Librat shkollorë që fyejnë shqiptarët e që kanë gabime të tjera përmbajtjesore dhe drejtshkrimore, do të tërhiqen nga procesi mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur zëvendëskryeministri Artan Grubi, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Arsimit, Milla Carevska. Vendimi pasoi reagimet në opinion lidhur me përmbajtjen e librit të gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme, njofton REL. “Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit”, thuhet në një njësi mësimore…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 46-të të sotme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes për marrjen e obligimeve nga datë 19.11.2020, të lidhur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE)), për furnizimin e një vaksine të aprovuar për KOVID-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive për KOVID-19. Për zbatimin e furnizim të vaksinave duhet të miratohet dhe nga këtu Qeveria dha pëlqimin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes ne…
Mbrëmë (18.02.2021), diku rreth orës 20:50 në rrugën rajonale Volkovi-Tetovë, në Çellopek policia ka privuar nga liria personin I.S. 20 vjeçar nga fshati Trebosh, sepse gjatë bastisjes së tij dhe kontrollit ndaj makinës “Golf” me targa të Tetovës të drejtuar nga B.I. 40 vjeçar nga Tetova është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Në vend të tre provimeve eksterne dhe një intern, nxënësit e shkollave të mesme në vitin e fundit do të japin dy provime eksterne dhe dy interne dhe detyrë projektuese të maturës shtetërore, ndërkaq në pajtim me marrëveshjen e arritur me Qeverinë, më së voni deri më 5 mars duhet sërish t’i regjistrojnë provimet që do t’i kalojnë, përkatësisht kanë mundësi t’i ndryshojnë ato që i kanë paraqitur. Në takim me kryeministrin Zoran Zaev, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u dakordua të kenë dy në vend të tre provimeve eksterne, me atë që provimi i tretë ekstern hiqet…
Do t’i rregullojmë profilet që do të mësohen në arsimin e mesëm profesional me nevojat e sektorëve real, me çka do ta modernizojmë arsimimin. Njëkohësishtë do t’i ndryshojmë politikat e bursave për studentët në profesionet teknike, do të inkurajojmë zgjedhjen e profileve të cilët do t’u mundësojnë punësim të madh të rinjëve. Kështu deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Kriva Pallankë ku vazhduan takimet me kompanitë, shkollat e mesme dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale. Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës “Qëlllimi i këtyre takimeve është që bashkërisht t’i indentifikojmë profilet të cilat do të hapen në…
Kur u pyet nëse ka folur me partnerin qeverisës Zoran Zaev për rikonstruim të Qeverisë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u përgjigj drejtpërdrejt se jo. “Jo nuk ka aspak, nuk është diskutuar e as nuk është menduar kjo çështje”, u shpreh Ahmeti. Por kryetarit të integristëve i duhet të sqarohet më gjatë kur pyetet nëse është duke menduar të ndryshojë ndonjërin zyrtar të BDI-së në Qeveri. Duke folur për pakënaqësitë brenda partiake për emërimet e bëra, Ahmeti thotë se nuk është autoritar sa të mos i lejojë bashkëpartiakët lirshëm të thonë mendimin e tyre. “Mendimin ndryshe të…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.324 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 492374 testime.
Kufijtë e vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë nën masa të veçanta anti-kovid. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë e Veriut që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit, patjetër që duhet të informohen me kushtet e vendit që dëshirojnë të shkojnë, nëse dëshirojnë që të mos hasin në probleme. Ajo që mund të thuhet është se shumica e vendeve kërkojnë test negativ PCR, shkruan Portalb.mk. Hapje, mbyllje, kufizime, testime, testime, PCR, karantinë, izolim apo vetëizolim, këto janë disa prej termeve me të cilat janë përballur më shpesh qytetarët të cilët kanë vendosur që të nisen për në një udhëtim për arsye të…
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nepotizëm, korrupsion dhe fshehje të lëshimeve të bëra nga punonjësit e policisë gjatë rasteve të raportuara për ushtrim dhunë ndaj femrave. Këto ishin vetëm disa nga akuzat e bëra nga Platforma për Barazi Gjinore ndaj dikasterit të punëve të Brendshme. Bojana Jovanovska, nga kjo Platformë, tha se i japin afat deri më 8 mars që të bëjë ndryshim të politikës së brendshme për sanksionim të atyre pjesëtarëve të policisë që nuk kanë vepruar në bazë të paraqitjes së rasteve për ushtrim dhunë. Presim padi penale nga MPB kundër autorëve të “ Javna Soba”…
Universiteti i Tetovës, sot e shënoi 26-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. 26 vjet më parë, ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve të vendit tonë për të pasur universitet në gjuhën shqipe u bë realitet. Kjo arritje e madhe u realizua nga bashkimi i forcave të të gjithë popullatës shqiptare në trevat tona, për një qëllim të vetëm, shkollimin në gjuhën amtare. Në përkujtim të kësaj date historike për Universitetin dhe shqiptarët e këtyre trevave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me stafin akademik dhe studentët, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam…
Shtyrja e pestë e gjykimit për rastin “I pushtetshmi”. Rasti ku një nga të pandehurit është edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski assesi të fillojë. Sot, për tre të pandehurit, problemi ishte që aktakuza dhe provat nuk ishin të përkthyera në gjuhën shqipe, megjithëse askush prej tyre më parë nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë nga gjykata. Megjithëse u sigurua përkthyes gjyqësor, të pandehurit këmbëngulën që çdo dokument i shkruar të përkthehej në gjuhën shqipe nga tani e tutje – duke iu referuar, siç thanë, respektimit të përpiktë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Reagoi edhe Prokuroria. Ky…
Ekziston mundësi për grant për deponinë Rusino, por shteti së pari duhet të gjejë para për të investuar. Një mesazh të tillë i ka dërguar ambasadorja zvicerane në vend ministrit të mjedisit në takimin që kishin për rehabilitimin e deponisë, e cila është planifikuar të bëhet rajonale për rajonin e Pollogut. Grantet do të jenë për infrastrukturë. Qeveria angazhoi Ministritë e financave dhe Mjedisit të kërkojnë hua nga institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e tre deponive rajonale gjegjësisht sisteme për menaxhimin e mbeturinave. Ministria e mjedisit thotë se negociatat kanë filluar, por tani për tani mbahet e fshehtë se me kë…

