë e gjatë me automjete në drejtimin Kërçovë – Gostivar, dhe anasjelltas. Pritet që policia të arrijë së shpejti dhe me këtë të normalizohet edhe komunikacioni.
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm 35,9% e nxënësve janë shprehur të kënaqur nga mësimi në distancë, derisa 30% e nxënësve nuk janë testuar asnjëherë gjatë mësimit online. 22% e nxënësve nuk ndjehen të sigurt gjatë kohës që mbajnë mësim online ndërsa gjatë mësimit ka ndodhur që të kyçen persona të cilët nuk janë pjesë e asaj klase. Një pjesë e nxënësve madje janë ankuar se të dhënat e tyre janë keqpërdorur derisa kanë qenë të kyçur në mësim online. Këto janë disa nga rezultatet e hulumtimit “Mësimi në distancë apo distancim nga mësimi” i realizuar nga shoqata Liderët për edukim, aktivizëm dhe zhvillim dhe…
Nuk mendohet dhe nuk ka arsye për shumicë të re parlamentare. Kështu i vlerëson paralajmërimet për shumicë të re kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit, shumica parlamentare po funksionin pa asnjë vështirësi. Shumica parlamentare funksionin në kuadër të normalitetit. Nuk ka aspak përplasje apo dallime mes partnerëve të koalicionit. Sigurisht që ka dallime për tema të caktuara, por e mira është se për të gjitha çështjet arrihet konsensus në mes të palëve. Nuk ka asnjë vështirësi në funksionim të këtij partneriteti dhe koalicioni dhe aspak nuk mendohet dhe nuk ka arsye për shumicë të re parlamentare -deklaroi Ali Ahmeti,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë, Shkëlqesinë e tij Andrea Silvestri. Ambasadori Silvestri u informua për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, rolin politik dhe opozitar të ASH-së, si dhe kontributin politik të Aleancës për Shqiptarët në të gjitha segmentet e jetës politike. Përveç tjerash, në takim u bisedua edhe për dy temat kryesore në vend, siç janë çështja e regjistrimit të popullsisë dhe iniciativa jonë rreth projektligjit për shtetësinë, me ç’rast Ambasadori u informua për kërkesat e arsyeshme të ASH-së në lidhje me këtë problematikë. U diskutua edhe…
Vaksinën e parë antikovid e mori mjekja 64 vjeçare Dobrinka Jovanovska nga reparti i Klinikës Infektive, e cila është në prag të pensionimit. Ajo tha se nuk kishte dhimbje, duke ua sugjeruar të gjithëve që ta marrin, për t’i dhënë fund sa më shpejtë pandemisë CoVid-19. Jovanovska është në mesin e 260 pjesëtarëve të personelit mjekësor, të cilët gjatë ditës do ta marrin dozën e parë. “Unë mora vaksinën, ndjehem shkëlqyeshëm! Vet aplikimi i vaksinës është pa dhimbje dhe mund t’ju sugjeroj secilit prej jush në shtet të merr vaksina nga cila do qoftë Pfizer apo lloj tjetër të vaksinës”,…
Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët z. Omer Ajdini, në cilësinë e nikoqirit bashkë me deputeten e ASH -së Artina Qazimi, pritën në takim zëvendës Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Dekker. Në takim u bisedua rreth problemeve me të cilat përballen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin e të rinjve nëpër institucione shtetërore dhe aktivizmin rinor në përgjithësi. Gjithashtu, ndër temat që u diskutuan bashkërisht ishte edhe skandali me librat shkollorë, gjuha e urrejtjes, ksenofobia dhe shtrembërimi i fakteve historike, siç ishte rasti i fundit…
Tani për tani plani është vaksinimi të zhvillohet këtu në Shkup, në Spitalin modular, ndërsa të punësuarit në qendrat kovid nga spitalet tjera gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të arrijnë këtu. Më tutje, vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjithë shtetin, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ministria pret në periudhën prej një jave deri së paku 10 ditë të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësor. “Plani i vaksinimit të zhvillohet këtu në Shkup, për shkak të asaj që ky personel është trajnuar dhe edukuar për këtë vaksinim, tani në mënyrë intensive për këto ditë të…
Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka dërguar mesazh të qartë te diplomacia vendase dhe ajo Bullgare, se bisedimet për zgjidhjen e kontestit historik duhet të vazhdojnë, të rikthehet besimi i humbur nga dialogu dhe t’i jepet prioritet interesit strategjik të të dy vendeve. Sipas Kyuchyuk, nuk ka bisedime të lehta për historinë dhe se askush nuk fiton nga ato bisedime, ndërkaq interesi strategjik i të dyja shteteve është, Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. “Në bisedimet me shtetet tjera, të gjithë humbin dhe askush nuk fiton. Humbin fqinjët. Roli ynë…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj në akademinë solemne në Shkup, kushtuar 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka komentuar sloganin që qarkullon në troje “Liria ka emër” që kur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ftuan nga dhomat e specializuara në Hagë. Ka deklaruar, se për të “Liria ka edhe emër edhe mbiemër” dhe ka falënderuar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut për ndihmën që ia kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës së fundit. “Po thonë “Liria ka emër”, unë do t’ia shtoja ndoshta padrejtësisht, por “Liria ka edhe emër, edhe mbiemër”.…
Një qytetar i Manastirit ka humbur jetën sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht në ora 05:25 minuta në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, kur makina të cilën drejtonte për shkaqe të panjohura doli nga rruga. Në këtë fatkeqësi ka humbur jetën 36 vjeçari G.J. Nga SPB-Manastir njoftojnë se vozitësi ka humbur jetën në vendngjarje. “Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen, ndërsa në koordinim me prokurorin publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga SPB-Manastir.
Nuk ka ndryshime në pozicionet tona sa u përket negociatave me Bullgarinë. Për identitetin maqedonas, popullin maqedonas dhe gjuhën nuk negociohet. Apelojmë që të mos hyhet në një rreth me ofendime dhe gjuhë të urrejtjes të cilat nuk do të sjellin asgjë të mirë për askënd, aq më pak për popullin bullgar dhe atë maqedonas, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. – Advertisment – “Në fazë përfundimtare është harmonizimi i një plani aksional me republikën e Bullgarisë. Qeveria gjatë gjithë kohës është e motivuar fortë që përmes dialogut të gjenden pika të përbashkëta për çështjet e hapura. Ekspertët nga…
Deri në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është dorëzuar projekti për vendosjen e ngritjeve artificiale, apo të ashtuquajturat “tumba” në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, e cila është përgatitur nga vetëqeverisja lokale e Tetovës informon Tetovasot . Tumbat e vendosura paraprakisht me kërkesë të SPB Tetovë, dje (16 shkurt) janë hequr plotësisht, sepse të njëjtat nuk i plotësonin kërkesat e paerapara ligjore, sipas nenit 351 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Rregullores për mjetet e ngadalësimit të trafikut. Me projektin që do të marrë pëlqimin e nevojshëm nga SPB-Tetovë, në disa vende në këtë rrugë do të…

