Author: Hamdi Kumanova

Qytetarët e Kumanovës të hënën do të organizojnë një protestë kundër dënimit me burg të babait të Almir Aliut. Gjykata ka sjellë vendim që ai të fillojë të vuajë dënimin së shpejti. Organizatorë të protestës janë shokët dhe familjarët e tij, transmeton gazeta Lajm. “Të nderuar qytetarë të Kumanovës. Gjykata themelore e Kumanovës nuk ndalon me vendimet skandaloze dhe diskriminuese. Nuk u mjaftuan me cilësimin e vrasjes së Almirit të vogël si aksident komunikacioni, nuk u mjaftuan me zvogëlimin e dënimit të vrasësit Boban Iliç, por tash kanë sjelluar akt gjykim të burgosjes së babait të Almirit dhe xhaxhait të…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, deputetët e opozitës propozuan mbi 2.000 amendamente kundër propozimit të pushtetit. Edhe pse javë më parë deklaruan se mbështesin ligjet me interes kombëtar dhe janë të gatshëm për kompromis, opozita sot befasoi shumicën parlamentare. Javë më parë, kryeministri Zoran Zaev i zgjati dorën e bashkëpunimit deputetëve të opozitës, të cilëve i ofroi edhe shumicë në mbikëqyrjen e projektit. Deri tani për shkak të mos miratimit të ligjit, ndërtimi i Qendrës Klinike Universitare ka dështuar dy herë. Partitë shqiptare, mbështesin propozimin e pushtetit.

Lexo më Shumë

Legjislacioni evropian nuk njeh përfaqësi etnike në letërnjoftime. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir thotë se nga gushti i këtij viti në BE do të harmonizohet baza e të dhënave personale për të gjitha shtetet. Sipas tij, përkatësia etnike, politike dhe fetare në kartat e identitetit do të ndalohet dhe se Maqedonia e Veriut si vend që pret datë për negociata duhet ta harmonizojë këtë çështje me ligjet e BE-së. Kjo bën pjesë në të dhënat personale si origjina etnike, politike, fetare apo çfarëdo tjetër dhe rregullativa e BE-së ndalon një gjë të tillë. Kartat e identitetit në BE…

Lexo më Shumë

Personi i autorizuar që e ka regjistruar Bashkësinë Islame Selefiste “Dar el Hadith” me seli në Shkup, e cila llogaritet si paralele me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, është Xhemal Jakupi nga Shkupi, ndërkaq si bashkëthemelues janë edhe: Milaim Memed, Vullnet Rashiti, Jeton Thaçi, Agim Sulejmani, Blerand Grubi, Ramiz Musliu, Ekrem Tusha dhe Zijadin Sejdiu. Gjykata Themelore Shkupi 2 thotë se nuk e ka shkelur ligjin në lidhje me regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste “Dar el Hadith”, shkruan Portalb.mk. “Gjykata, vepron në pajtim me dispozitat e Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, në të cilin…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e fundit janë vaksinuar gjithsej 453 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në qendrat kovid, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Siç theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë, imunizimit të punonjësve mjekësorë po zhvillohet pa pengesë dhe me kapacitet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ku janë vendosur gjashtë pozicione vaksinale në Shkup. Ndërsa bëhet fjalë në dy turne nga ora 8 deri në orën 20, nga e hëna deri të shtunën. Në vijim është imunizimi me vaksinën nga prodhuesi “Pfizer”, ndërsa nga fundi i muajit në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe…

Lexo më Shumë

Ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska në fjalët e saja përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, u paraqit si viktimë e përgjimit të paligjshëm dhe e hodhi poshtë gjithë akuzën që i ngarkohet. Ajo në rastin në fjalë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, gjegjësisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjes për përgjim, që sipas prokurorisë është tentuar që të fshihen gjurmët. Në pjesën për përgjimet, ajo nuk është e akuzuar dhe kërkoi që të futet në listë si viktimë.

Lexo më Shumë

Në dy ditët e fundit janë vaksinuar gjithsej 453 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në qendrat kovid, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Siç theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë, imunizimit të punonjësve mjekësorë po zhvillohet pa pengesë dhe me kapacitet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ku janë vendosur gjashtë pozicione vaksinale në Shkup, ndërsa bëhet fjalë në dy turne nga ora 8 deri në orën 20, nga e hëna deri të shtunën. Në vijim është imunizimi me vaksinën nga prodhuesi “Fajzer”, ndërsa nga fundi i muajit në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe…

Lexo më Shumë

Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, vjen investim prej 60.635 euro nga Ambasada e Japonisë në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzor, që u nënshkrua sot nëKomunën e Gostivarit. Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e një printeri digjital për radiografi, me ç’rast synohet rritja e cilësisë së punës në Repartin e radiologjisë. Ambasadori Hironori Savada ka nënshkruar marrëveshjen e grantit, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës, Arben Taravari dhe drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi. “Në një kohë kur bota po përballet me një nga krizat më të mëdha shëndetësore…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për dhënien e kontratës për furnizimin publik për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f.Mateç dhe ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan, komuna e Likovës. Vlera projektuese për rindërtimin e rrjetit shpërndarës të sistemit për furnizim me ujë në f. Mateç është 34.960.000,00 ndërsa për ndërtimin e rrjetit kryesor për furnizim me ujë në f. Sllupçan është 28.000.000,00 denarë. Vlera totale në vlerë prej 62,960,000.00 denarë për të dy projektet është siguruar nga buxheti i Ministrise së…

Lexo më Shumë

Me pakon e pestë të masave ekonomike, thonë nga LSDM, vazhdohet të kursehen vende pune dhe të ndërtohet një ekonomi të qëndrueshme, zhvillimore, e cila duhet të sigurojë një kthim në ritmet e mëparshme të rritjes ekonomike midis katër dhe pesë përqind. “Masa e parë e pakos së pestë është mbështetja financiare për pagimin e pagave për muajt shkurt dhe mars 2021 në vlerë prej 1 miliard e 920 milion denarë, e cila do të mbulojë 60.000 punonjës. Mbështetja kësaj here do të jetë e shkallëzuar dhe do të arrijë nga 14.500 në 21.776 denarë për një pagë mujore për…

Lexo më Shumë

Themelimi i Bashkësisë Fetare Selefiste në Maqedoninë e Veriut është problem për sigurinë e shtetit, e ka informuar ministri i Drejtësisë, kryeministrin Zoran Zaev. “Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla”, tha Zaev. Bashkësia e re është regjistruar në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska. Nga Bashkësia Fetare Islame e aktin e tillë e kanë cilësuar si të…

Lexo më Shumë

Debati i sotëm dhe debati i caktuar për më 26 shkurt 2021 për lëndën “Tortura” nuk do të mbahen, informojnë nga Gjykata Themelore Penale. Që atje shtojnë se të gjithë urdhrat dhe ftesat do të revokohen duke e pasur parasysh se një pjesë e të akuzuarve dhe mbrojtësit e tyre janë të përfshirë në lëndën “Target- Fortesa” që është caktuar në oraret e dhëna dhe e cila lëndë është në fazë të fjalëve përfundimtare. Seanca e radhës për lëndën “Tortura” është caktuar për më 8 mars 2021.

Lexo më Shumë